Dr. Zekri Palushi, (MD):   Deputetet brava-dashës, -bakterie fermentuese. Zgjidhjen e ka dhënë populli, – Me Sali Berishën fitojnë të gjithë.


 

Diaspora Shqiptare e Australisë po ndjek me një vemendje t’veçantë situatën politike aktuale në Shqipëri, -veçanërisht atë të Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 6 Marsit.

Për të ilustruar ç’far ndigjojmë nga mediat Shqiptare, -në parantezë, po trgoj një fabul të shkurtër.
Na ishte një herë një çift që zotronte një patë të mrekullueshme, që për ç’do ditë bënte nga një vezë të artë. Duke i shitur këto vezë, ata dita-ditës filluan të pasuroheshin, por jo aq shpejt sa deshironin, për këtë arsyje, ata vendosën që ta mbysnin patën, e ti nxirrnin vezët e sajë, ti shisnin të gjitha, e t’pasuroheshin njëherësh. -Por kur e hapën barkun e patës, ata s’gjetën asgjë.
Kështu pra ata, me duart e tyre shkatrruan burimin e mirëqenjes familjare, e si rrezultat varfëruan tej mase, jetën e tyre, në të gjitha aspektet e sajë.

Që nga ajo kohë, ka mbetur shprehja: “kurrë mos e vrisni patën e artë,”-burimin e mirëqenjes.

Sigurisht, që s’është aspak e vështirë, t’kuptohet aludimi im.

Pra, deputetet ‘brava-dashës’, në bashkpunim me aleancën Basha-Kim-Rama-Soros, – (të mbështetur nga disa media, dhe analist politik), duan që nëpërmjet “sakrifikimit” të Bashës, të vrasin Berishën, -shpresën e vetme që ju ka mbetur Shqiptarve.

Një paradoks, që tashmë e kuptojnë të gjithë, është kushtëzimi i “tërheqjes” së Bashës, me tërheqjen e njëherëshme të Berishës, -kur dimë mjaft mirë se tashmë Basha, s’është gjë tjetër, vetëm një “limon i shtrydhur”, -ndërsa Berisha, me lëvizjen e tijë evolucionare, “Foltore-Shtëpi e Lirisë”, janë në një progress të plotë, dhe drejt një fitorje të shpejtë.

Diaspora Shqiptare nuk e sheh ‘Shtëpinë e Lirisë’ si një parti në vehte, (le t’shpresojmë kështu), -por si një, -mjet rrethanorë strategjik legal, për tu përdorur nga PD origjinale, në këto kushtet të jashtzakonshme, të krijuara nga aleanca Basha-deputet bravë-dashës-Kim-Rama-Soros.

Pra duke u mbështetur në një llogjikë të shëndoshë, ne mendojmë se ‘Shtëpia e Lirisë’, -s’është gjë tjetër, veçse një “Brez Shpëtues”, që Komisioni i Rithemelimit të PDs, do ta përdorë deri atëherë sa: Logoja, Vula, dhe Selia e Sajë, do të kthehen nga peng-marrësi, – Lulzim Bravë Basha.

Dhe kjo s’mundë të jetë ndryshe, -Partia Demokratike, për Shqipërinë është jo vetëm një formacion politik i rëndomtë, -por një symbol jashtzakonisht i rëndësishëm për popullin dhe kombin Shqiptar. Ajo na udhëhoqi drejt fitores kundra komunizmit më mizorë në botë, dhe do të ngelet në historinë e Kombit Shqiptar, si  simboli i fitores ndaj komunizmit.

Kjo pra është edhe arsyja që Basha me aleatët e tijë, -kanë filluar një luftë intensive oculte, jo tash, por  të paktën tetë vjet më pare, për të shkatrruar plotësisht simbolizmin e PDs.
Një objektiv, dhe qëllim tejet i rëndësishëm për aleancën socialiste, dhe deputetët brava-dashës, -“skela” të Bashës, që jo vetëm s’kërkojnë falje për rrugën shkatërruese që zgjodhën, -por atë që s’mundën ta rrealizojnë nepermjet blindimit të selisë, aerozoleve helmuese, trupave misterioz kriminel brenda selisë , dhe mbështetjes së pa-rrezerva të policies së Ramës, -duan ta rrealizojnë nëpërmjet manipulimeve politico-strategjike, dhe mashtrimeve demagogjike, -kundra Sali Berishës,-ndërkohë, siq shifet qartë, -është vetë populli, që po i kërkon me force Berishës që t’ju prijë.

Të gjithë e dimë, (përfshi edhe brava-dashësit e dashakeqësit), që sot-për-sot, Sali Berisha, dhe vetëm ai, mund të bëjë rrealitet, jo vetëm dëshirën e demokratëve të vërtetë, por edhe të  t’gjithë atyre që aspirojnë për një Shqipëri të lirë, demokratike, sovrane, -me një prosperitet në progres.

Fatmirësisht, fakti që  Sali Berisha, ishte një herë president, dhe kryeministër i vendit, tregon se, ai s’ka më interes personal karrierist, -por si një lider historik, dhe qytetar i ndërgjegjshëm për rrolin e tijë, ndjenë përgjegjësi të madhe, morale e patriotike për ti ri-kthyer popullit shpresën, lirinë, demokracinë, dinjitetin dhe vlerat njerëzore, -të vjedhura nga socialistët.

Por le të kthehemi përsëri në situatën aktuale, të “krijuar nga lufta në Ukrahinë,” -që qeveria e Ramës, po e trajton atë, sikur të ishte duke ndodhur në Shqipëri!
Me këtë rast, Rama, shfrytzon mjaft mirë slloganin e njohur Enverjan: “Të punojmë, e jetojmë si në rrethim”, -me të cilin jo vetëm favorizon oligarkët, -por dhe mbulon korrupsionin dhe krimet e qeverisë së tijë.

Ndërkohë që shumë para të taks-pagesve shqiptar, në mënyrën më banale, janë harxhuar për lyerjen propagandistike të trupit të pishave të bulevardit, me ngjyrat e PS, -zoti Rama gjenë rastin për të shfry mëllefin e tijë, kundra  popullit, -duke i quajtur protestat e tyre si “më të turpshmet në këto 30 vite”, -kur dinë mjaft mirë se ngritja e pa-justifikuar e çmimeve ka vështersuar aq shumë jetën e përditëshme të popullit, -sa shumica s’mundë të  ngopen as edhe me bukë thatë.
Për hirë të së vërtetës duhet thënë se çmimet e karburanteve janë rritur gjithkund në botë, -edhe këtu në Australi, (por jo në nivelet e atjeshme).
Quditërisht, në Shqipëri, përveç karburanteve, janë rritur edhe çmimet e materjaleve të domosdoshme jetësore, -e si pasojë, shumica e popullit jo vetëm që s’po ngopet me bukë, por po i shkon thika deri në place. Dhe ndërkohë që rrjeti mafioz i qeverisë, me oligarkët e sajë, po pasurohen edhe më tej, zoti Rama thotë se: protestat po bëhen “për qëllime të ulta politike”!

Hajde-kryeministër-hajde! Po ç’far mundë presësh nga një personalitet narcistik, që është rritur me mendimin se deshirat e tijë, nevojat e tijë dhe opinjonet e tijë janë eksesivisht të rëndësishme.
Dihet mjaft mirë se narcisizmi prodhon krime dhe korrupsion, -e kto tipare si mungojnë aspak Edi Ramës, -një përdorues, dhe abuzues substancash ilegale.
Për hirë të profesionit tim, po ndalem pak këtu. Sigurisht që s’do t’më intersonte aspak jeta e tijë personale, -por s’bëj aspak gabim që t’observoj, qoftë edhe nga larg, aspektin shëndetësor, dhe jetën e kryeministrit të vendit tim.
Në këtë kënd-vështrimi, -si mjek, më bën përshtypje ngjyra e lëkurës së fytyrës, mimika, buzëqeshja sardonike, vështrimi dhe lëvizja e syve të tijë, -frymëmarrja e vështërsuar dhe ngulçuese, e folmja me rrokje të ndara, konfuze dhe kaotike, (shpesh me fjalë të pa-kuptimta), -si dhe veshja e tijë, e tipit adolëshent, (mid-life crisis) -më japin mundësinë që ta tele-diagnoztikoj atë me: psikozë stimulante, (klinikisht këta të sëmurë e interpertojnë botën ndryshe nga ata që i rrethojnë).
Në një episode psikoze të tillë,i sëmuri përjeton episode deluzioni dhe hallucinacione, që shkojnë drejt shkaktimit të së ashtquajturës bipolar disorder, dhe skizofrenisë.
Po kështu, marrja e një doze të madhe droge (apo përzierie drogash), në nivele toxiciteti, provokojnë paranoia, dhe episode psikotike. Dhe ka mjaft evidence që përdorimi i methamphetamines, dhe substancave të tjera abuzive shoqërohen me cardiomyopathy të ndryshme, infarcte cerebrale, dhe vdekje t’pa pritura.

Unë nuk po zgjatem më tepër në problemet e mundëshme shëndetësore, dhe stilin e jetës që Edi Rama mund të këtë zgjedhur për vehten e tijë, -por të gjithë duhet të shqetësohemi shumë, kur mendojmë se ky person, jo vetëm na përfaqëson të gjithëve, por ka në dorë edhe jetën tonë, dinjitetin tone, dhe moralin kombëtar.

Por për ç’far morali mund të flasim kur atij i intereson ç’do gjë tjetër, (-deri edhe biseda me ligje kanunore me Nigerianët, …., zënja në gojë e Shen-Pjetrit, …), ….-por jo kombi, dhe populli shqiptar.
Ai e ka kthyer Shqiprinë në një qendër turpi në Europë. Me një inspirim Soros-ian, ai don jo vetëm të shkatrrojë demokracinë shqiptare, -por edhe ta kthejë Shqipërinë në një vend multi-nacional, ku shpejt shqiptarët do ta gjejnë vehten në minoritet.
T’mos harrojmë se botës, dëmtimi më i madh, ju bë pas Lutes së Dytë Botrore, -në Konferencën e Jaltës (Yalta), në Shkurt të 1945, nga tre udhëheqës të sëmurë, -Stalini, Qërqilli, (Churchill), dhe Rusvelti, (Roosevelt). Ata duke qenë nën influencen e votkës dhe uiskit, nënshkruan Hartën Politike të Europës, -që edhe sot e ksaj dite mbetet një mollë sherri tepër e rrezikshme, jo vetëm për Ballkanin dhe vendet Europiane, -por edhe për të gjithë botën.

Prandaj, me një rrespekt t’veçantë ju sygjeroj kolegve të mijë Shqiptar që kanë nën kujdes shëndetësor kryeministrin, ti analizojnë këto probleme, me një kurajo e guxim të plotë, -ndryshe, një ditë ata mund të gjykohen për neglizhencë profesionale, në dëm jo vetëm të pacjentit, por edhe të  të gjithë popullit.

Pra, të dashur bashk-atdhetarë, të të gjitha ngjyrave politike, e fetare, -bashkohuni për të mbrojtur e ruajtur atë pak dinjiteti që i ka mbetur vendit tonë. – S’gaboj aspak t’ju kujtoj se edhe kafshët mendojnë shumë më tepër se ne, për të përzgjedhur prirësin e tyre.

Rama, me PS e tijë, s’janë gjë tjetër veçse një vazhdimsi organike e Enver Hoxhes me partinë e Punës.
Edi Rama e ka kthyer kryeministrinë në një institucion te licensuar korrupsioni në dispozicion të mafies kombëtare e ndërkombëtare.
Okupimi i zyrës së kryeministrit nga ana e tijë, përdhunon jo vetëm zyrën, -por poshtron edhe PS, -dhe pa përjashtim, poshtron  të gjithë popullin Shqiptar.

Kurrë mos besoni, dhe kurrë mos u joshni nga fjalët apo premtimet e komunistëve/socialistëve.
Presidenti Tramp (Trump), ka thënë se: “Ç’do gjë që prekin të majtit, MALLKOHET”.
E në këtë aspekt, po ju citoj konstatimet e grupit investigative të “The Epoch Time”,- për fakte rreth infiltrimit të komunistve në të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore.
Për veç sistemit të Edukimit Shkollorë, -libri me dy vëllime “The Epoch Times”, -jep disa shembuj konkret, -por unë po përmendi veç disa nga kapitujt e këtij libri:

*Kapitulli 7: Shkatrrimi I famijes, (The Destruction of the family).

*Kapitulli 8: Si komunizmi mbjell kaos në politikë, (How Communism Sows Chaos in Politics).

*Kapitulli 9: Kurthi ekonomik komunist, (The Communist economic Trap).

*Kapitulli 10: Korruptimi I Sistemit Legal, (Corrupting the Legal System).

*Kapitulli 15: Rrënjët e Terrorizmit Komunist, (The Communist Roots of Terrorism).

Pra, të Majtit, apo të vet-çuajturit “Progresivë”,-kanë kohë që nëpërmjet librave, lajmeve, televizionit, …., po na tregojnë planet e tyre, ndaj nesh, -dhe , sipas tyre, nëse, ne s’jemi në gjendje ti kuptojmë ata, -ky është faji ynë!
Dhe në të vërtetë, sigurisht që është faji ynë. Shumë nga ne, jo vetëm që s’besojmë në ç’far ata tregojnë vetë, por i quajmë edhe “teori konspirative”,-një termë justifikues, që ju përshtatet mjaft të majtëve.

Po e mbylli këtë shkrim, duke ju kthyer edhe njëherë figures së Sali Berishës,

“Problemi”më i madh, i të cilit qëndron në diskordancën e lakmueshme të moshës së tijë kronologjike, -me moshën e tijë biologjike, (gjendja fizike, stili i jetës, abuzimet me pije alkolike, duhan, drogë, ushqyerja, sëmundjet kronike),  dhe mentale, (që bazohet kryesisht në testin e inteligjencës, -apo IQ (Intelligence Quotient),- tregon për aftësitë që ju keni për të arsyetuar dhe zgjidhur problemet).
Pra, të gjithë e dime se Sali Berisha, në krahasim me bashk-moshatarët e tijë, ka një moshë biologjike, jo më shumë se 50 vjeçare, dhe një moshë mentale, jo më shumë se 40 vjeçare.
Shtoj kësaj karizmën e tijë të jasht-zakonshme, vlerat morale njerëzore, vlerat burrërore, trimërinë, ndershmërinë, patriotizmin, besimi në të vërtetën, dashurinë per kombin Shqiptar dhe traditat e tijë, -si dhe eksperiencën e tijë të gjërë e njohuritë e gjithanshme, e bëjnë atë të veçantë, -e njëherësh, të urryer, -si nga njerëz fanatik komunist, ashtu dhe prej atyre me nje complex inferioriteti (që e fshehin pas delirit të madhështisë).

Sali Berisha është një mendimtar original, që nuk friksohet t’sfidojë të pa-vërtetat në debatet e ndryshme që bën me njerëzit e çdo kategorie. Ka qenë një kardiolog dhe pedagog i shkëlqyer që gëzonte rreputacionin maksimal të njeriut të mire, korrekt, të ndershëm, të zgjuar, kompasionat, -me një sens humori të lakmueshëm. Si konservator, ai ruan traditat e domosdoshme, që ja vlen të konservohen, -për të cilat duhet ti japim një mbështetje të veçantë.

Sali Berisha, beson plotësisht në fuqinë e vullnetit njerëzor, -por mbi të gjitha, jo vetëm shumica e demokratve, por edhe shumica e popullit, tashmë është provuar se besojnë në vullnetin dhe vlerat e tijë multi-dimensionale, që shprehen në thirrjen popullore: “O Sali, O Hero, Gjithë Shqipria Ty të Do”.   

Mirësisht, do ti kujtoja Sali Berishës një thënje të poetit dhe dramaturgut t’mirënjohur Irlandez, të shekullit kaluar, -Oscar Wilde: S’ka vepra të mira që s’ndëshkohen, -“No good deed goes unpunished”. Megjithatë, Lëvizja juaj, po zbulon dhe tregon shumë të vërteta, -prandaj Shqiptarët po ju ndjekin me një vullnet të plotë, drejt suksesit.

Së shpejti, ‘Pema e Mirënjohjes’ do të mbij në Shqipëri.

* Ish këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi.

Australi, Mars 2022

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here