ATDHETARIT TË SHQUAR, HARRY BAJRAKTARI. Nga RAMIZ LUSHAJ

Fjala m’u baftë bajrak,

Udhës tande me guxim Vranoci.

Ditëlindja jote në kalendar të kohës.

Je plis i bardhë dardan në grataçielat e Nju Jorkit.

 

Vitet me sakrifica t’i lexoj në thinja

Me rrënjë tek Kosova

Me dritë tek Pavarësia.

Plis të bardhë të ka Historia.

 

Gjithnjë të buron buzëqeshja

Si një Lumabardhë…

Me mendje, zemër, hapa…

Lartohesh Plis i Bardhë.

Të yllton në gjoks dekorata:

“Nderi i Kombit” Shqiptar.

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here