Leximi i Markezit. Tregim nga Sherzod Artikov. Perktheu: Albert Nikollay

 

 

SherzodArtikov

Shkrimtari dhe publicisti SherzodArtikovka lindur në vitin 1985, në qytetin Marghilan të Uzbekistanit. Si fillim ai u diplomua me sukses në Institutin Politeknik Ferghana në vitin 2005.Nga kritika letrare  konsiderohet një ndër shkrimtaret e rinj me peshë në vendin e tij dhe shkruaj tregime dhe esse. Ai është veprimtar i angazhuar për të drejtat e njeriut dhe Demokracinë Republikane në Uzbekistan. Libri i tij i parë “Simfonia e Vjeshtës” doli në dritë në vitin 2020, dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm kombëtar dhe ndërkombëtar. Ai është fituesit e konkursit kombëtar letrar Uzbekistanit me volumin “MyPearlregion”, për risitëdhe prurjet në prozën moderne. Ështëndër autorët më tëbotuar në revista të shumtakulturore dhe letrare tëRusisëdhe Ukrainës siç janë “Camerton”, “Topos”, “Autograph”. Përveç kësaj, tregimet e tij të botuara në revistat letrare por edhe gazetat Kibernetike duke u bërë kështu i njohur  në Kazakistan, SHBA, Mali i Zi, Turqi, Bangladesh, Serbi ,Pakistan, Egjipt, Slloveni, Gjermani, Greqi, Kinë, Peru, Arabi Saudite, Meksikë, Argjentinas, Spanjë, Itali, Bolivia, Kosta Rika, Rumani dhe Indi. Për lexuesin shqiptar, vjen per here te parë me një tregim psikologjik mjaft sinjifikativ

 

 

 

 

 

Po jua them të vërtetën pa dorashka: Unë dua vërtet tetorin. “Pse”- do të më pyesni ju? Sepse në Tetor ka më shumë erë dhe shi dhe kjo më mbush me tallaz të brendshëm. Ka bukurinë e vet stina e vjeshtës, kur moti është shpesh i vranët dhe me shtrëngata. I dua vërtet energjitë në ndryshim, në evolucion.E adhuroj varietetin e gjetheve të verdha,  shushurimat e rrëkeve të ujit poshtë këmbëve, dhe freskinë magjike që sjell paqe dhe relaksthellë në zemër.

Por mund të ndodhë dhe e kundërta, siç ndodhi…Gjithë era e djeshme u kthye sot në një shtërgata. Në mbrëmje, megjithëse ishte e qetë, unë e kisha përqafuar hidhërimin,  që vinte nga grahmat e tokës; nga aroma e saj e lagur, qëvazhdonte të përzihejme frymëmarrjen time. Në muzg, doli vetëm një rreze dielli, e cila u fashit dhe, temperatura u ul papritmas me ikjen e saj, Në ballkon u bë ftohë. Mu desh të hyja brenda.

Në dhomën time komode, por në një rrëmujë që vetëm shkrimtaret mund ta bëjnë, binte në sy një raft të gjatë dhe i madh librash, thënë ndryshe bota ime ku fshihesha për të zbuluar qetësinë shpirtërore. Ju afrova dhe për një moment mendova se çfarë të bëja….. Më ishte arratisur dëshira për të lexuar. Koka po më dhembte dhe zemra më rrihte në aritmi. Nuk kishte kurrfarë gjasash që një libër të ndihmonte në një situatë të tillë, aq më tepër kur migrena i shpallte bllokadë mendimit të kulluar brenda trurit.

Me tu ulur në karrige, u kujtova papritur që Nafisa nuk kishte ardhur për ta sjellëlibrin që unë e lexoja dhe e rilexoja, sa here kisha dhimbje koke. Ishte si një formë terapie: E kishte marrë”Njëqind vjet vetmi” të Markezit,  pikërisht dhjetë ditë më parë me premtimin se do ta sillte për një javë. Që nga ai moment ajo humbi, si çifuti në shkretëtirë. Nuk denjoi të vinte si zakonisht.

Në pritje të ardhjes së saj, dhe në mungesë të librit “Aspirinë” dhimbja e kokës mu rrit. Mora një ilaç dhe piva madje edhe një kafe të hidhur, po as kjo nuk e ndryshoi situatën e kokë-dhembjes. Pas kësaj, si një i dehur jo nga alkooli, po nga therjet e migrenës fillova të vërdallosem para dhe mbrapa në dhomë.Në fund vendosa ta injoroj dhimbjen dhe të merrem me diçka tjetër…

… hapa perdet dhe u vetë-vendosa si statujë përballë xhamit, sikur të ish një botë tjetër: A po! Në shtëpinë përballë meje dikur jetonte një grua e vjetër ruse. Ajo vdiq dy muaj më parë në vetminë e saj të trishtë.Nafisa dhe familja e saj u zhvendosën në banesën e saj. Djali i plakës, i cili jetonte jashtë, ua shiti shtëpinë. Këto ishin ngjarje të zakonshme, aq sa ishte e zakonshëm edhe fakti Babai i Nafisësnjë burrë i vranët si vjeshta ishte oficer.. punonte në pjesën ushtarake të qytetit.Ndërsa ajo vetë, nëse nuk gaboj, jepte mësimin e gjuhës angleze në një shkollë të mesme. Thjesht ishte vajza e bukur e një oficeri te vëngërt që kalonte jetën pranë repartit të Tankeve në periferi të qytetit.

Nuk e mora vesh sesi ajo zbuloi se unë kisha një bibliotekë. Duhej të kishte dëgjuar nga fqinjët e rinj, që me krenari duhej ti ishin thënë “ai tipi intelektual ka një bibliotekë shumë të pasur”. Vetë ajo as që e kishte marrë guximin të me shtronte pyetjen. Ndoshta ishte aq krenare sa nuk e kish parë të arsyeshme. Kur më takoi në rrugë, vetëm buzëqeshi duke luajtur kokën, si Afërdita para Marsit, me një përshëndetje gjestikulative,  pa thënë asgjë. Ndoshta e konsideronte të padenjë shtrimin e pyetjes, nëse mund të merrte ndonjë libër. Ajo sipas gjasave mendonte se ishte në të drejtën e saj natyrore, të merrte çfarë të donte, kur të donte dhe pik…

Fluiditeti i saj, më pengonte ta përcaktoja se çfarë dreq tipi ishte. Krijesat amorfe janë gjithmonë të rrezikshme.

– …e mirë…mirë… a mund të lexoj diçka nga librat tuaja? – më pyeti një herë, krejt papritur duke u shfaqur para banesës sime, atëherë kur nuk e prisja.

Pa shaka, mbeta si guak. Askush nga lagja ime nuk më kërkuar libra. Ishte si një rrufe në qiell të pastër. Sidoqoftë, unë e ftova atë brenda, sepse nuk më pëlqente të merrja rolin e një budallai. Po nuk është se u tregova entuziast. Më duhet të vrojtoja sjelljet e saj. Te blija më shumë sesa të shisja.

Për sallonin e katit të parë, të mobiluar sipas shijeve franceze, nuk shfaqi asnjë emocion.. po me tu ngjitur në katin e dytë, në studion time gjigande, nuk e përmbajti veten:

– Uuuj…Keni kaq shumë libra!

Ajo vështroi përreth bibliotekës time dhe u gëzua si të ishte një fëmijë i vogël. Qëndrova i heshtur para dritares, duke shtypur një cigare në buzë. Nuk doja t’i përgjigjesha. Mendova se atëherë ajo do të bënte më shumë pyetje. Isha mësuar të mos i përgjigjesha askujt kur isha duke pirë duhan.

– A mund ta marr një libër tëJackLondon? – ajo pyeti.

Unë pohova me kokë në shenjë pëlqimi, duke thithur tymin e cigares dhe duke ia kthyer shpinën. Nafisa e mori librin si të bëhej fjalë për një objekt delikat dhe më falënderoi duke shtuar me një zë të dredhur, “Do ta lexoj shpejt!…dhe do jua kthej”. Në fakt unë nuk  e kisha ditur se në bibliotekën time, ishte dhe romani “MartinEden” të cilin e kisha blerë diku aty nga viti i dytë i shkollës së mesme… hemn, bëra me vete… ky ishte fillimi i një njohje me një vajzë.

Pastaj ajo filloi të vinte tek unë rregullisht, në çdo tre ose katër ditë. Unë i përgjigjesha shumë rrallë, dhe kjo bënte qëajo tëishte paksa e hutuar!Sidomos kur pa që unë nuk i kushtoja vëmendje asaj, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ishte stili im, loja ime.

Indiferenca ime ishte me kobzezë, përgjatë kohësqë pija duhan në dritare . Kjo bënte që ajo ta kthente me kujdes librin që kishte lexuar dhe të largohej me ngut. Me duhej të mësoja një të vërtetë të rëndësishme të karakterit te saj. Nëse ajo vërtet lexonte libra, apo thjesht bënte sikur lexonte libra për tu lidhur me mua. Aq shumë u prodhua dhe u riprodhua një gjendje e tillë, sa u kthye në një rutinë të frikshme

Por për herë të fundit, gjithçka ndryshoi si me shkop magjik. As vetënuk e di pse. Ishte hera e parë që unë nuk kisha asnjë dëshirë të pija cigare, dhe aq më pak të qëndroja pranë dritares duke bërë sikur ajo të mos ishte në studion time. Përkundrazi, unë u ula në një karrige dhe nuk i hoqa qoftë dhe një çast sytë. Për habi edhe ajo nuk ngutej të largohej, duke lënë një libër e duke nxjerrë një tjetër. Dukej që dëshironte diçka por ishte e pavendosur. Pasi kërkoi e kërkoi, mes psherëtimash mori “Njëqind vjet vetmi” të Markezit dhe e pa me interes, duke qëndruar në mesin e të bibliotekës si një statuetë.

– Duket se ju pëlqen të lexoni shumëletërsi botërore? – e pyeta për herë të parë, duke e parë nga afër.

Nuk e priti pyetjen time dhe ktheu sytë…sapo më kapi shikimin, u skuq si një trëndafil.

– Po, unë shpesh lexoj letërsi botërore, – tha ajo, duke u përpjekur të ruantegjoja moskokëçarjen e saj , dhe vazhdoi të shfletonte faqet e librit.

Unë mendoja gabimisht seajo ndoshta nuk ishte tërheqëse. Ishte shenjë e narcizmit tim. Sidoqoftë, sjellja e saj e sojme , lëvizjet e qeta dhe të sakta, besimi që rrezatonte dhe në të njëjtën kohë etja për të përfituar nga jeta, sytë e saj të mëdhenj ngjyrë ulliri të errët e bënin vërtet interesante para një tipi si unë… dihej mania ime për të zbuluar thellësitë e perceptimit njerëzor…

– Desha t’ju pyes nëse  i keni lexuar të gjithë këta libra?- u bë kurioze…

– Pothuajse, – mërmërita, duke hedhur një vështrim vëzhgues dollapëve.

– Jeni për tu pasur zili, – vazhdoi , duke mbyllur librin dhe duke u bërë gati për tu larguar.

Kur dëgjova fjalën  “Zili” ndjeva një shkundje… këtu fillonte diçka tjetër… sigurisht… zilia është fillesa e konkurrencës dhe shkëmbimit të gjithçkaje, ne kuptimin e mirë

– Dëshironi të pini një filxhan kafe? – e ftova unë, duke u ngritur papritur në këmbë, ndërkohë që ajo arriti pragun e derës. – Sot është moti i duhur për kafe.

Nafisa shikoi nga dritarja e hapur, drejt shtëpisë së saj të re, sikur deshi të sigurohej nëse ishte e përshtatshme apo jo, pranimi i kërkesës.

– Epo, pse jo, nëse nuk të jep kënaqësi… – tha ajo e hutuar.

Ishte si në një film… asgjë e komplikuar, asgjë artificiale… natyre njerëzore

– Si e pini, me sheqer apo me qumësht?

– Kafe të zeze – tha ajo. – Pa sheqer, pa qumësht…si duket ruante linjat…

Nuk e kuptoja as vetë këtë ndryshim të papritur që po më pushtonte. Kisha harruar të isha i ftohtë dhe ndrojtja ime kishte firuar.Po bëhesha si një shirit magnetofoni ku dilte zë pa ndërprerje. Më bilbiloste goja me entuziazëm për librat e lexuar dhe autorët e mi të preferuar.

Me dukej se ajo më dëgjonte me interes dhe vëmendje. Kur erdhi radha e saj, ajo foli me butësisht, shtruar dhe qetë. Duke e dëgjuar atë, kuptova se isha i magjepsur nga një krijesë, botëkuptimi i të cilës ishte si imi. Ne ishim si dy pika uji . “Më në fund”murmurita me kënaqësinë e ëmbël, që më kishte munguar në jetën për shumë vite.

Kur ajo u largua, unë përsëri isha vetëm me librat e mi. Siç gjithmonë!. Por nuk qe e thënë.. kishte ndodhur diçka! Më kot po prisja që zemra ime e mësuar me vetminë, përsëri do të fillonte të endej e qetë në qoshet e saj të shkreta. Për herë të parë, ndjeva në thellësitë e vetvetes pasionin që dikur kishte qenënjë ndjenje të errët mes katër mureve ku mbretëronin librat. Rrethuar nga konvulsionet dhe mendimet e mijëra shkrimtareve, kisha përjetuar akullsinë e shpirtit tim.

Duke kaluar pranështëpisësë saj,të nesërmen- gjoja si rastësisht, takova Nafisën. Më qeshi shpirti! Ajo ishte në fakt e zënë, Po shoqëronte motrën e saj rrugës për në shkollë. E përshëndeta, por ecëm në heshtje deri në stacionin e autobusit. Doja të flisja pafund, shumë gjëra, doja ti kapja dorën dhe ta ndjeja prekjen e lëkurës sëbardhe e tëbutë:Por e shikoja se ajo ndihej  në siklet për shkak të njerëzve që lëviznin gjithandej nëpër rrugë.

Në stacionin e autobusit, unë mora një taksi dhe ajo hipi në autobus. Rrugës më kujtohej libri që ajo kishte marrë herën e fundit. Pastaj fillova të pyes veten nëse ajo do ta lexonte atë shpejt. Në fund, i thashë vetes se nuk duhej të trembesha. Ajo do të bëhej e imja.

Kaluan katër ditë pa asnjë lajm. Pa asnjë takim… nuk ndodhte asgjë.. Nafisavazhdonte që me mosqenien e saj pranë meje ta zgjonte një shtrëngatë vjeshte në shpirtintim. Ditën e gjashtë, në kundërshtim me natyrën time të qetë, fillova të nervozohem, të pi cigare dhe të mos lexoj më. Ditën e shtatë, i dërmuar ju riktheva pirjes së cigares në dritare, duke e ngushëlluar veten me faktin se do të ishte e pamundur të lexohej libri i Markezit në një javë. Kjo gjendje pezmi zgjati vetëm disa ore. Pastaj mu rikthyen sërish demonët e dyshimit… ajo po luante me ndjenjat e mia… pse e bënte ajo këtë gjë, kur e dinte se çdonjëra nga vajzat e këtij qyteti do të ishte e lumtur nëse do të kishte miqësinë dhe dashurinë time.

Gjendja ime shpirtëroreu përkeqësua në një shkallë të atillë, saqë dje nuk munda të përqendrohempërgjatë punës time rutinë në Kompaninë e Sigurimeve. Unë e kisha lexuar një libër prej 386 faqeshgjithmonë brenda tre apo katër ditëve, dhe nuk e dija se të tjetër lexonin më ngadalë sesa unë. Se ata e jetonin jetën edhe me pasione të tjera në rrugë, në udhëtime, në relacione të hapura dhe të fshehta. Shumë mendime ogurzeza më pushtuan kokën. Ndoshta, Nafisa nuk kishte pasur kohë për të lexuar librin, – mundohesha të ngushëlloj veten. Pas një minute mendova se asaj thjesht nuk i kishte pëlqyer libri dhe se e kisha harruar fare në ndonjë cep të dhomës së saj të gjumit

Përpara kolegëve unë gjithmonë kisha qenë “Tipi i çuditshëm që lexon libra dhe që flet tre fraza në vit”, përveçse zonjës FeruzaAnvarovna nga Departamenti i Menaxhimit të Rrezikut. Ajo ishte rreth tridhjetepestave–kishte pamjen e një gruajetë sinqertë dhe shumë e zgjuar.

Përfitova nga pushimi i drekës për të shtyre derën e zyrës së saj dhe për ti adresuar pyetjen time brengosëse… nëse nuk do të flisja me dikënd, romani i Markezit do të më çonte në çmendinë.

– Me ndjeni , FeruzaAnvarovna, – i thashë tek dera e sallës së pushimit. – A mund tju pyes për diçka?

Atë çast ajo po rendiste pirgje letrash në tryezën e saj.

– Sigurisht, Humayun.

– Sa ditë do të lexonit ju një libër me treqind e tetëdhjetë e gjashtë faqe?

Ajo më pa sikur të isha një jashtëtokësor… sigurisht një pyetje të tillë nuk ja kishte adresuar askush përgjatë gjithë jetës së saj…u  mendua pak dhe qeshi.

– Varet nga çfarë lloj libri është. Nëse më intereson, do ta përfundoja leximin e tij maksimum për shtatë ditë. Nëse jo, nuk do ta lexoja as për një muaj. Madje as për një vit…

Nuk fola , u riktheva në zyrën time duke mos ja hedhur sytë sallës së madhe të mensës, pa as më të voglën dëshirë për të ngrënë drekën e punës. Ishte një akth i ndyrë, shkatërrues… po ta dija se çfarë përjetimesh më prisnin nuk do ta kisha nisur lojën… por tani isha në valle dhe nuk mund të dija nga rrethi vicioz. Aq i obseduar isha nga kjo gjendje “as në qiell e as në tokë”, sa me të mbërritur klienti i parë i mbasdites, nuk e përmbajta veten dhe i thashë:

– Për sa ditë do të lexonit ju zotëri një libër me treqind e tetëdhjetë e gjashtë faqe?

-Po bëni ndonjë sondazh për nivelin kulturor të Klientëve tuaj, – më pa i habitur… dje me pas shtoi: “Nëse i vihem me ngul, dhe le gruan në harresë, ndoshta e lexoj brenda dy javësh, – shtoi me të tallur.

Gjatë rrugës për në shtëpi, mendova për absurditetin e ekzistencës time… kisha pretenduar të isha një njeri me kulture, po kujt i vlente një gjë e tillë… nëse nuk isha i zoti të komandoja vetveten, pse duhej të ekzistoja…dhe në një situatë të tillë, sërish nuk më mbetej vetë se të kërkoja një litar shpëtimi. I adresova fjalën shoferit të taksisë:

– Për sa ditë do të lexonit ju zotëri një libër me treqind e tetëdhjetë e gjashtë faqe?-

Ishte një pyetje krejt pa takt…idiote…

– Mos mendoni se do ta komplikoj jetën time duke lexuar libra, – tha ai, duke e fshehur fytyrën nga pasqyra sipër në të djathtë anash kokës, si ai gjarpri nën gur para sulmit të shqiponjës.

Zbritja përballë shtëpisë mu duk si një zbritje përballë portës se ferrit.  Nuk është e mundur, mendova. Kjo është shtëpia ime! Hapa porën ngadalë, si një hajdut dhe qëndrova në korridor, mbështetur në mur pa u futur brenda. Kisha vetëm një qëllim. Që mbërritja ime të bëhej e dallueshme: Nëse Nafisa do të më shihte nga dritarja e saj, ajo ndoshta do të vinte për të shkëmbyer librin. Për të shkëmbyer madje dhe me shumë… shpresa vdes e fundit.

Qëndrova kështu për njëzet minuta në një gjendje zero, jomendore. Por nuk trokiti në derë askush. Kur u zhgënjeva, vura dorën në xhepin e pantallonave dhe nxora një pako cigare. Kutia ishte pothuajse bosh. Për fat të mirë, kishte mbetur cigarja e fundit. Më ndihmoi të shpërqendroja pak: Shkova te rafti dhe nxora ca libra të rastësishëm. Njëriprej tyre kishte dyqind e pesëdhjetë e katër faqe, tjetri kishte njëqind e tetëdhjetë e tre dhe i treti kishte njëqind e njëzet e katër faqe. E lashë librin e tretëdhe të tjerëti vendosa përsëri në raft. Pasi e shfletova librin nga fillimi në fund, vendosa ta rekomandoja Nafisëssapo ajo të vinte …dhe nisa tëpërrallosem, pa fund…pa shikim…vetëm me një mendim… pse ajo nuk po vinte.

… kaluan disa orë…Bredhja nëpër dhomë shumë shpejt mi shkërmoqi këmbët. U ula dhe u mbështeta në pjesën e pasme të karriges. Dhimbja në kokën time filloi të shuhej ngadalë pasi piva një pilulë. Por zemra ime ende rrihte akoma si e çmendur. Pasi e vura kokën në buzë të karriges, mbylla sytë për një moment. Imazhi i Nafisës nisi të notontepara syve të mi sërish e sërish, gjer ne pafundësi. Atëherë kuptova se sikleti, nervozizmi, humor i keq përgjatë dhjetë ditëve të fundit kishin ardhur për shkak të pritjes. Unë, i mësuar që nga fëmijëria të mos prisja për asgjë, isha zhytur në padurimi ta takuar. Po vloja nga dëshira që ta shikuar përsëri, dhe imagjinoja si ajo do të fliste me mua, e dashuroja zërin e saj të këndshëm qëdo të mbushte studion time. Pse duhet të gënjej veten time? Tani e pranoja hapur se vërtet nuk kishte kurrfarërëndësie, se për sa kohë ajodo  mund ta lexonte Markezin. Pranimi i këtij fakti më bëri të qesh me vetveten. E qeshura ime ishte plot dhimbje, plot mall me një tis trishtimi dashuror. Vazhdoja te qeshja. Zëri im po bëhej gjithnjë e më i fortë. Pavarësisht se komshinjtë mund të mendonin se kisha kajdisur nga mentë e kresë.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here