FORISERIOT E FSHATIT,  Tregim satirik nga  DHIMITER SHKURTI

Vendosa te shkoj ne fshat,vetem.Keshtu ma dha radakja.Mora rrugen nga kodrat, ne kembe, ate rruge qe beri Beni me xha Thomain.Pa arritur te Rrungaja, me ndaluan 2 djem te rinj.

-Ketej eshte e ndaluar,- me thone,- po loz golf Bamke Qullollari.

-Ne kodrat e fshatit?- pyes i habitur.

-Nuk jane me te fshatit. I ka privatizuar z. Bamke.Kalo djathtas!

U habita, megjithate vazhdova rrugen per ne Marene.Nga kodra perballe degjoja ison e kenges ‘E ndertuam fshatin, e beme si qytet’.., me pas nuk i kuptoja fjalet.

Mberita ne fshat.Perpara me doli Sala, sekretari i famshem.

-Deshiron ndonje dhome hoteli?- me drejtohet me servilizem.-Kemi edhe per turiste.

-Ti je si bicim hotelxhiu,- i them dhe i shkel syrin.

-Jo, une jam sekseri, hotelin e ka Mazllemi.

-Mazllemi? Pse gjalle eshte?

-Si derr, ose me mire barkderr.I mori parate e kripes qe i shkroi Ibrahim Kovaci.E kishte ruajtur letren.

-Po Ollgen e famshme ku e keni, kuzhiniere?

-Aha, u largua pas viteve ’90. Eshte bere afariste. Nderton pallate ne Korce.

-Po ato afishe  me fotografi, c’I ke?

-Kemi zgjedhje per nje muaj, per kryetar bashkie.E njeh?-me pyet duke me treguar fotografine.

-Jo , -I thashe,- s’e kam pare ndonjehere.

-Eshte ish kryetari i kooperatives ne kohen time.

-Pse, kishte kryetar kooperativa?- e ngacmoj une.Sala e kuptoi  ironine e buzeqeshi;

-Epo c’ti bej une Rruzhdi  Pulahes qe m’i ngarkonte te gjitha detyrat mua.Une kam faj?

Pershendes Saliun e vazhdoj rrugen.Nje birre e ftohte do te me freskonte mes kesaj vape te tmerrshme.Kerkova kafenene e fshatit. Besoj nusja e Tirkes do te jete ne banak.

Lokali ishte ngritur 2 katesh, rrethuar me gjelberim e me disa skulptura te cuditshme.

Hyra Brenda.Njerez, plot.Nje bjondine me mini-minifund me priti e me shoqeroi tek nje tryeze me pamje nga deti.Bravo, thashe me vete, sherbim i kulturuar.Bera porosine, e prita.Hodha syte perreth.Ne nje qoshe pashe nje plak qe thithte duhan me cibuk.Ishte i perhumbur.E njoha.U bera gati ta pershendesja, kur bjondina solli porosine.

-Me fal, -i them,-ai plaku aty mos eshte xha Bako?

-Ai diteziu eshte. Na eshte bere peshqesh ketu e 2 muaj.Ka rreshqitur.

-Po pse c’pati?

-I biri ishte prokuror ne Tirane. Nuk e kaloi Vetingun. Ka vjedhur , thone. Tani plaku as flet, as njeh njeri. Vetem pi raki.

Me erdhi keq. E admiroja per humorin dhe maredhenien qe kishte me teto Ollgen.Para se te largohesha pyes kamarieren;

-Me fal, cili eshte pronari i lokalit?

-Ja ai foriserio atje ne banak me puro,- me tregoi me nje ndjenje percmimi. Vura syzet, e c’te shoh..Koci,po po, Koci, skulptori. Si e qysh  i beri parate, nuk e di, por kishte ngritur nje alamet lokali qe do ta kishte zili Shpetimi, Mali por edhe Hodo leckamani.

Dola nga lokali.Rruget ishin asfaltuar bukur.Fshati ishte mbushur me dyqane e kioska.Perpara nje porte garazhi nje djale piqte misra.Iafrohem nga mbrapa dhe e pyes;

-O cuno, ku mund ta gjej Benin dhe xhaxhi Thomain?

Djali ktheu koken e buzeqeshi embel.Tjeter surprise.Gjinoja i fikut piqte misra.Ishte burrerruar dhe kishte lene mustaqe. U takuam dhe e pyes per Marigone.Ai uli koken e tha;

-U kthye prap tek une.Trimi  eshte ne burg.Akuzohet per vrasje dhe trafik droge. U martuam prape.-psheretiu thelle e vazhdoi;

-Thomain do ta gjesh ne dalje te bulevardit. Ben xhiron e zakonshme me kale.

I uroj  jete te lumtur, e largohem.Paskan ndodhur ndryshime sa kohe mungoja une ne Angli.

Thomain e gjeta shpejt. Mu shfaq perpara kapardisur mbi kale, me xheketen e hedhur kraheve. Mustaqin e kishte rruar.U prezantova dhe e ftova per kafe. Ju njoh te gjitheve, i thashe,ju ndiqja ahere por edhe tani nga dixhitalbi.

Nuk reagoi nga fjalet e mia. Sikur nuk i erdhi mire.Zbriti nga kali.

-Ecim, -me tha – flasim rruges.Mua me hypi ne kale, e ai terhiqte kapistallin.

-Kam pare shume njerez te njohur,- vazhdova une, -me perjashtim te Benit. Ecen?

Ai ndaloi e me buzeqeshi embel. Thithi cibukun e hodhi syte nga kodra.                            .—-Edhe mua me ka marre malli per shejtanin. Ka ikur ne kurbet. Tani jo vetem ecen por fluturon deri ne Kanada.

Nga larg degjohej melodia e nje valleje me klarinete.

-Sot kemi dasem,- shpjegoi plaku. Martohet e bija e zotit Kristithon, ai de ish prefekti i gramafoneve.

-Ne klarinete mos eshte Halit Berati?- pyes me padurim.

-Jo c’ne , ai tashme jep koncerte per shqiptaret e diaspores. Fiton goxha para.

=Bashke jane me xha Parandilin?

-Ishin po u zune per nje pazar dhe u ndane.Kjo qe degjon eshte orkestra e te birit.

-Pse djali i Parandilit u sherua? Eshte mire tani?

-Si kokrra e molles.E cuan ne nje manastir ne shtetin fqinj. Atje gjeti derman.Djale i mire vecse nderoi emrin, nga Llazi e beri Llambro.E pagezoi nje afendiko i pasur.

-Ahere, pse u kthye, -nderhyra une i

habitur.

-Nuk I pelqeu. Ketu nxjerr me shume. Vetem me dasma dhe videoklipe nuk merr fryme.

Arritem tek ai kroi mbi fshat.Une zbrita nga kali e u freskova.Kerkova lule t’ia jepja kalit por nuk gjeta. Vetem ferra kishte.

Kalova nje dite te ngjeshur me ngjarje e surpriza.U ndodha para ndryshimeve e perparimeve qe kishte bere fshati por edhe njerezit.Kur ia shpreha keto xha Thomait, ai m’i nguli syte e si dikur me tha;

-Te kane treguar shume histori dhe perralla more bir.Ke pare shume filma me partizane e balliste, sa te kane futur  daten.Por s’ke faj. Do ambjentohesh, do mesohesh….

Tha keto fjale e filloi te largohej, e te largohej, deri sa u zhduk.Kali vinte verdalle e hingellinte trishtueshem. Me pas u shfaqen nje ujk dhe nje dhelper.Me vinin verdalle  te me sulmonin. Une u tremba e mezi me doli zeri tek therisja;

-Ik, kali, ik kali, se do te kapi Vlashi e te te coje tek zoti Lam. Ik kali, ik…

…Pasi me foli disa here gruaja me tundi per supesh e me solli ne vete.

-C’behet, ku jam- fola une I trembur.

-Te moren ne qafe skicat e tregimet more burre, edhe ne ender te dalin…

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here