FLET SHKRIMTARI: XHEVAT MUSTAFA: EKSPOZITA E LISTËS SË REALIZMIT SOCIALIST E LËNË TRASHËGIM NGA RAMIZ ALIA”?

SHKRIMTARËT E TIRANËS, REAGOJNË ASHPËR PËR EKSPOZITËN E QENDRËS SË LIBRIT DHE TË MINISTRISË SË KULTURËS QË PËRJASHTOI SHKRIMTARËT SHQIPTARË JASHTË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Xh. Mustafa:” Domethënë, me të drejtë janë shtruar me zë apo në vetvete pyetjet: përse vetëm 46 shkrimtarë, përgjithësisht të realizmit socialist apo të “listës së lënë trashëgim nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia”? Përse të mos ishin e pakta 100? Përse u lane jashtë listës me 46 shkrimtarë, shumë shkrimtarë shqiptarë të këtyre përmasave edhe nga Kosova, Maqedonia, Diaspora…? Miku im, Rolandi, si vijues i një liste të gjatë “harruesish” ka “harruar”, natyrisht jo me dashje, por nga kufizimi financiar, jo vetëm finaciarë pasi nuk kushtonte asgjë disa foto bardh e zi me shkrimtarë shqiptarë që jetojnë jahstë Republikës së Shqipërisë, pra plot shkrimtarë e poetë kombëtarë e përtej, në Kosovë, MV, Malin e Zi, Diasporë, por edhe në Shqipëri“.

-Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit(QKLL), një institucion i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë ditë më parë u bë pritëse dhe sponsorizuese edhe mediatike e ekspozitës fotografike të fotografit të njohur Roland Tasho të quajtur “Karrigia e letërsisë shqipe”, një ekspozitë që ka marrë shumë kritika , sidomos në Prishtinë, për faktin që ajo përjashtonte të gjithë shkrimtarët dhe poetët që jetojnë dhe krijojnë jashtë Republikës së Shqipërisë, si e komentoni këtë përjashtim?

-Xh. Mustafa: E kam ndjekur qysh në hapje këtë ekspozitë dhe qysh në nisje hapjen e debatit për atë. Vërejtje e kundërshtime ka pasur jo vetëm nga vizitorë, përgjithësisht shkrimtarë…Vërejtja e pare ka qenë për numrin 46. Domethënë, me të drejtë janë shtruar me zë apo në vetvete pyetjet: përse vetëm 46 shkrimtarë, përgjithësisht të realizmit socialist apo të “listës së lënë trashëgim nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia”? Përse të mos ishin e pakta 100? Përse u lane jashtë listës me 46 shkrimtarë, shumë shkrimtarë shqiptarë të këtyre përmasave edhe nga Kosova, Maqedonia, Diaspora…? Miku im, Rolandi, si vijues i një liste të gjatë “harruesish” ka “harruar”, natyrisht jo me dashje, por nga kufizimi financiar, jo vetëm finaciarë pasi nuk kushtonte asgjë disa foto bardh e zi me shkrimtarë shqiptarë që jetojnë jahstë Republikës së Shqipërisë, pra plot shkrimtarë e poetë kombëtarë e përtej, në Kosovë, MV, Malin e Zi, Diasporë, por edhe në Shqipëri. Për këtu në Shqipëri e kam fjalën për shkrimtarë edhe me 4- 10 romane dhe vëllime poetike të pas vitit 1990, domethënë të gjasme pas komunizmit e të gjasme demokracisë. Si lista e shkrimtarëve të përtej Shqipërisë shtetërore, ashtu edhe ajo e atyre të gjasme postkomunizmit, janë të gjata, gati- gati sa “lista e Roland Tashos dhe e Alda Bardhylit”! Gjykoj se ndikon e do të ndikojë për keq mbijetesa e gjatë e kultit të shkrimtarëve të rënditur në të parë, të dytë, të tretë…në listën e shkrimtarëve “të lënë” nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia dhe “harresa” e gjatë e shumë shkrimtarëve të vërtetë e të lexueshëm, me krijimtari bashkëkohore, të pas vitit 1990…përjashtimi i këtyre shkrimtarëve, pa lexuar me vëmendje dhe interes pjesën më të madhe të autorëve të mëvonshëm, të pas vitit 1990, tregon se ata mendojnë se letërsia e mirëfilltë dhe konkuruese edhe në botë shqiptare, fillon e mbaron me emrat dhe veprat e tyre. Kjo është e padrejtë dhe tejet e dëmshme. Kjo është rrjedhojë edhe edhe “varrosjes për së gjalli” të kritikës së vërtetë, objektive, me paanshmëri bindjeje dhe pozicionimi partiak si dhe të pa ndikuar nga kulti ndaj emrave “të vjetër” dhe paragjykimi nënvleftësues apo, edhe përcmues, deri në mbyllje të qëllimshme të dy syve, me sebepin për të mos i lodhur sytë e nervat dhe humbur kohë, ndaj “emrave të rinj.

-Ndërsa Ministria e Kulturës dhe QKLL nuk kanë reaguar për përfshirjen e tyre, autori i ekspozitës Tasho është mbrojtur duke deklaruar se ishte një projekt individual i nisur në vitin 1998 dhe i përfunduar në vitet 2008 dhe nuk kishte si qellim të shkruante historinë e letërsisë. Ai, edhe pse një nga fotografët më të njohur në vend, nuk ka dhënë asnjë shpjegim përse ka përjashtuar në projektin e tij(edhe ashtu individual) të gjithë shkrimtarët dhe poetët shqiptarë jashtë Shqipërisë londineze. Si e komentoni justufikimin e tij ?

-Xh.Mustafa: Sipas opinionit tim, Rolandi si fotograf elitar, padyshim nga më të talentuarit e më të njohurit edhe përtej Shqipërisë në këta 30 vjet, është kufizuar vetëm në këtë listë me 46 shkrimtarë, nisur apo mbështetur nga njohjet, lidhjet, preferencat…e tij individuale…Por, edhe nga mundësitë konkrete dhe mbështetja financiare që i është dhënë nga Ministria e Kulturës dhe QKLL. Nuk mund të mendoj se përjashtimi i një numri të madh shkrimtarësh, sidomos veriorë, nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Diaspora është bërë me paramendim apo tendencë. Le të urojmë dhe shpresojmë se ai apo ndonjë tjetër do të bëjë një ekpozitë të kësaj natyre, duke përfshirë të gjithë shkrimtarët shqiptarë…Kam bindjen se përsëri, edhe nga kjo ekspozitë e re, mund të “harrohen“ plot emra e mund të rindizet debati si për këtë ekspozitë të parë.

– Përfshirja e Ministrisë së Kulturës dhe QKLL-së, si dy ente kulturore publike në këtë projekt individual, duke e strehuar, sponsorizuar dhe parqitur mediatikisht si event kombëtar, me dashje apo pa dashje e kanë nxjerrë këtë projekt nga përgjegjësia individuale e një fotografi apo privatësia e një individi duke i dhënë legjitimitet zyrtar. Pse mendoni që kjo ministri mbajti dhe po mban këtë qendrim, duke ju kthyer praktikave staliniste të para viteve 1990, ku shkrimtarët shqiptarë botoheshin nën okelion “Shkrimtarë nga Kosova”?

-Xh.Mustafa: Ky është një shqetësim i drejtë e i logjikshëm. Subjektivisht, domethënë personalisht, jam që ndarja e shkrimtarëve shqiptarë, sipas përkatësisë gjeografike, në të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Diasporës…, mund të jetë vetëm formale apo konvencionale, për respekt juridik të ndarjes gjeografike e shtetërore. Në studime të gjëra, në tekstet e historisë së letërsisë kombëtare shqiptare, kjo ndarje nuk duhet të përdoret. Gjykoj se kjo është e domosdoshme dhe lehtësisht e realizueshme. Njëherazi, do të ishte edhe një hap drejt bashkimit kombëtar politik e shtetëror, prej një kohe të gjatë të ëndërruar, dëshiruar e të shprehur me zë, apo edhe publikisht në media dhe në tribuna politike vendore e ndërkombëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here