Ministerja e Jashtme Xhaçka mbledh trupin diplomatik per ngjarjet ne Ukranine: Po shqyrtojmë anulimin e marrëveshjeve për lëvizjen e diplomatëve dhe zyrtarëve rusë

01 Mars, 2022 18:02
Xhacka Trupi Diplomatik
Madhësia e tekstit:

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka ripërsëritur pozicionin e Shqipërisë në konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Ajo ka thënë se Shqipëria është krah BE dhe SHBA-në në këtë konflikt, duke shtuar se po diskutojnë për sanksionet e vendosura, të cilat janë të karakterit individuale dhe ekonomike.

“Shqipëria po bën gjithçka që mundet, në maksimumin e aftësive dhe kapaciteteve të saj. Vetoja e Rusisë bllokoi miratimin e rezolutës në Këshillin e Sigurimit. Por ky nuk ishte fundi i rrugës dhe rezoluta po diskutohet me të gjithë botën në Asamblenë e Përgjithshme, ku jemi optimistë, se falë përpjekjeve të të gjitha vendeve tuaja dhe shumë të tjerave, kjo rezolutë do të kthehet në një ushtrim që demonstron përkushtimin e botës ndaj Kartës së OKB-së dhe ndaj parimeve bazë të sistemit të bazuar në rregulla që ne kemi rënë dakord të respektojmë. Kam udhëzuar të gjitha ekipet shqiptare, në OKB, OSBE, Këshillin e Evropës, Këshillin e të Drejtave të Njeriut dhe çdo forum tjetër ndërkombëtar apo rajonal, që të miratojnë të njëjtën qasje proaktive në mbështetje të Ukrainës dhe në denoncimin ndaj Rusisë”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.

Ministrja Xhaçka deklaroi se ngjarjet në Ukrainë dëshmojnë se izolimi i Ballkanit Perëndimor është kosto e lartë për BE.

“Ngjarjet në Ukrainë janë dëshmi se shqetësimet tona ishin të justifikuara. Kjo e bën shumë të qartë se kostoja e izolimit është shumë më e lartë se kostoja e integrimit. Sinjalet që po marrim tani tregojnë se BE-ja është e fokusuar tani siç nuk ka qenë për një kohë. Nëse BE-ja është e bashkuar dhe e përkushtuar, nëse tregon të njëjtën vendosmëri siç po tregon në mbështetje të Ukrainës tani, rajoni ynë, Ballkani Perëndimor nuk do të jetë më i prekshëm ndaj përpjekjeve për të nxitur telashe dhe grindje dhe do të përfitojë siguria e Evropës në tërësi”, nënvizoi mes të tjerash ajo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here