Abi Malltezi: Per disa miq demokrate qe humben udhen

Me vjen keq qe disa demokrate qe u bene deputete kane humbur udhen. Ne publik deklarohen se “jane me aleatet“ packa se kjo ishte e njejta parrulle qe thonin “keperatat“ aksidentale te parlamentit te vjetshem. Disa lumturohen me nje rruge jashte shtetit, apo me nje takim ne kryeqendren e perandorise, packa se ngjashem u tallen ata qe shkonin para 60 vitesh ne kryeqendren e perandorise se asaj kohe. Disa shiten lire e turpshem me nje pritje ne ambasade apo me nje foto.
Per gjynah jane ata qe shpresojne se duke e pasur mire me te huajt “do vijme ne pushtet” apo “do vijojme si deputete”. Sa per kujtese: 5 ambasadore shkuan ne 2021 per fushate ne Elbasan tek nje ish demokrate qe garonte me nje parti te re e kinse “pa gjynahe” por ne fund nuk mori as 5% te votave qe mori Luciano Boci.
Disa nga ish miqte demokrate shkuan deri aty sa i bene Zotit shok, duke deklaruar se “Zotit ne qiell dhe Amerikes ne toke nuk i thuhet jo” duke mos perdorur as mendimin kritik si intelektuale, dhe duke injoruar se parimet baze kushtetuese te Amerikes jane liria e individit, pavaresia e pushteteve, pafajesia derisa nuk ke aktgjykim te vleresuar ne nje proces te rregullt, etj. Me erdhi keq se disa prej tyre e mbanin veten per besimtare.
Kane mbi 1 vit qe nuk kane prodhuar dot asnje veprim kundra edi rames por ama kane share dhe kane aktivitet kundra-opozitar me shume se mjero qe ndan pazaret e rames.
Shajne demokratet, i quajne inferiore, dhe deliri i madheshtise i ben te enderrojne se jane udheheqesit e medhenj por ju ka rene per hise ca njerez qe nuk marrin vesh. Keta nuk pranojne te degjojne anetaret, por vec te urdherojne dhe te japin mend, se jane per te udhehequr e jo te ndjekin militantet qe u ka ikur koha. A nuk ju ka thene keshtu edhe ambasadorja X apo diplomati i sherbimeve Y?
Por rizgjimi i PD ishte moment madhor demokratik pikerisht sespe nuk ndodhi me emerime, me kulisa por me zgjimin e demokrateve qe nuk pranuan me genjeshtrat e servirura. Mbi 60% e te mandatuarve te kuvendit firmosen kerkesen per mbledhjen e kuvendit. Plot 4935 te mandatuar erdhen ne stadium ne Kuvendin Kombetar te PD dhe gati 4500 votuan shkarkimin e ish kryetarit dhe kryesise se pavotuar por te emeruar. Vendime qe u ratifikuan nga thuajse 44,000 anetare ne referendumin e pare te PD. Disa deputete zgjodhen te injoronin anetaresine, te benin sikur nuk shikonin, biles deri te talleshin me anetaresine si te shitur per nje teke raki, etj.
Me 8 janar 2022, dhjetera mijera demokrate shkuam ne shtepine tone te demokrateve qe e kishin bllokuar me blinda ca te marre apo te korruptuar (apo te dyja bashke), por na helmuan me gaz lotsjelles shume here me keq se Edvin Rama. 27 demokrate perfunduan te helmuar ne spital, por asnje polic. Ata ne pazare me Ramen futen policet bandite te Rames qe te dhunonin demokratet. Kurre nuk kish ndodhur nje shitje e tille.
Por ne zgjedhjet e pjesshme te 6 Marsit 2022, ndonese rregjimi i Edvin Rames i siguroi seline, vulen, logon, hapesire mediatike, mbeshtetje masive nga diplomatet, biles edhe para nga banditet e inceneratoreve (partneri i De Mare qe grabiten 15 miljone € pa tender per porto romanon), te gjitha keto nuk bene dot as 30% te opozites. Megjithe kete rezultat dermues, ish kryetari deklaroi me 7 Mars se “une nuk kam humbur ndonjehere” duke vertetuar zerat se ai kishte gjithnje pazare dhe fitonte edhe kur PD humbte. Pazarxhinjte me Rramen ndonese te humbur dolen me tezen “eja shtyjme cdo proces ne PD deri pas 2 vitesh” pra vijojme vegjetojme duke ndare ndonje placke me pushtetin.
Demokratet shtyne me 1 muaj kuvendin kombetar qe te mundesonin bashkimin e te gjitheve. Pati deputete qe reflektuan dhe u bene pjese e procesit dhe u mirepriten nga demokratet dhe u zgjodhen edhe ne kryesi te PD si psh deputetja Ina Zhupa.
Vetem pak muaj me vone, ne procesin gjyqsor qe nje bandit i Soros-reformes ne drejtesi ka hapur kunder deputetit Salianji (qe fliste kundra Berishes ne cdo media), Berisha coi ne gjykate figurat me te larta te PD, perfshi Nenkryetarin, Sekretarin e Pergjithshem dhe disa deputete duke i treguar se opozita tashme nuk shitet, se do jemi te gjithe bashke ne te mire e ne te keq. Disa nga te helmuarit me gaz me 8 Janar mbetem pa tekst. Por mendimi i ftohte kritik te kujton se duhet reflekim nga te gjithe, duke respektuar mendimin ndryshe qofte kur nuk te pelqen, dhe duke mos harruar se armik nuk kemi asnje demokrat, por Edi Ramen qe e varferoi vendin, vrau shpresen dhe po syrgjynos ne azil shqiptaret. (Me shume kerkesa per azil ne BE ka nga shqiptaret sesa nga ukrainas dhe siriane te marre se bashku!)
Berisha shkoi ne seli dhe ftoi ne bashkepunim edhe te emeruarit (dhe jo te zgjedhurit) Alibeaj dhe Bardhi, por keta nuk pranuan pasi preferuan te terhiqen nga dora prej Taulant Balles.
Duke pare se deputete qe reflektuan disa u zgjodhen me vote ne forume drejtuese, disa jane pjese aktive e veprimtarise se opozites, duket qarte se ne forumet e larta te PD nuk mban njeri merakun se cilin ke mbeshtetur apo cfare ke deklaruar para 6 muajsh. Prandaj keta 4-5 ish miq – per te cilet me vjen keq qe humben udhen – nuk e kane hallin me Sali Berishen e ca me pak me Oerdin apo Lucianon.
Hallin e kane me demokratet e thjeshte, qe nuk i degjuan, i shperfillen, i tallen e i shane deri publikisht dhe sot e kane te veshtire te kthehen tek zgjedhesit, tek demokratet qe u perballen me bandat e Edvin Rames qe keta te dilnin deputete. E kane te veshtire te kerkojne falje, te deklarohen se vendi im eshte aty ku jane zgjedhesit e mi e jo ku urdheron Soros ne menyre direkte apo permes kukullave te tij ne disa nivele.
Por vjeshta po vjen e bashke me te edhe aktiviteti opozitar po shtohet. Demokratet do dalin perseri dere me dere me thirrjet per proteste, e natyrisht ne mungese te reflektimit dhe perfshirjes ne proteste se deputeteve aktuale, figura te reja do te dalin dhe duhen mbeshtetur. Mjaft qe te jene njerez te lire, intelektuale me mendim kritik dhe qe nuk pranojne pazaret por betejen me te keqen qe na ka pllakosur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here