Ali Salaj: Mbahet mbledhja e përbashkët Mali i Zi-Shqipëri

Në Podgoricë u mbajt mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë.

Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët mes dy vendeve fqinje u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, me theks të veçantë ndërtimi i urës në lumin e Bunës dhe hapja e pikës kufitare në Shën Koll dhe Pulaj, ku lidhen zona e Velipojës me atë të Ulqinit.

Mbahet mbledhja e përbashkët Mali i Zi-Shqipëri
EMBED SHARE
Mbahet mbledhja e përbashkët Mali i Zi-Shqipëri
EMBED SHARE
The code has been copied to your clipboard.

Në këtë kuadër u nënshkruan nga ministrat përkatës të dy qeverive, marrëveshjet dhe memorandumet në fushën e energjisë, peshkimit, sportit, kulturës , shtypit e të tjera.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama falënderoi Malin e Zi për bashkëpunimin e veçantë, që sipas tij, “ofron mundësi të jashtëzakonshme të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë”.

“Dua ta përsëris edhe këtu atë që thashë gjatë mbledhjes se Shqipëria dhe Mali i Zi janë më shumë sesa fqinj dhe mund të bëjnë shumë më tepër sesa ç’kanë bërë deri më sot”, tha zoti Rama ndërsa shtoi se “ne takohemi në një moment shumë sfidues për mbarë Europën dhe për vendet tona dhe në këtë kontekst, përveç sfidave të drejtpërdrejta, vlera e kësaj ngrohtësie dhe kësaj vëllazërie në fqinjësi bëhet edhe më e madhe”.

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vuri në dukje se mbledhja e përbashkët e dy qeverive jep mesazhin e bukur të bashkëpunimit dhe mesazhin e së ardhmes së përbashkët.

“Sot nga Podgoricë dërguam një mesazh të bukur, mesazhin e bashkëpunimit, mesazhin e dedikimit të së ardhmes së përbashkët, e cila do të bazohet në zhvillimin ekonomik dhe për atë që do të jetë bashkëpunimi më i fuqishëm në të gjitha segmentet kur flasim për të dy qeveritë,” tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here