1.EKUINOKS
Në pesë të premtet
Në pesë të shtunat
Në pesë të dielat
Kapërceva ylberin në majen të Shkëlzenit.
asnje cikë nuk ndryshova
Vec u bera me lazdran
Teksa femijërinë time mendoja
Mbajtur në fijen e penit te Vorret e Shalës
Me Dervish Lushen e Rexhep Belin…
2. TORNADO
Ne mizanskenat perendimore
E ne kalldremet shekullore te miteve
Rrin varur ku jetojne bijte e fisit tim
Nje lahute e vjeter me dry arre….
Qimet e saj hingellijne sa here
kuajt e mbretereshes Elizabete
Bejne roje me ushtaret ne keshtjelle.
Tornadot nuk bien ne Tropoje,
Ne Uells mbase po…
3.METROPOLEVE TE ASKUNDIT
Neper udhekryqet moderne
Te metropoleve europiane
Iku rinia pa buje,rrodhi gjaku I Arberit
Mbeti skalaktikave kulmore te nje jete varfanjake.
Gjaku i lupurishur i Arberit
Kuqlon metropoleve te askundit
Mjediseve te salloneve ne pritje nomande…
4.BRIGJEVE TE KOTIT
Kot,kot, kot
Lindja ,rinia,jeta…
Vetem pleqeria dhe vdekja
Ujitin livadhin e jetes
Brigjeve te kotit.
Sivjet nuk I dihet,
Mbase duhet t’i ruhemi motit….
5.MESHA E PARE
Pastori grumbulloi pasthirrmat jetesore
Qetesia mbizoteroi katerciperisht kishen e Zojes
Jezu krishti ne kryq
Pagezoi bejtexhinjte nikajmerturas
Ne pervjetorin e shungurimit te meshes se pare
Te lumturuar prej priftit At Zef Pllumit
Ne Nikaj,
Mbi Dri ushton maja e Çllumit.


















