Gjatë një bisede telefonike që ka zgjatur për rreth 30 minuta, shefi i Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden i ka deklaruar homologut ukrainas Volodomyr Zelensky, se SHBA nuk mund të ndërhyjë ushtarakisht.
Telefonata u zhvillua në një kohë kur Rusia po ndërmerr sulm masiv, duke bombarduar nga ajri dhe toka Kievin, ku ditën e sotme janë njoftuar dhjetëra viktima në radhët e civilëve.
Lexo edhe:
Berisha: Luan Hoti monopolist, po i bën fushatën Spartak Braho me Gjushin
Sipas mediave të huaja, gjatë kësaj bisede është diskutuar për një ashpërsim të sanksioneve ndaj Rusisë.
Presidenti ukrainas ka kërkuar të ndalohet agresioni rus sa më shpejt, por Biden ka deklaruar se SHBA nuk mund të përfshihet ushtarakisht në këtë betejë, sepse sipas tij, nëse kjo do të ndodhë, atëherë mund të nisë Lufta e III Botërore.
Biden ka premtuar se SHBA do të dërgojë armatike për ushtrinë ukrainase.
Presidenti amerikan i ka thënë Zelenskyt se SHBA di mjaftueshëm për planet e armikut, duke iu referuar të dhënave satelitore për lëvizjen e ushtrisë ruse në territorin e Ukrainës.
SHBA ishte e para që paralajmëroi se Putin ka në plan të sulmojë Ukrainën disa muaj më parë, kur satelitët fiksuan grumbullimin e ushtrisë ruse pranë kufijve të Ukrainës.