Opozita, homazhe në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, opozita thirrje për protesta

Armand Mero
Opozita, homazhe në përvjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit

Marre nga zeri i amerikes

Në Shqipëri, sot u përkujtua përvjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, udhëheqësit të Lëvizjes studentore, e cila i hapi rrugën vendosje së pluralizimit politik në vend pas 46 vitesh sundim të rregjimit komunist.

Drejtuesë të opozitës bënë homazhe pranë varrit të tij në Varrezat e Dëshmoreve si dhe në Memorialin e ngritur në vendin ku ai u vra në një atentat më 12 shtator të vitit 1998. Ata kujtuan rolin e tij në momentet që shënuan ndarjen mes dy epokave, duke bërë që dhe Shqipëria t’i bashkohej vendeve të tjera të Europës lindore që ishin shkëputën nga diktatura komuniste. Zoti Hajdari ishte ndër themeluesit e Partisë Demokratike dhe më pas deputet i saj.

Përkujtimi i veprimtarisë së Azem Hajdarit, ishte një tjetër rast për drejtuesit e opozitës që të bënin thirrje për protesta ndaj qeverisë socialiste të kryeministrit Edi Rama

Për zotin Sali Berisha i cili ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike “vepra e Azem Hajdarit është një frymëzim i madh për shqiptarët, për t’u ngritur fuqishëm në protesta dhe demonstrata dhe për të rrëzuar” atë që e cilësoi një “rregjim i cili qëndron mbi votën e vjedhur dhe mbi lidhjet e tmerrshme me krimin dhe drogën”

Ndërsa për ish presidentin Ilir Meta, i cili drejton tanimë Partinë e Lirisë, nderimi për Azem Hajdarin, ka sipas tij“rëndësi dhe më të madhe sepse si asnjëherë tjetër në këto 32 vite, janë vënë në diskutim arritjet më të mëdha të lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut por dhe vetë ekzistenca e kombit shqiptar”, u shpreh zoti Meta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here