TË LAMË ATDHE I DASHUR!
Ne ikëm si korbat I dashur Atdhe,
E ndiem veten plaçkitur,
Me leshra të gjata dhe barkut korse,
Dhe kishim një gojë t’babëzitur.
U zvarritëm në ujerat që na ishin ndaluar,
Në qiejt e hapur të botës pa fre,
Ne s’kishim atëherë as kokë e as duar,
E s’dinim të ngrinim “koshere” të re.
Të prishëm, të dogjëm deri sa mundëm,
Çelikun ta shitëm për skarp,
Trenat I thyem se janë të Enverit,
Pa ditur që duheshin prap.
Braktisëm fshatra i lamë pa shpirt,
Sikur ujqërit në mal çajnë kopetë,
I lamë dhe qytetet se s’patem më dritë,
Na trëmben “rrufetë”.
Si ciganë të lamë Atdhe I dashur e shkuam,
Dikur me trasta e thase mbi shpinë,
Sot trurin tënd botës ja shtuam,
Po humbim rininë.
Na fal për mekatet që bejmë ndaj teje,
Në emrin tënd Atdhe I dashur,
Nuk di a na ka mbetur fare pak shpirt,
Te jemi kaq cipëplasur?!
E GJEJ NJË ARSYE TË KTHEHEM
Një tjetër ndjesi më përcëlloi në fyt,
Si një e vjellë pas diçkaje të prishur,
Tjetërsuar njerëzit kthyer aljenë,
Me zemër gërvishur.
Takova të zhveshur nga dashuria,
Të vegjël në shpirt me sy të mëdhenj,
Disa të tjerëve s’ua pashë fytyrat,
Si të shterurit lumenj.
As atë që e kam gjak, se takova,
Nuk erdhi ta pinim një kafe,
Atë që në mërgim kurrë se harrova,
Më paska harruar për be.
Kemi ngrënë në një tepsi trahana,
Kafshuar të dy në një mollë,
Me mburrje thosha të kam si vëlla,
Tani në shpirt mbet një njollë.
Tani në shpirt një vënd bosh,
As trarët e shtëpisë s’po i njoh,
Mu thërmua malli, u bë për në kosh,
Po më erren sytë e s’po shoh.
Po iki me një zemër të ngratë,
I pangopur dhe deshpëruar,
Nuk “më njeh më guri I thatë”,
Nuk takova sy të malluar.
Por prap, e gjej një arsye të kthehem,
Zbutem pa patur më të voglin pendim,
Askush në këtë botë s’ma mohon,
Pak ajer të atdheut tim.
New Jersey, September 2022
NJË KAFE NE FIER
(Dedikuar qytetit tim të lindjes).
Një kafe në Fier,
Një mall thellë në shpirt,
Një mall për rrugicat,
Ku ecja pa frikë.
Për një buzëqeshje,
Për një mirmëngjes,
Për ditet e mija,
Plot diell dhe shpresë.
I dija përmëndësh ,
Çdo qoshe e prag,
Tani psherëtijë,
Sa larg jam, sa larg…
Sa vite larg teje ,
I bukuri qytet,
Një mall emigranti,
Një lot që rrëshqet.
Në ëndërr e shoh,
Gjithmonë sikur vi,
Një kafe diku,
Ne Fier e pi.
Një kafe me zemër,
Një kafe me shok,
Ku era e dimrit,
Më duket e ngrohtë.
Mbushem me frymë,
Sikur fluturoj,
Një kafe gjetiu,
Nuk është kurrë njësoj.
Një kafe në Fier,
Një ëndërr në shpirt,
Zot të lutem,
Endrrën bëmë dritë!
GJITHMONË ME TY
Vëre faqen mbi dorën time të më ndjesh,
Jam një ëngjëll me krahë ,një grua,
Unë do të mbaj ngrohtë dhe kur vetja të mos jesh,
Do ti pranoj gjithë dëshirat e tua.
Nëse nga zjarrmia digjet trupi yt,
Unë të sjell nga mali, kulloshtër edhe mjaltë,
Ftonj të verdhë fshati çaj të trëndafiltë,
Dhjetra përqafime dhe puthje të zjarrtë.
Nëse s’mund të ngrihesh të prekësh mëngjesin,
Mbështetu tek unë, jo vetëm njëherë,
Bëhem gjysma jote, po të thash një po,
Ti jap udhë dimrit të të mbjell pranverë.
Në dikush me fjalë të ka hidhêruar,
Ma thuaj patjetër, dua ta mësoj,
S’më zë rehat shpirti ,ndihet i shqetësuar,
Nëse shpirtin tënd s’do mund ta qetësoj.
BORA E PARË
Dhe bora e bardhë e zbardhi sheshin,
I trembi zogjtë këngetarë,
Nën strehë drithëron një harabel,
Nga tufa e ikur u ka ndarë.
Acari pemët nis të trëmbë,
Mbi degë ju hodhi një zhgenji,
Gjithkujt tani trupi i dhëmb,
Ndaj vjeshtën lusin për rikthim.
Dhe unë si to qëndroj e strukur,
Në rrugë më zuri kjo dëborë,
Pa ty nuk ngjaj aspak e bukur,
Më vret trishtimi dimëror.
Kanë heshtur stolat kanë të ftohtë,
Dëbora trupat ua sëmbon,
Sa herë mbi to ne jemi ulur,
Dhe përqafuar deri vonë.
Sa larg më ngjan ardhja e Marsit,
Kur të çelin lulet në lëndinë,
S’dal dot nga vendi ku jam strukur
Të pres sërishmi dashurinë.
MALLKIM ËSHTË BIRO MËRGIMI
S’më priti im atë në derë si çdo herë,
As mundëm të bisedonim si at e bir,
Mbi shpatullat e tij s’arrita të mbështetem,
E kish të vështirë.
Nëna mu lut të ulem pranë saj,
Por gjunjët e mi ishin prerë,
Në boshllikun e madh qe kish lënë im atë,
Mu duk vetja i mjerë.
Fëmijnia mu kthye në sytë e përlotur,
Ndaj nisa te ngasherej si fëmija,
Më fal baba që se mbajta premtimin,
Që s’munda pranë teje të vija.
Më thoje gjithmonë se mallkim është mërgimi,
Dhe mallkimi më kishte mallkuar,
Nuk di se nga ç’brenga mu sos durimi,
Sa keq që stë kisha besuar.
E mora xhaketën që ma kish lënë si kujtim,
Ajo erën e babait prap e mbante,
Tashmë jam gjysëm burri i kthyer në shpinë,
Trishtimi krahërorin ma çante.
Në xhep të xhaketës im ate kish harruar,
Një letër palosur nxituar,
Në të ishin shkruar ca fjalë dashurish,
Për djalin e tij emigruar.
S’të heq kurrë nga mendja aspak lisi im,
As letrën në xhaketën ngjyrë gri,
Mallim është vërtetë mërgimi baba,
Më fal që nuk munda të vij.
JAM VAJZA E THJESHTË E ATDHEUT TIM
Unë jam një vajzë prej ajri,
Me hoje blete dhe mjaltë prej trendafili,
E pastër si një ëngjëll i pafajshëm,
Si ujë i kristaltë që rrjedh nga burimi.
Unë jam një vajzë e thjeshtë me trup prej ere,
Me ngjyrën e tokës, aromë gruri të pjekur,
Me këngë ,valle në trup pikturuar,
Për puthje agimesh shpirt djegur.
Unë jam një vajzë e thjeshtë prej aromash vere,
Këngët e Vace Zelës, blerojnë në gjoksin tim,
Një varg prej Lasgushi i kaltër si liqeni,
Më buçet si refren papushim.
Unë jam një vajzë me sy detrash,
Mërgova tej oqeanit dhe u ktheva në lot,
Në sytë e mi malli më torturon netëve,
Megjithatë jam gëzim plot.
Netëve një varg e keputet si një lule,
E thur me të kurora në nder të atdheut tim,
Në vdeksha, më ktheni në vendlindje ju lutem,
Se vetëm atje mund të gjej ngushëllim.