VETËM NË SHQIPËRI BIJTË E EKZEKUTORVE TË KOMUNIMIT BËHEN KRYEMISTRA!
Të nderuar të rinj dhe të reja shqiptare!
Unë jam Lavdie Nela ish e burgosure politike nga regjimi i Enver Hoxhës. U burgosa së bashku me burrin tim Heroin Havzi Nela në moshën më të bukur të rinisë, u denova me 10 vite burg politike, dhe im shoq u denua për gjith jetën, duke e kryer denimin në kampet çfarosëse të Burrelit, Spaçit, dhe në kampin e internimit në një fshat malor të Arrnit Kukës deri në dt. 10 gusht 1988 kur diktatori Ramiz Alia, dhe Kristaq Rama babai i Kryeministrit Edi Rama firmosën varjen e poetit dhe e ekzekutuan para 38 vitesh në mes të qytetit të Kuksit.
Kur trupi i poetit valvitej në litar në mes të Kuksit, partia që drejton Edi Rama hidhte valle reth kufomës së poetit zemërzjarrtë.
Të dashur djem dhe vajza!
Mua komunizmi më la pa familje, ma ekzekutoi burrin hero Havzi Nelën, më la pa fëmi, dhe kam 35 vite të ashtuquajtur demokraci që përballem me urretjen e Partisë së ekzekutorit të Shqiptarve, dhe të birit të ekzekutorit të Havzi Nelës Edi Rama që mban postin e Kryeministrit.
Vetëm në Shqipëri ekziston biri i një ekzekutori të poetit të lirisë, të jetë Kryeministër i një vendi që pretendon se është demokratikë. A ka ndonjë vend demokratik në botë që bijtë e ekzekutorve të diktaturës, komuniste të bëhen Kryeministra, kjo ndodh tek ne, se forcat politike mbas vitit 1990 nuk i denuan krimet e komunizmit.
Dhe kur ju shoh ju djem dhe vajza prej 72 ditësh këtu në Tiranë, më bëhet Zemra mal, dhe i drejtohem të madhit Zot, ju jeni fëmit e mi e të Havzi Nelës, se po çoni përpara kauzën e lirisë që u var poeti e u zhukën kufomat e 6000 shqiptarve që ju me propozim të Kryetarit të Unionit të Burgosurve Politikë aktivistit të pa lodhur në publikimin e krimeve të komunizmit Besim Ndregjoni, mbajtët në këtë shesh lirie, një minutë heshtje për jetët e tyre, mirnjohje ju që nderuat jetët njerzore që u vranë për një Shqipëri demokratike.
Unë dhe bashkëvuatjsit e mi, nuk jemi hakmarrsë.
Por duam drejtsi e cila fatkeqësisht mungon në vendin tone prej 35 vitesh, që quhet demokratik e vepron si diktaturë.
E kam pritë nga 35 vite që Kryeministri shqiptar Edi Rama të kërkonte falje, që babai i tije firmosi varjen në litar të burrit tim Havzi Nela, përkundrazi ai jo nuk kërkoi falje por u kërkoi deputetve të parlamentit të përuleshin për babin e tij deri në fund të kambëve. Dhe ky Kryeministër krenohej me firmën e babait të tijë që kishte varun poetin e lirisë.
Herojt nuk vdesin ata lartësohen nga vepra që lënë për brezat e rinj.
I tillë do të mbetet dhe Havzi Nela, diktatura i mori jetën, por jo moralin, jo qëndresën, jo fisnikërinë dhe itenditetin e tij kombëtar si shqiptari i pavdekshëm.
Ju rinia shqiptare kërkoni të ndërtoni Shqipërinë e re, at Shqipëri që luftuan për 45 vite Havzi Nela me mijëra intelektual që u pushkatuan. Ju doni një Shqipëri demokratike, për të cilën shqiptarët bënë 915.000 vite burg, atë që se bane për 35 vite klasa politike komuniste që muar në dorë fatet e Shqipërisë në vitet 1990. Po e bani ju rinia e pamposhtur dhe po lartsoni Shqipërinë në Europë e në botë.
Unë sëbashku me Ju me shumicën e popullit shqiptar i drejtohemi këtu nga kjo tribune lirie këtij Kryeministri:
Edi Rama jep dorheqje, se moralisht dhe ligjërisht ti nuk duhet të jesh Kryeministër, se je biri i ekzekutorit të Havzi Nelës.
Edi Rama jep dorheqje se ke shpopulluar Shqipërinë, një krim çnjerzor për një komb.
Edi Rama jep dorheqje se e ktheve Shqipërinë në parcela hashashi e droge!
Edi Rama jep dorheqje se je Kryeministri më i korruptar në Europë.
Unë si e burgosure politike i drejtohem Bashkimit Europianë, Departamentit të Shteteteve të Bashkuara të Amerikës,:
Si mund të bashkëpunoni dhe të lejoni një Kryeministër, birin e ekzekutorit të jetëve njerzore në diktaturë të drejtojë qeverine e një vendi demokratikë.
Demokracia zotrinj ambasadorë është e shejtë për popujt tuaj, pse kjo fyrje për popullin tim të vuajtur në diktaturë.
Edi Rama dorheqjen tuaj e kërkon populli, dhe kur flet populli, politika hesht dhe largohet.
Vetëm diktatorët largohen me force.
Edi Rama, Ju zgjidhni o rrugën e diktaturës që populli të përdori forcën, o rrugën e demokracisë duke dhënë dorheqje.
Shqiptarët nuk të kan asnjë borgj, ti u ke borgj shqiptarve jetët e humbura në diktaturë, dhe mos fuksionimin e shtetit në demokraci.!
Edi Rama larg duart nga liria e shqiptarve! Largohu dhe përballu me drejtsinë.
Shqipëri e re, poshtë komunizmi!
LAVDIE NELA!


















