BRAKTISUN, POEZI NGA JETA DULA, Gjakove

Mendoja

Mendoja se syt’ e tu
ditën diellin zavendsonin,
e n’vend t’hanës
natën qiellin e ndriçonin.

Mendoja se kur fryn erë
aroma jote do t’m’vijë në derë
mu me m’marrë, te ti me m’pru,
ah sa shumë më mungon,
më mungon me t’thanë të du.

Eh ç’randsi ka tash
çfarë un’ mendoja shkove,
ike si mos me m’pasë njoft’ kurrë
m’lije vet t’imagjinoja,
kur n’terr veç pak dritë kërkoja
ty t’kërkoja,
ty të doja,
veç ty…

E marrë isha, e di
e marrë që t’besova ty,
e marrë isha se mendoja
që n’kraht tu shkruhej DASHNI.

 

 

  1. Mbytesha unw

Mbytesha unw
në helmin e gënjeshtrave tua
hiqeshe ti se kishe nder,
mbytesha n’fjalt tua t’hidhuna
n’dashnin’ tande të pavlerë.

Përmbysje fjalët,
prekjet, puthjet
kujtimet i dogje, i bane hi
me krenari i shove ndjenjat
ç’lloj njeriu vallë je ti?

A ke zemër?
Zemërgur!
Se m’lulzonte edhe ftyra
kur i shihja syt e tu,
buzqeshja jote më verbonte
aroma jote m’ka pasë tranu.

Rri e mbytem tash
në helmin që ma servove ti,
e dehun, strukun, e trullosun
n’strofullen teme, në vetmi.

Mendoj, kujtoj,
veç shiun e dëgjoj
pres t’shoh a ka me pasë ma diell
apo, kur ike ti edhe dielli perëndoi?!

 

 

  1. E di?

E di?
T’prisja çdo natë deri n’mëngjes
t’prisja edhe kur dielli lindte,
perëndonte
me sy hapun t’prisja ty,
veç zanin me ta dëgju
e syt’ tu me i pa.

E di?
Buzqeshja edhe kur
me tjetrën pranë meje kaloje,
puthje tjerat, përqafoje
se e lumtun isha,
veç ty me t’pa.

Ndoshta gabim kam ba
po ma gabim se ti jo,
qysh s’dite me e vlersu çka t’dhashë
aq e pavlerë për ty jam?
Trego!

E di?
Se njiherë kjo pritje për ty,
fund do t’marrë,
e dikur kjo dashni që ma theve ti
n’urrejtje për ty ka me u kthy.

E pastaj edhe dielli hanën po ta takojë
e pas shiut ylberi të dalë,
kokën pas nuk do ta kthej,
jo, un ma ty nuk do t’njoh.

 

 

 

  1. Pse s’erdhe sot?

Pse s’erdhe sot
qashtu qysh n’andërr erdhe mbramë
t’më pëshpërisësh poezi,
aromën tande me ma sjellë
me m’prek, me m’puth ti përsëri.

Pse s’erdhe sot ti
bashk me retë,
t’kishe ra si nji pikë shiu
buzt e mia me i puthë,
me aromën tande t’ambël
shpirtin tim ti me ma mbush.

Sonte do t’pres prap
me ardh ti me m’shtrëngu fort,
pasi që n’diell nuk do të rrish
nën dritën e hanës
s’do të mund të ikësh dot.

 

 

 

 

 

  1. Braktisun

T’braktisun m’ke lane
nën dritën e hanës
pa ty jam, e rrënume
gjujtun për tokë e shkatërrume.

T’braktisun m’ke lane
vetëm n’errësirë,
në zhurmë ikun,
zhdukun pa asnji gjurmë.

T’braktisun m’ke lane
pa prekjen tande
akull e ftohtë zemra m’qanë,
edhe dielli kur shndrrit
prap un akull pa ty jam.

Zani yt tash me erën
pëshpërimë vjen n’veshin tim
e di që ma s’kam me të pasë,
aroma jote do t’mbesë i vetmi kujtim.

 

  1. Do t’jesh ti qiell

Do ti ndjej përqafimet tua çdo ditë,
aromën tande mbulesë do ta mbaj,
do t’kujtoj dhe puthjet tua
andërr e frikshme që s’m’le as të qaj.

Do e dëgjoj zanin tand
të buçasë përsëri,
ma i ambli za do t’jetë
se asht za që vjen nga ti.

Edhe malet po të ndahen
e në gusht borë të bjerë,
shpirti yt le ta shtrëngojë timin
sikur s’mke pa asnjiherë.

Dhe kur qielli të errësohet
e t’mbes pa tandin përqafim,
do t’jesh ti qielli ma i bukur
me ma t’bukrin perëndim.

 

 

 

  1. Kujtim

 

Ashtu si shiu i pranverës
Eja e mbi syt’ e mi piko,
Me lotët e mi bashkohu
Fytyrës teme mos ju largo.

Si fllad i leht i verës
Mbi mu fryj e më shtrëngo,
Aromën tande lema n’trup
Kujtim të t’kem, mos u largo.

 

 

 

  1. Prap shi…

Dëgjoj tingullin e shiut
si bie leht’ mbi rrugët e qytetit tim,
n’drejtim të jugut e të veriut
kërkohet veç nji përqafim.

Shoh pellgje gjithandej
shi e lotë bashk’ janë ba,
puthen rrugët me kpuct e mia
drejtim të duhun pa ty nuk ka.

Nata veniti aromën tande
e shiu gjurmët tua i lau,
hana sonte nën re ka hy
malli për ty zemrën ma thau.

M’kanë rrëmby kujtimet
kujtoj zanin tand si rrufe,
shpirti im do t’fluturojë i lire
atëherë kur petalja e fundit të bie mbi dhe.

 

 

  1. Mes vargjesh

 

Mes vargjesh
emnin tand kërkoja
mes shkronjash thurun ironi,
zanin tand doja ta dëgjoja
me mi dhanë zemrës pak dashni.

Mes muresh mbyllun jam,
shtrirë, ngrirë trupin mpirë,
me sy qiellin s’mund ta shoh
dielli m’shikon me mëshirë.

E di se andërr pa ty nuk ka
mbramë të prita nuk erdhe, jo
sonte do t’i lutem hanës
në vend të hanës ty me t’pa.

E n’mëngjes po zbardhi dita
e pranë meje mos t’jesh ti,
do t’gdhend me shkronja fytyrën tande
do të të kthej në poezi

 

 

 

  1. Ma mos u kthe!

Dirgjem un në shtratin tim
t’thurun urrejtje e vetmi
Sonte, si dje.

Bashkë me ty m’ka lanë dhe hana
Prap n’errësirë si mbramë jam,
Vyshkun mbi dhe
Njëjt sikur dje.

E di, as n’andërr nuk do t’vish,
Ke veshë buzqeshjen tande të rreme
e po i drejtohesh asaj
Buzqeshjen që ma dhuroje mu
Jo sot, por dje.

E ndjej se kjo duhet t’mbarojë
Qielli bashk me mu do t’qajë,
Me mall aromën tande do ta kujtoj
Kujtim i hidhun, ik sikur dje
Ma mos u kthe!

 

  1. E ftohtë ishte çdo buzëqeshje

Se di çka ishte ajo,
Andërr
A ka me ndodh ma vonë a thu?
Përqafimin që ma dhe mbramë,
a ma jep prap me m’pa ti mu?

Mallkoja mëngjesin
mallkoja diellin qe kishte lind,
pse u çova me pa dritë
kur drita jeme je veç ti.

Shikoja qiellin
në funeral s’më dilnin lotë,
e ftohtë më dukej çdo buzqeshje
kufoma e vetme isha unë sot.

Dhe rri e pres
me ardh ti me m’përqafu,
pres tu vujt me ta pa ftyrën
me të thanë veç ty të du.

 

 

 

  1. Poezia ime

Poezia ime, poezi e heshtun
poezi e zhdukun, poezi e zhveshun,
më zhvesh mu nga kujtimet
në ditën e sotme me shi,
natën pres pa hanën sot
kur e di që s’vjen ma ti.

Poezia ime e zbrazët
si zemra jote bosh,
zemra ime e thërmume
as shkronjat pa ty si lidh dot.

Çka me shkru kur s’je ma ti,
kur s’do t’shoh ty përsëri?!

Mbetesh hi,
si hini të mbulon sytë
shikimi yt, zjarr i shuar rënkon,
trupi im vyshket, si lule e vjeshtës
vetmia shpirtin ma pushton.

Mbetesh ti pa frymë,
varg i thyer pa rimë
yll i largët që ma s’ndriçon.

 

 

 

 

  1. Mit

Mit i vjeshtës kalume
shiu yt nuk shuan etjen,
era ta zbuloi fytyrën
me ironi ma shuajte buzqeshjen.

Me natën sonte fluturo shigjetë
mozaik yjesh mbi mu qëndron i mpirë,
ik, me diellin ma mos hajde
kujtimet tona varrosi n’shkretëtirë.

Ik e zhduku sonte
syt’ ma s’du me ti pa,
theve dashninë tonë si të ishte Kristal
mallkimi im ka me të vra.

 

 

  1. Andërroja

Andërroja mbramë për ty
ndryshe ishe,
rrije m’puthje buzët
m’përqafoje fort
sikur s’kishim me u pa ma bashkë.

Andërroja mbramë me ty
n’kraht tu flija,
e ti leht m’përkëdhelje
sikur s’kishim me u pa ma bashkë.

Andërroja nën dritën e hanës
mbyllun n’kasollen teme t’errët,
sikur afër t’kisha
ashtu doja me t’pasë gjithnji.

E kur syt’ i hapa sot
me u ngritë nuk mundja dot,
dielli s’kishte lind,
se bashk s’ishim ne të dy.

Mbete ti veç andërr sot
me t’andërru t’andërroj
t’andërroj e s’mund t’prek dot.

 

  1. Legjendë vjeshte

Erdhe herët ktë mot
Vjet ishe pak ma i ngroht’,
Dorën teme s’e lëshoje
Kurse tash m’je ba i ftoht’.

I ftoht, i zbeht, bosh
I vyshkun, i gjujtun për tokë,
Mëri t’mban dhe natyra
Se botës i dhurove lotë.

Flas, bërtas, zanin tand thërras
Veten e humbas, për ty po plas,
N’errësirë vet më le
Pak dritë jepmë andrrat mos mi the.

Tash n’ktë nëntor të ftoht’
Bashk me mu rënkon natyra,
Shikoj hijet si largohen
Si asnjiherë s’m’buzqesh fytyra.

Gjëmon qielli, vetëtimë
Feniks i thyer s’mund të fluturojë,
Pa ty dielli nuk do t’dalë
Andrrat pa ty s’i andërroj.

Eja te un përqafomë,
Pse kështu më le n’vetmi
Ike per të mos u kthy
Ike, shkove përgjithnji.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here