Albin Kurti flet per dy temat kryesore që po diskutohen në Bruksel

Kurti tregon dy temat kryesore që do të diskutohen në Bruksel
MË: 17 GUSHT 2022 NË ORA: 20:09PËRDITËSUAR NË ORA: 20:38 MË 17.08.2022

Albin KurtiKëto janë temat kryesore që do të diskutohen nesër në BrukselLajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizënEscobar: Presim marrëveshje e cila ruan sovranitetin e Kosovës
17.08.2022 – 20:38
Këto janë temat kryesore që do të diskutohen nesër në Bruksel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar, pas takimit në Bruksel.

Teksa ka vlerësuar se takimi ka shkuar mirë, ka treguar se takimi ishte përgatitor për takimin e nesërm, transmeton Gazeta10.

“Janë dy tema të rëndësishme. E para është elementet e kornizës së përgjithshme për marrëveshje që duhet të jetë marrëveshje për normalizim të plotë në mes të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, me njohje reciproke, dhe tjetra është çështjet aktuale, ku natyrisht pritet të trajtohen të gjitha marrëdhëniet bilateral me të gjitha vështirësitë që janë shfaqur kohëve të fundit”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

17.08.2022 – 20:36
Lajçak pas takimit me Kurtin: Presim marrëveshje për të shmangur krizën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti se kanë folur për takimin e nesërm të përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

“Takova si gjithmonë të dy partnerët për të folur për pritjet. Dua të sigurohem që të kemi diskutime për marrëdhëniet për të ardhmen dhe normalizimin”, ka thënë Lajçak për Kanal10.

“Presim të të dy palët të jenë të dedikuara për marrëveshje për të shmangur krizën”, ka shtuar ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here