Vjosa OsmaniPresidentja Osmani e bindur: Heqja e barrikadave – çështje orëshOsmani për veshjen ushtarake: S’ka të bëjë me situatën që e kemiOsmani: Synimi i Serbisë është marrja e territorit të Kosovës
28.12.2022 – 21:50
Presidentja Osmani e bindur: Heqja e barrikadave – çështje orësh
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se është çështje orësh heqja e barriakdave në veri të Kosovës.
Ajo tha se kjo nuk mund të zgjatë më shumë.
Sipas saj, nëse një gjë e tillë nuk ndodhë, atëherë institucionet e Kosovës do të veprojnë për heqjen e tyre.
“Unë jam e bindur se është çështje orësh heqja e barrikadave dhe nëse nuk largohen përfundimisht duhet të ketë veprim të menjëhershëm por të dakorduar të Kosovës së bashku me institucionet ndërkombëtare të sigurisë”, u shpreh ajo.
28.12.2022 – 21:48
Osmani për veshjen ushtarake: S’ka të bëjë me situatën që e kemi
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka treguar arsyen për veshjen e saj me uniformë ushtarake gjatë adresimit të saj para ushtarëve të FSK-së. Ajo tha se arsyeja e veshjes është taktike, pasi sipas saj, gjatë ditës ajo vizitoi komandën e FSK-së të forcave tokësore që gjendet në Istog dhe se pjesë e vizitës ishte edhe demonstrimi i FSK-së në terren.
“Pra kanë qenë disa ushtrime në terren që automatikisht kërkojnë që cilido që merr pjesë aty të ketë një veshje tillë”, është shprehur Osmani.
Tutje, ajo tha se veshja e sotme e saj nuk ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovës, por se ka qenë vlerësim për shkak të demonstrimit.
“Nuk ka të bëjë me situatën që e kemi, por ka qenë vlerësim i përbashkët që për shkak të demonstrimit të FSK-së që është bërë dhe natyrisht, terreni që e viziton e përcakton edhe veshjen. Nuk ka ndonjë mesazh politik prapa kësaj, është çështje e protokollit ushtarak dhe ne e respektojmë”, është shprehur Osmani.
28.12.2022 – 21:47
Osmani: Synimi i Serbisë është marrja e territorit të Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se synimi i Serbisë është që të marr territor nga Kosova. Ajo ka theksuar se sa më i largët që bëhet ky synim i Serbisë, aq më të dhunshme janë metodat e saj.
“Kosova është dhe do të jetë e rrezikuar përderisa Serbia udhëhiqet nga njerëz që akoma vazhdojnë ta kenë mentalitetin e viteve të 90-ta, është një lloj vazhdimësie e mentalitetit të Millosheviqit për fat të keq”.
“Vuçiq, Vulin, Daçiq dhe shumë bashkëpunëtorë të tyre të cilët edhe kanë punuar me Millosheviqin e fatkeqësisht kurrë nuk e kanë krijuar një lloj ndarje nga ajo e kaluar e hidhur e shtetit të tyre dhe në një far mënyre po e mbajnë të tërë rajonin nën tension”.
“Në anën tjetër, përtej çështjes së mentalitetit, duhet ta themi shumë qartë sepse e dimë që të gjithë, Serbia ka pretendime të qarta territoriale në raport me Kosovës, ata dëshirojnë të gllabërojnë tokë Kosove dhe sa më larg e shohin këtë synim, aq më të dhunshëm bëhen”.
Sipas saj, presidenti i Serbisë është duke e vërejtur se as në dialog në Bruksel dhe as nëpërmjet strategjive të mbrapshta nuk po arrin të marr territor Kosove.
“Kjo është krejt esenca e asaj që po ngjan këto ditë, Vuçiqi është duke e parë as në dialog në Bruksel e as nëpërmjet strategjive të tij të mbrapshta nuk mund të arrijë që të marr territor Kosove”.
“Ky është synimi i vazhdueshëm i Serbisë dhe kur po e sheh që po largohet një synim i tillë, atëherë po zgjedh mjete shumë më të dhunshme sesa që ka zgjedhur në të kaluarën”.
Bota sot