Në skenë janë ngjitur mbrëmjen e sotme DJ me famë botërore, që janë emra të shumtë të dashur edhe për publikun shqiptar.
Programi i sotëm i është dedikuar zhanrit të muzikës elektronike, me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë në botë, përfshi Afrojack, Hardwell, DJ Regard dhe shumë emra të tjerë të rëndësishëm.
Pikërisht ata i kanë ngritur peshë mijëra të rinj, me atmosferën që duket vërtetë e “çmendur”, teksa është kapur nga objektivi i aparateve fotografikë të LSA.