Një tjetër dëshmi për rrënjët e thella të miqësisë shqiptaro-amerikane
“Për nder të Presidentit Bush, unë dhe bashkëpunëtorët e mij nw Qendren Nderkombëtare të Kulturës (Piramida), vendosem qe ish mauzoleun e diktatorit, siç konsiderohet Piramida ta veshnim me flamuj shqiptare dhe amerikane në të gjithë sipërfaqen e ballinave të Piramidës që shohin nga bulevardi qendror i Tiranës, me disa qindra m2, si mirënjohje për SHBA-të dhe Presidentin Bush për gjithë çfarë kishin bërë për shqiptarët.”
Më 10 qershor të vitit 2007 Presidenti George W. Bush vizitoi Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Sali Berisha. Bush u bë presidenti i parë në detyrë i Shteteve të Bashkuara që vizitonte Shqipërinë, pikërisht më 10 qershor të vitit 2007 i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Laura.
Presidenti Bush cili kishte zgjedhur një datë simbolike të vizitonte Shqipërinë, pikërisht 10 qershorin ditën kur ishte mbajtur Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878), e cila shpalli programin e bashkimit kombëtar dhe të Pavarësisë nga perandaria osmane, njoftoi nga Tirana Pavarësinë e Kosovës.
Unë në atë periudhë isha drejtor i pergjithshem i Qendres Nderkombëtare të Kulturës (Piramida), Tiranë. Për nder të Presidentit Bush, unë dhe bashkëpunëtorët e mij, vendosem qe ish mauzoleun e diktatorit, siç konsiderohet Piramida ta veshnim me flamuj shqiptare dhe amerikane në të gjithë sipërfaqen e ballinave të Piramidës që shohin nga bulevardi qendror i Tiranës, me disa qindra m2, si mirënjohje për SHBA-të dhe Presidentin Bush për gjithë çfarë kishin bërë për shqiptarët. Me atë rast patëm botuar edhe një libër me esse të Presidentit George Ë. Bush të titulluar “Në emër të lirisë”, të shqipëruar mjeshtërisht nga përkthyesi ma i mirë shqiptar nga anglishtja prof. dr. Ukë Buçpapaj.
E solla këtë moment tani që Presidenti Clinton po viziton Tiranën, për të deshmuar rrënjët e thella dhe të përjetshme të miqësisë shqiptaro-amerikane.
Dr. Mujë Bucpapaj