DR. ZEKRI PALUSHI: SINDROMI DIREJNGJMËNT, -NDAJ BERISHËS. (BERISHA DERANGEMENT SYNDROME)

Vetë fjala ‘derangement’, ka shumë kuptime, por unë po ndalohem në atë mjekësor, sindrom-formuese të sajë,-që klinikisht paraqitet në disa forma, -sidoqoftë, në themel të t’gjitha formave, shenja kryesore mbetet urrejtja. Kjo urrejtje është aq e madhe, sa dëmton rëndë aftësinë e individit për të menduar apo vepruar në mënyrë llogjike, të ballancuar, e të kontrolluar.
Shkakëtar për shfaqjen e këtij sindromi mund të jenë: përmendja e emrit të një personi, apo një subjekti tjetër të veçantë.
Pra, -siq tashmë të gjithë e dinë, ky sindrom u bë shumë i njohur, -gjatë gjithë presidencisë së Trump-it. Kjo ishte aq e dukshme sa që, edhe sikur Trump-i të zbulonte ilaçin kurues të kancerit, asnjë prej këtyre “të sëmurve”, që vuanin nga ky sindrom, nuk do ta merrte.
Urrejtja shkoj deri në atë masë, sa ai,-pra presidenti i Amerikës që ishte zgjedhur me votën e lirë të popullit, u përjashtua përgjithmonë nga Twitter, ndërkohë që presidenti i Iranit, ISIS, Talibanët, …, edhe sot e kësaj dite, lejohen ta përdorin Twitter, -si platformë!

Nuk po ndalem më tepër tek Trump-i, mbasi shumë nga problemet e fabrikuara në dëm të tijë, duke përfshirë edhe akuzat për një bashkpunim të fshehtë me Rusinë, …. etj., etj., po dalin në shesh, por fatkeqësisht, ky sindrom, (Trump Derangement Syndrome), po bëhet endemik edhe në Shqipëri, -por në këtë rast do ta quaja, – Berisha Derangement Syndrome, nga i cili po vuajnë jo vetëm socialistët, deputetët Basha-dashës, shumë nga analistët politik, por edhe Jakomoni-anja, Yuri Kim, që vazhdon të sillet nëpër Tiranë, me krenarinë e Gëzim Kulufit, (për ata që e mbajnë mend, atë karakter) .
A nuk ju duket edhe ju, se PSja, deputetët Basha-dashës, dhe shumë prej analistve të politikës së majtë në Shqipëri, po përdorin kundra ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe liderit historik të PD, -Sali Berishës, të njejtin skenar, -të fabrikuar nga Soros &Co, dhe zbatuar e pasuruar nga CIA, që demokratët, republikanët e korruptuar, dhe media Amerikane, e përdorën për 4-5 vjet, kundra presidentit Trump?

Siq vihet re, dhe kjo s’don shumë mend për ta kuptuar, grupi mafioz Soros & Co, -ka marrë peng, dhe po përdorë Departamentin e shtetit Amerikan, si një mjet zyrtar, dhe karrem korruptimi e hakmarrje kundra shteteve, dhe individve të “pa-përshtatshëm” për politikën e Elitës Globale.

Rasti kundra Berishës, marrja peng e qeverisë socialiste, së bashku me “opozitën” e Lulzim Bashës, dhe “pa-aftësia” e disa prej mediave, dhe komentatorve politik për ta ekspozuar dhe sfiduar këtë organizatë kriminalo-mafioze Soros-jane, (që në Shqipëri përfaqësohet nga “ambasadorja” Jakomani-forme, Yuri Kim), po shkatrron jo vetëm PD, -por me ndihmën e deputetëve “neutral” të Bashës, po shkatrron edhe popullsinë Shqipëtare, me të gjitha vlerat e sajë.
Agjenda e tyre nuk mund të avanconte përpara, pa eleminimin/neutralizimin e Berishës, -“rrezikshmëria” e të cilit, po vjen duke u keqësuar, sidomos mbas zgjedhjeve të pjesëshme vendore të 6 Marsit. Prandaj, ata janë mobilizuar më shumë se kurrë për t’ja arritur qëllimit të tyre shkatrrues, para se kjo situate, t’ju dalë plotësisht nga dora.

Kjo ishte dhe arsyeja e ndrrimit të strategjisë. Basha u urdhërua të jepte “dorëheqjen”, -për tu zevendësuar me Enkelejd Alibejan, -i cili e filloj fushatën e “bashkimit”, jo vetëm duke mos-ftuar liderin historik, deputetin Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, por shkoj edhe më tej në budallallekun e tijë, duke e quajtur praninë e Berishës, -si një “atmosferë pushtimi”!
Me veprimet e tijë të komanduara, naive, por të qëllimshme, Alibeja dukshëm ka tradhtuar jo vetëm kauzën e vet, por edhe shtresën që përfaqësonte, -ai tashmë s’është gjë tjetër veçse “një pjesë e litarit të lënë jashtë” nga Basha.

Ndërsa vetë Basha, jo vetëm që s’kërkon falje për shkatrrimin e PDs, dhe turpin e poshtrimin që i solli Shqipërisë me idetë e tijë “gjënjale” për bunkerizimin e një partie politike në kohë paqe, -por, si gjithmonë, me një arrogance tipike, guxon të kërkojë bashkimin e demokratëve, pa Sali Berishën!
Ju kujtoj, se s’është aspak e pa-arsyeshme të aludohet se edhe infiltrimi i Bashës, në instancat më të larta të PDs, ka qenë i mirë-paramenduar nga projektuesit Soros-jan, të Shqipërisë!
Një deputet tjetër, Alizoti, duke pretenduar “asnjënësinë”, -është në “kërkim” të një kalorsi që mundë Ramën”, -dhe teorizon se beteja e PDs, është emocionale, dhe jo politike! Kur e vërteta, është komplet e kundërta, -dhe një nga shkaktarët e kësaj krize politike, sigurisht që është edhe vetë Alizoti, apo Ferdinad Xhaferri, etj., -që s’ja vlen të komentohen. Megjithatë, këtyre individëve, do t’ju kujtoja se populli, dhe demokratët i kanë votuar jo si “neutral”, gjah-pritës, -por si zëdhënës, përfaqësues të tyre, në parlament.
Ndërsa unë do t’ju kujtoja atyre thënjen e Margaret Thatcher: “Standing in the middle of the road is very dangerous, you get knocked down by the traffic from both sides”, (qëndrimi në mes të rrugës është shumë i rrezikshëm, sepse ju mund të aksidentoheni nga trafiku që vjen në të dy anët).

Me ç’far llogjike dhe burrnie, mund t’i kërkohet Sali Berishës, tërheqja nga gara e një gare kaq popullore, e shpresë-dhënëse, të krijuar me shumë mundë, sakrifica, guxim e trimëri, nga ai vetë, -me një misjon tepër të qartë, e fisnik: -restaurimin e plotë të PDsë, si një opozitë e vërtetë dhe dinjitoze, me vlera conservative kombëtare, si dhe, përmbysjen me votë të narko-shtetit poshtrues.

Po kush nuk e kupton qëllimin e kësaj kërkese, -kërkuesit e së cilës duan që: “me një gurë të vrasin dy zogj”,- pra, së bashku me Berishën, të eleminohet edhe Lëvizja e tijë.
Kjo është një lojë dhelpërake, imorale dhe oportunistike, që tregon pa-burrni, frikë, nënshtrim, dhe inferjoritet, -e njëherësh tregon një nënvlerësim të tej-skajshëm ndaj demokratëve të bazës.
Ata, dukshëm s’kanë ndërmend të bashkohen, apo të bashkojnë, -por ama, ata janë në gatishmëri të plotë që të bashkpunojnë dhe t’bashkohen me gjithkënd tjetër, (që ka bekimin e governors Jakomoniforme, Yuri Kim), -me kusht që tu premtohet një kockë në të ardhmen, -apo t’ju premtohet ruajtja e “kockave” të mbledhura që më parë.
Ndërsa medias dhe disa analistëve do t’ju kujtoja se në këtë gjendje ku vendi ynë është katandisur, s’është aspak koha pët të treguar tifozllik politik, apo preferenca individuale, -kombi ynë, sot më shumë se kurrë ka nevojë për tifozllikun tuaj PATRIOTIK, në mbështetje të interesave kombëtare.
Prandaj, Diaspora Shqipëtare e Australisë, me një përulje e rrespekt të thellë, ju lutet që në këtë rast, (të injoroni karaktere të tipit Milaim Zeka, Bato Haxhiu, Frrok Çupi, etj.,qëllimi i të cilëve mund të jetë gjithçka tjetër, por kurr-se-si, në interest ë Shqipërisë, dhe kombit tone), -ti thirrni ndërgjegjes suaj profesionale dhe intelektuale, për të dalë në krahun e popullit, dhe të individëve patriot, që duan ndryshimin e vërtetë të Shqipërisë.
Pretekstet që po përdoren kundra Berishës, janë inatçore, hakmarrëse, krejt naïve, të mbushura me shpifje, e urrejtje, dhe aspak të sofistikuara, -gjithkush i ka kuptuar që në fillim, dhe të gjithë e dinë burimin e tyre Soros-jan.
Çuditërisht, -edhe pse shumë gjëra tashmë dihen, -e ç’do ditë fakte të tjera po zbardhen, në lidhje me manipulimet e Departamentit të Shtetit Amerikan, -nën drejtimin e “Demokratve”-socialist, -nga më të korruptuarit në historinë e SHBA, -dihen mirë lidhjet e tijë me Soros, -e po kështu, dihen mjaft mirë aktivitetet intensive, anti-demokratike të Soros-it, dhe shoqateve të tijë, prap-se-prap, media dhe dashakeqësit e demokracisë së brishtë Shqipëtare, nën udhëheqjen e “governores” Kim, duan të ushtrojnë presion, dhe kërcnim tek demokratët dhe populli, duke ju imponuar zgjedhjet e tyre, “në të mire të Shqipërisë”!
S’bëj aspak gabim t’ju them se qeveritë e sotme, si në Shqipëri, ashtu dhe në Amerikë, janë njësoj të korruptuara, dhe në mbështetje të plotë ndaj njëra-tjetrës. Mbështetur në llogjikë, do të thoja se, -një njeri i ndershëm, dhe i mirë-ballancuar, tani-për-tani, kurrë s’do të avokatizonte një miqësi të kësaj natyre, poshtruese, e nën-vlerësuese, me shtetin e sotëm Amerikan, -e aq më tepër ta përdorë “përkrahjen” e kësaj “miqësie” si një kusht politik, në favor të qeverisjes katastrofike socialiste, që në bashkpunim me Bashën dhe rudimentet e tijë, po shkatrrojnë Shqipërinë, dhe atë ç’far ka mbetur nga demokracia e vitit 1991!

Nëse këto fakte dihen nga media, -(dhe me siguri që dihen), -atëher, s’besoj se s’është e moralshme që analistët, apo kushdo tjetër, ti injorojnë këto fakte. Në këtë kontekst, përdorimi i termit “non-grata”, -si një mjet kërcnimi kundra Sali Berishës, (opozitës së vërtetë), në favor të korrupsionit sorosjan, Shqiptaro-Amerikan, është i turpshëm, dhe më se i qëllimshëm.

Mos harroni se lufta kryesore sot duhet të përqendrohet jo në shkatrrimin e opozitës, por në rrëzimin e qeverisjes narko-shtetjane, prej së cilës s’do të shpëtojë askush. Socialistët s’janë gjë tjetër veçse vazhdimsi e atyre që sipas ish-hetuesit të përgjithshëm Qemal Lame, në vitin 1982, -22.4% e popullsisë ishte e denuar në burgje, – (pra afërsisht, -një në katër Shqiptar, ishte e dënuar).
Përkufizimin më të plotë për socialistët e përmbledh thënja e Krushovit: “Socialists are communists without guts”, (socialistët janë komunist frikacakë, t’pa zemër).
A nuk ju duket qesharake dhe paradoksale, thënja e ministres Elisa Spiropali –“Berisha, sovjetiku i fundit”, -kur të gjithë e dimë se Spiropali me kolegët e sajë, s’janë gjë tjetër veçse pas-ardhës të klyshve sovjetik, që në rrespekt dhe servilizëm ndaj Stalinit, sakrifikuan mijëra jetë Shqiptarësh.
Me këtë rast, -natyrshëm del një pyetje për Zj. Spiropali: “nëse Berisha për të është sovjetiku i fundit, atëherë, a duhet që ndjekesit e tijë, (që ndoshta jo pak prej tyre, me-ose pa-dashje, mund t’kenë votuar për Spiropalin), të quhen Bolshevik nga ana e sajë?
Po aq qesharake dhe paradoxale tingëllon edhe deklarata e ish-presidentit Alfred Moisiu , kur thotë se Berishën “e ndjek pjesa më e pa kulturuar e popullit”, -dhe thellon “neutralitetin e tijë presidencial” duke parashikuar “fundin e dynjasë, nëse vjen Berisha në pushtet”,- kur dihet se Z. Moisiu u bë president i rrepublikës, me votën dhe përkrahjen e Berishës, dhe u rrespektua si president, jo vetëm nga socialistët, por edhe demokratët, përfshi edhe “ndjekësit e pa-kulturuar” të Berishës.
Mu desht ti përmend këto dy raste, për të ilustruar sado-pak, ata ç’far shkurtimisht thashë më sipër për komunisto-socialistët, që në “emër të popullit”, -shfaqin një urrejtje pathologjike për të.
Të dashur bashk-atdhetar, -ju, shumë ma mirë se unë, dini që Shqipëria, prej 8-9 vjetësh, po përjeton, dhe vuan rregjimin e një shteti fashisto-komunist, -nën kupolën e oligarkut ma t’rrezikshëm në botë, G. Soros.
Kjo situatë jetë-a-vdekje, -kurrësesi nuk mundë të presë zgjedhjet e 2025. -Shqipëria jonë, ndodhet në reanimacion, -në prag të një arresti kardiak, -duke shpresuar se dikush do ta defibrilojë, për ta sjellur në jetë. “Defibrilatori” më i mirë jeni ju, -dhe duart e afta të Berishës, -i cili ka provuar edhe më pare që e zotron plotësisht këtë “procedure” jetë-shpëtuese, me një efakisitet të jashtzakonshëm, – prandaj besojani atij, dhe vetëm atij, -ndryshe dështimi është i sigurtë.
Po e mbylli këtë shkrim, me një citim nga shkrimtarja e njohur Amerikane, me origjinë Ukrahinase,-Ariel Durant, (1898-1961), -“A great civilization is not conquered from without until it has destroyed itself from within,” -që afërsisht do ta interpertoja kështu: civilizimin e një vendi nuk mund ta sundojnë, apo shkatrrojnë nga jashta, poqese ai, se shatërron vehten nga brenda.

Ish-këshilltar i kryeministrit Aleksandër Meksi
Australi, 10 Prill 2022

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here