Pack: Përjashtimi i deputetëve të PD, dhunim i demokracisë
Ish-eurodeputetja gjermane Doris Pack, në një intervistë për Syri TV, deklaroi se përjashtimi i deputetëve demokrat nga Kuvendi, është sulm ndaj demokracisë. Pack u shpreh se duhet ngritur një komision hetimor për çështjen McGonigal, ndërsa theksoi se vula dhe logoja e PD, nuk mund të mbahen peng
Pack komentoi edhe heshtjen e ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, duke thënë se ata nuk duhet të qëndrojnë si spektatorë, përballë zhvillimeve jodemokratike që po ndodhin në vend.
Ish-eurodeputetja gjermane komentoi edhe skandalin McGonigal, duke thënë se kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari në komision hetimor për këtë çështje.
Presidentja Forumit të Grave të Partive Popullore Evropiane deklaroi se vula e Partisë Demokratike nuk mund të mbahet peng, në një kohë kur demokratët kanë zgjedhur me votë, Sali Berishën, si kryetarin e tyre.
Ish-eurodeputetja gjermane u shpreh se kryeministri Edi Rama, duke qëndruar në qeveri, pas kaq shumë skandalesh, po i sjell kosto Shqipërisë.
Marre nga SYRI TV