Mitsotakis në jug të Shqipërisë: Mbështes komunitetin grek në të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe pronën

Mitsotakis në jug të Shqipërisë: Mbështes komunitetin grek në të drejtën e vetëvendosjes për gjuhën dhe pronën
December 22, 2022

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar sot një vizitë në vendin tonë, ku është takuar me komunitetin grek në Jug të vendit.

Teksa mbërriti me helikopter Mitsotakis u takua fillimisht me komunitetin grek në Himarë dhe më pas i shoqëruar edhe nga kryeministri Rama zhvilloi një takim në Derviçan.

Gazeta greke
Kathimerini
, teksa raporton mbi vizitën e kryeministrit në jug të Shqipëri, citon Mitsotakis të ketë folur për të vetëvendosje të komunitetit grek në vendin tonë, për dy çështje të rëndësishme, gjuha dhe e drejta e pronës.

“Unë jam dhe do të mbetem mbështetës i rrugës europiane të Shqipërisë dhe detyrimi i Shqipërisë është të respektojë plotësisht të drejtat tuaja në çështjen e vetëvendosjes, në çështjen e gjuhës dhe në çështjen e të drejtave tuaja pronësore”, tha Mitsotakis, i cili shtoi gjithashtu se ishte krenar që ishte kryeministri i parë grek që vizitonte qytetin.

“Pakica etnike greke në Shqipëri është ura e miqësisë midis Greqisë dhe Shqipërisë”, ka thënë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nga Himara, ku ndodhet për një vizitë njëditore.

Duke iu drejtuar një turme në bregdetin e qytetit, Mitsotakis tha se te ai njerëzit kishin një mbështetës të fortë të kërkesave të tyre.

Në këtë vizitë në Shqipëri Mitsotakis po shoqërohet nga fituesi i medaljes së artë olimpike, Pirros Dimas, me origjinë nga Himara.bw

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here