“Kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin mes vendeve “, SHBA uron Begajn për zgjedhjen si resident
4 QERSHOR 2022, 20:50POLITIKA
TEMA
Ndërkombëtarët në Tiranë kanë uruar presidentin e ri të Republikës zgjedhur sot në Kuvend, Bajram Begaj.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj publikuar në rrjetet sociale thekson se, si shef i mbrojtjes, ai kontribuoi ndjeshëm në bashkëpunimin e mbrojtjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.
Regimi i Ambasadës amerikane
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.”