Nesër mbledhja e dy qeverive shqiptare në Prishtinë, axhenda e plote

Nesër do te mbahet mbledhja e dy qeverive në Prishtinë

Ditën e nesërme në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive Shqipëri dhe Kosovë. Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, policia e Kosovës ka hartuar një plan masash.

Policia e Kosovës ka njoftuar se do të ketë një ndërprerje me intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut në zonat ku do të lëviznin dy delegacionet. Për të mundësuar qarkullim e lirë janë menduar disa rrugë alternative në zonat ku do të devijohet trafiku.

Njoftimi i Policisë së Kosovës:

Angazhimet policore rreth mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri. Prishtinë, 19 qershor 2022/ Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë. Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë. Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet. Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik.Në mbledhjen e cila mbahet nesër në njërin ndër hotelet në Prishtinë, do të nënshkruhen edhe disa marrëveshjeve ndërqeveritare.

Agjenda është si në vijim:

10:45 Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë

Vendi: Hotel Garden, Prishtinë

11:00 Mbërritja e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

11:15 Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri

Fjalë e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)

Fjalë e Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë (10 min)

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim 12:20 12:30

Prezantim me pjesëmarrjen e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë.

Prezantimi bëhet nga z. Eric SMIT, Drejtor, Royal Haskoning DHV

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12:45 Konferencë e përbashkët për shtyp e Sh.T. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe Sh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here