Shkup, 31 tetor – Kryeministri Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje si kryeministër dhe lider i LSDM-së pas raundit të dytë të sotëm të zgjedhjeve lokale. Para se të shpallte dorëheqjen, ai ka uruar kundërshtarët e tij për fitoren në zgjedhjet lokale.
LAJME TË NGJASHME
“Në emër të LSDM-së, i uroj kundërshtarët tanë për fitoren në këto zgjedhje lokale. Unë marr përgjegjësinë për rezultatet e këtyre zgjedhjeve. “Po jap dorëheqje si kryeministër dhe kryetar i LSDM-së”, tha Zaev në konferencën për media.
“I qëndroj të vjetrës, nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Unë do të qëndroj për këtë periudhë sa më duhet, për të organizuar një qeveri të re me një shumicë progresive që ka dhe mund të zgjerohet”, shtoi Zaev.