Miliarderi George Soros ia kalon djalit të tij më të vogël kontrollin e biznesit

Marrë nga Associated Press

Miliarderi dhe filantropi George Soros ia dha kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alexander Soros, i cili i konfirmoi vendimin në një interviste ekskluzive me gazetën “The Wall Street Journal”, të botuar të dielën. Pronat e biznesit të zotit Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e internetit të Fondacionit për Shoqëri të Hapur, organizata jep rreth 1.5 miliardë dollarë në vit për grupet, që mbështesin të drejtat e njeriut dhe nxisin rritjen e demokracive në mbarë botën.

37-vjeçari Alexander Soros tha për gazetën “Wall Street Journal” se ai është “më politik” se babai i tij 92-vjeçar, i cili ka qenë në shënjestër të kritikave të krahut të djathtë për mbështetjen e tij të kauzave liberale, si pakësimi i paragjykimeve racore në sistemin e drejtësisë. Por ai vuri në dukje se ata kanë “pikëpamje të ngjashme” për shumë çështje.

Alexander Soros tha se ai po zgjeronte “qëllimet liberale” të babait të tij dhe po mbështeste çështje të ndryshme, duke përfshirë të drejtën e votimit, abortin dhe barazinë gjinore. Ai tha se synon të vazhdojë të përdorë pasurinë e familjes për të mbështetur politikanët amerikanë me prirje të majta.

Alexander Soros tha për gazetën “Wall Street Journal” se së fundmi është takuar me zyrtarë të administratës Biden, udhëheqësin e shumicës në Senat, Chuck Schumer dhe krerë shtetesh, duke përfshirë presidentin e Brazilit Luiz Inácio Lula da Silva dhe kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, për të nxitur çështjet që lidhen me themelet e familjes.

Në dhjetor, bordi i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur zgjodhi Alexander Sorosin në postin e kryetarit të tij, duke zëvendësuar babain e tij. Alexander Soros tani drejton edhe aktivitetin politik si president i organizatës politike “Soros”.

“Wall Street Journal” njoftoi se Alexander Soros është i vetmi anëtar i familjes në komisionin e investimeve që mbikëqyr Menaxhimin e Fondit Soros, i cili kontrollon paratë për fondacionin dhe familjen.

Gjatë intervistës për gazetën “Wall Street Journal”, Alexander Soros shprehu shqetësimin se ish-presidenti Donald Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë dhe la të kuptohet se organizata “Soros” do të luante një rol kyç financiar në garën presidenciale të vitit 2024.

Sipas gazetës “Wall Street Journal”, Alexader Soros është më i madhi i dy djemve nga martesa e miliarderit George Soros me gruan e dytë, Susan Weber.

Në krye të organizatës nuk u emëruar djali i madh i George Sorosit, Jonathan Soros, një avokat 52 vjeçar me përvojë në sektorin financiar. Ai mendohej të ishte pasardhësi i qartë, por së fundmi mes tyre pati “një konflikt dhe George Soros ndryshoi mendim”, thuhet në artikullin e gazetës “Wall Street Journa

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here