E hënë, 20 Maj, 2024
Ballina Kryesore Numërohen 4683 nga 5199 kuti, PS fiton një mandat në Berat dhe...

Numërohen 4683 nga 5199 kuti, PS fiton një mandat në Berat dhe kalon me 73, PD 59, LSI 5

27 Prill, 2021 08:25

Zgjedhjet 25 Prilli, Numerimi (7)

 

Vijon procesi i numërimit të votave, teksa janë numëruar më shumë se 80% e kutive në Shqipëri, ndërsa kanë dalë edhe rezultatet e para. Rreth 3 milionë e 600 mijë shqiptarë me të drejtë vote u thirrën në votime për të zgjedhur 140 deputetët e Parlamentit të ardhshëm. Për të ushtruar të drejtën e votës, zgjedhësit u paraqiten në 5199 Qendra Votimi.

Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor përcakton se Shqipëria ka një sistem zgjedhor proporcional rajonal, ku në secilin prej 12 qarqeve të vendit prodhohen mandate, bazuar në popullsinë e secilit Qark. Për herë të parë në Shqipëri po aplikohet teknologjia në zgjedhje. Në çdo Qendër Votimi u instaluan pajisje elektronike, të cilat kryen identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, zgjedhjet e 25 Prilli, sjellin risi. Në të njëjtën Fletë Votimi Zgjedhësit votuan për partinë dhe kandidatin preferencial për deputet, që në Fletën e Votimit u identifikua nga një numër e jo emri i tij. Ligji saktëson se së pari numërohen votat për subjektet zgjedhore e më pas, për kandidatët për deputetë.

Lista fituese e kandidatëve për deputetë pas numërimit të votave për partitë, mund të thyhet vetëm nëse një kandidat që renditet poshtë vijës së kuqe ka marrë më shumë preferenca se mesatarja e votave të partisë. Zgjedhjet e 25 Prillit u zhvilluan në kushte tejet të veçanta, për shkak të pandemisë së COVID-19.

PS i merr mandatin LSI në Berat, kalon me 73 mandate

Ora 08:20- PS rifiton një mandat, duke ia rrëmbyer LSI-së në qarkun e Beratit. Kur janë numëruar 4683 kuti nga 5199, PS ka 48.6%, PD ka 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%.

Numërimi drejt mbylljes, mbeten vetëm 529 kuti për rezultatin përfundimtar

Ora 07:50- Kanë mbetur vetëm 529 kuti për t’u numëruar me votat e qytetarëve shqiptarë për zgjedhjet e 25 prillit. Deri tani PS ka 48.7%, PD 39.4%, LSI 6.9% dhe PSD 2.2%. Si pole PS nga njëra anë dhe PD-LSI nga ana tjetër kanë një diferencë 2.4%.

Numërohen 4572 kuti nga 5199, ja rezultati

Ora 06:14- Janë numëruar 4572 kuti nga 5199 gjithsej, ndërsa Partia Socialiste vijon të ruajë vendin e parë me 48.7%. PD vijon me 39.4 dhe LSI 6.9%. Sipas mandateve, PS 72, PD 59 dhe LSI 6.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here