Berisha: Hedh poshtë këtë farsë elektorale, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, doli në një konferencë për të denoncuar atë që e quajti një farsë elektorale.

“Makineria elektorale e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë. Industria e tmerrshme e blerjes së votës, bota e krimit dhe oligarkisë dhunuan si kurrë në historinë e këtij vendi, votën e shqiptarëve.

LEXO EDHE:
VIDEO/ ‘A mbajti Shqipëria zgjedhja të lira më 14 Maj?’ Glover: E vështirë të thuhet
Janë të panumërta aktet, veprimet, të cilat dëshmojnë se gjatë këtyre muajve, narkoshteti zbatoi programin e asgjësimit të lirisë së votës, të blerjes së saj, terrorizimit të zgjedhësve shqiptarë.

Kjo është një ditë e vështirë, një ditë e rëndë për liritë dhe të drejtat e qytetarëve shqiptarë.

Është një moment agonie për vlerat demokratike në vend. Unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe, për të hedhur poshtë këtë farsë elektorale, e karakterizuar nga alfa te omega nga krimi shtetëror elektoral dhe krimi ordiner,” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here