Intervistë me shkrimtaren e njohur belge Amélie Nothomb e përkthyer në 45 gjuhë

Amélie Nothomb: “KAM ZBULAR SE DASHURIA KA PAK TË BËJË ME TË MIRËN”

Autorja belge, nëpërmjet një shkëmbimi epistolar, i përgjigjet me një shpejtësi të veçantë pyetjeve të MicroMega.

Përgatiti:
ARMIN TIRANA

Amélie Nothomb, e përkthyer në 45 gjuhë, me librat e saj ka pushtuar miliona lexues dhe fituar premio të shumtë, midis të cilëve Grand Prix du Roman de l’Académie Française. Qysh nga romani i saj i debutimit (Higjienë të vrasësit, 1992) e ka replikuar gjithmonë suksesin e saj, pa përjashtuar të fundit: Libri i motrave (shtëpia botuese Voland, Romë, 2023, 113 faqe, 16 euro). Intervista ka ndodhur në formë të shkruar, pas një kalimi të dyfishtë epistolar midis të dyja shtëpive botuese, romanen Voland dhe parisianen Albin Michel. Autorja nuk i pëlqen gjetjet më moderne teknologjike dhe nuk ka qenë e mundur të bëhet ndryshe. Përgjigjet kanë ardhur pas rreth një muaji, me tone dhe shpejtësi të papritura, por gjithësesi kemi vendosur t’i botojmë pa përshtatje redaksie. Mark Twain thoshte: «Gazetari është ai që dallon të vërtetën nga falsja… dhe pastaj boton falsen». Pikërisht për këtë ne bëjmë inversin.

Zonja Nothomb, fëmija protagoniste e veprës së tuaj të fundit vuan një kompleks të çuditshëm: frikën e shqetësimit… Ju e keni pasur ndonjëherë këtë frikë?
Po, është një frikë që e jetoj dhe ndjej çdo ditë.

Në një pasazh të këtij libri, një personazh i ndjerë thekson se vdekja nuk është fundi i botës, se “nuk ekziston vetëm jeta”. E mendoni edhe ju kështu?
Mendoj të njëjtën gjë. Vdekja është vetëm një mënyrë të ekzistuari si të tjerat.

Skema e këtij libri lind nga një paradoks: nga një histori e mrekullueshme dashurie mund të lindin fëmijë të trishtuar dhe një seri e gjatë katastrofash. Si ju ka ardhur në mendje një histori kështu?
Kam zbuluar se dashuria kishte pak të bënte me të mirën.

Tek Antikrishti keni shkruar: “Kur dhoma jote e vogël ka një dritare, keni tashmë “porcionin e qiellit” të saj. Çfarë ëndërronit për lumturina tuaj, duke parë nga dritarja e dhomës tënde?
Kam ëndërruar të fluturoj.

Bëni akoma të njëjtat ëndërra qysh kur ishit fëmijë? Cila është aktualisht ideja juaj e përsosur e lumturisë?
Po, kam mbetur të njëjtat dhe e kam realizuar ëndërrën time të lumturisë. Unë fluturoj.

Kam lexuar tek Biografia e urisë tuaj se në Kinë, kur ishit fëmijë, kalonit shumë kohë duke shfletuar atlaset. E bëni akoma? Ka akoma një vend ku do ju pëlqente të shkonit?
Fatkeqësisht, e bëj më pak. Ëndërroj të kthehem në Amazoni dhe të zbuloj Islandën.

Tek Catilinarie keni shkruar: “Njih vetëveten dhe do të kapësh antipatinë”. Ju e keni kuptuar se çfarë është, nëse po, keni pasur të njëjtin reagim?
Po, ahimé!

Ju keni shkruar dhe thënë shumë herë se vendi juaj, Belgjika, është ai që keni kuptuar më pak, se e konsideroni një mister. Në çfarë konsiston ky mister?
Konsiston në kompleksitete të vogla.

Por si mendon vajza e një diplomati belg në Bashkimin Europian?
Mendoj se po e tregon shkallën e joefikasitetit të tij, por pavarësisht kësaj, mbetem një europeiste e bindur. Nuk besoj se mund të ketë një zgjedhje ndryshe.

Ju mendoni se keni “shënjestruar drejtë” në jetën tuaj?
Po, sepse kam kuptuar se e kam realizuar ëndërrën time: të fluturoj.

Përshtypja ime, duke lexuar librat tuaja, është se ju argëtoheni paksa të çmontoni virtyet më të mbivlerësuara të shoqërisë tonë. Kam të drejtë? Nëse po, sipas jush, cili është virtyti më i mbivlerësuar?
Virtyti më i mbivlerësuar?! Intervista! Ju keni të drejtë, kam pasur përshtypjen e duhur!
(nga MicroMega)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here