Pasditen e se enjetes 25 gusht 2022, u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare shkrimtari, skenaristi e studiuesi e ish pedagogu I mirenjohur Nasho Jorgaqi, duke lënë pas një krijimtari të pasur në letërsi e kinematograf, në studimet letrare dhe kritiken. Homazhet e tij mbahen të premten në mesditë pranë Akademisë së Shkencave
‘Më ke mësuar t’i fal njerëzit kur ata gabojnë, të ringrihem edhe kur nuk ka më asnjë shpresë, tani po shkon në një botë më të mirë’. Nipi i studiuesit Nasho Jorgaqit, jep kështu lajmin për ndarjen nga jeta të shkrimtarit e skenaristit të njohur, pasditen kësaj të enjteje në moshën 90-vjeçare, autor i një sërë veprash të njohura si “Dashuria e Mimozës”, “Mërgata e qyqeve”, shkroi biografinë letrare të “Qemal Stafës”, monografinme “Fan Noli”, shume studime si “Estetika e fjalës shqipe” Vepra lLtrare e Nolit e të tjerë.
Ndër skenaristët e parë të filmit artistik shqiptar, Jorgaqi ishte autor i një sërë skenërve si “Mimoza llastica”, “Duel i heshtur”, “Tomka dhe shokë e tij” si dhe dokumentarëve për Nolin e Qemal Stafën. Si përkthyes solli në shqip autorë të njohur si Çehov, Gollsuorth e të tjerë.
Ishte dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri” si “Mjeshtër i Madh i Punës”, por edhe jashtë kufijve. Instituti Amerikan i Biografive e ka nderuar me Medaljen të Artë Nderi, ndërsa Qendra Ndërkombëtare e Kembrixhit e ka përfshirë në librin Njerëz të shquar të shekullit të XX-të.
Kohët e fundit i tërhequr nga jeta publike, pas polemikave të njëpasnjëshme rreth veprimtarisë së tij të para 90-ës, Jorgaqi u nda nga jeta duke lënë pas një krijimtari të pasur.
Homazhet në nder të shkrimtarit do të mbahen të premten pranë Akademisë së Shkencave nga ora 12.00 në orën 14.00, ndërsa më pas do të përcillet për në banesën e fundit në Sharrë.
Nasho Jorgaqi ishte mik i gazetes letrare Nacional prej themelimit te saj 15 vjet me pare. Nasho botoi tek Nacionali edhe dy prej librave te tij te fundit si “Proza poetike” dhe “Haiku”, ndersa ishte i pranishem me shkrime disa prej te cileve edhe per disidentet letrare dhe shkrimtaret e ndaluar si Konica, Mitat Frasheri, Gasper Pali, Koliqi etj. Ishte nje studiues mendjehapur dhe kerkoi qe historia e letersise te rishkuhej dhe t’u jepj vendi I merituar shkrimtarev te ndaluar per shkak te kritereve ideologjike perjashtuese.
Redaksia e gazetes Nacional u shpreh ngushellimet me te thella familjes Jorgaqi, vajzes se tij Kristina dhe te birit.