Edhe Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,njofton anullimin e vizites ne Shtëpinë e Bardhë

 

 

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, ku ishte parashikuar të mbahej takimi mes Kosovës dhe Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti u shpreh: “Për shkak të zhvillimeve të reja në Prishtinë si rezultat i akuzave të dorëzuara nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, më duhet të kthehem në Prishtinë për tu marrë me situatën. E kam njoftuar Ambasadorin Grenell se nuk mund të marrë pjesë në takimin e datës 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë”.

Dje, edhe Presidenti Hashim Thaçi anuloi pjesëmarrjen në takimin e Uashingtonit.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here