Orhan Sakiqi: DASHURIA E VETME, tregim

Mblidhemi nje grup shokesh qe nga fakulteti nje here ne jave. Biseda te ndryshme, per kohen qe iken shpejt shume shpejt ne moshen tone. Ikin si agrepat e ores. Vetem keto nuk i ndalon dot thote Ferdinant Grau te libri ‘Tre shoket‘. Biseda te zakoneshme, i shmangemi politikes per arsye te perqasjeve te ndryshme, por flasim per profesoret e shoket qe nuk jane me ne jete, per jeten e inxhinierit te ndertimit, betonin, cizmet me llac,fletet e projektit qe nga perdorimi i shumte mezi dalloheshin numurat,e sigurisht per femijet qe shumica ka te pakten njerin jasht por edhe per ndonje vajze simpatike qe shume i afroheshin. Vajzat ishin te pakta ne inxhinieri keshtu qe vallzimi me ndonjeren prej tyre ne mbremjet e rralla te vallzimit ishte privilegj.
Nje nga keto takimi Ejupi tha: Po lexoj Mopassanin,dhe aty takimi i shokeve te shkolles ,ku njeri prej tyre hedh propozimin qe te zgjedhin se kush e ka pasur martesen me te lumtur. Doli,aty ne nji tregim, qe martesen me te lumtur e kishte ai qe ishte martuar pa deshiren e tij…….
Une,thashe jo nuk eshte teme e mire dhe pa dashje veshtrova ne drejtim te Hysenit. Ai ishte i pa martuar,e une e dija pak ashume historine e jetes tij. Dija me shume se shoket. Kisha qene pa dashje deshmitar. …..
Hyseni, ndezi cigaren hodhi nje veshtrim rrotull e tha: Do keni degjuar dicka per dashurine e vetme timen por sot po ju a tregoj sepse ditet ikin……
Bashke jemi takuar ne vitin e katert te fakultetit. Vitet e para i bera ne Republiken Demokratike Gjermane. Me mbarimin e shkolles mesme me doli bursa jasht shtetit. Rezultatet ne mesime shume te mira, nje vella partisan, nje dajo diku me pozite…….
Me prishjen e maredhenieve erdha ketu dhe u takuam se bashku. Sikurse e dini me mbarimin e fakultetit me caktuan ne Institutin e Projektimit. Shtigjet e jetes ishin hapur para meje. Jeten e kisha si nje argetim. Pervec punes me caktonin si perkthyes ne delegacionet e huaja e me vone nje specializim dy mujor ne Itali, endera ime e rinise…….
Gjate kesaj kohe njoha dhe nje vajze. Ishim gati te fejuar…Por kjo zgjati deri kur, me sollen ne zyren time nje grua teknike perpunuese. Per ata qe nuk e dine perpunuesja eshte ajo qe zhvillon skicen e dale nga llogarite e inxhinjerit. Gruaja ishte pak a shume ne moshen time. Ne fillim nuk i vura re, por mbas pak pashe se syte i kishte te medhej, te zinj. Ballin e gjere floket bishtalec qe ishte dhe mode ata mote. Pa dyshim ishte grua e bukur. Mesova se ishte e martuar me ‘dike’dhe kishte dy femije. Ditet kalonin por jo normalisht .Si pa dashje edhe kur nuk isha ne zyre mendoja per te. Me tej, e pa mundur te mos e kisha mendje. Te syte e saj. E fejuara e pa gjendjen time dhe me pyeti mos je semure? Une kisha semundjen e Amokut te Cvajkut . Nuk i sha i pari. Per cudi historine e hapi ajo. Japonezet e inkurajojne dashurine ne nji vend pune se rritet prodhimi. Por ketu ajo ishte e martuar. Nuk me pritej sa te shkoja ne zyre,bile shkoja gjysem ore para orarit zyrtar. Frike kishim sepse edhe mund te kishim rene ne sy. Mbas dite kaloja nga pallati i saj. Kishim lene nje ore qe dilte ne dritare. E fejuara filloi te largohet. Shume here i jepja besen vetes, si thone nga veriu,qe do te kerkoj transferim por ate qe mendoja ne mbremje ne mengjez tretej sapo shihja ate…….
Ketu Hysenit filloje ti mbetet zeri, duart ti dridheshin, e me tha te lutem vazhdo ti …!
Une: Me vjen nje mbermje Hyseni ne shtepi. Puna jeta na kishte ndare keshtu qe u cudita per viziten ne oret e vona te nates. E dini qe Hyseni ka qene djale simpatik. I gjate mbi mesataren,me floke te zeza te ndara menjane,me format fyryre trekendesh ,qe kur qeshte i dukeshin dhembet e bardhe, brun. Ai kishte pasur dashuri me gjermane bjonde si thonin shoket e tij.E pashe te shqetesuar bile te plakur. Syte pa drite, qafa e holluar. Me tregoi historine.
-Une: Hiq dore ,ku te con mushka me grua te martuar bile me ‘dike’.
Ai: Nuk kam ardhur per mesim, por dua celsin e shtepise per neser ne mengjez. Isha i pa martuar ate mot, nena ishte te e bija,por e kundershtova. Kisha frike nga pensionistet e lagjes etj. etj. Frika ishte ngulur thelle ne shpirtrat tane. Ja dhashe celesin, mbas pamjes se tij te perhumbur. Semundja e Amokut e ka zene shokun tim. Te nesermen ma solli celsin e apartamentit ne zyre. Nuk me tha asnje fjale. Si hyri doli. Keshtu kaluan disa jave kur perseri me vjen naten vone ne shtepi. Por kete here jo vetem. Ishte edhe ajo me nje valixhe te vogel ne dore. Pa kerkuar leje.
-Do rrime sonte ketu ,neser ne mengjez heret nisem per Lac. Kam biseduar me Sh. dhe do punoj si teknik, kurse shoqja infermiere. Ka bere nje kurs. As mund ta keshilloja, as mund ta perzija.Nenes i thashe se eshte shok i shkolles ,nuk ka gjetur vend ne hotel……..lku qe pa gdhire……Tani vazhdo vete i thashe Hysenit.
– Shkova, e mbajti fjalen shoku im, u sistemuam ne nje mjedis kantieri dhe filluam pune. Ishin ditet me te lumtura te jetes time deri kur…
Deri kur nje mbremje nuk e gjeta ne shtepi. As edhe nje shenje.Shoket me thane qe e kishte marre nje makine Gaz. Mu errsyen syte. Dy dite nuk dola nga dhoma. Ndenja dhe nje vit ne Lac. Pastaj me propozuan te shkoja perseri ne Institut. Dajo nuk rrinte. Donin ti vinin kapak te mbyllnin historine per te ruajtur familjen si thuhej ate kohe.Ajo nderkohe ishte transferuar bashke me te shoqin. Nuk pranova te punoj ne Institut sikurse e dini. Me vone dashuri te rastit pa u ndalur. Si thote nje kenge ruse: Cfare thua mik i dashur, ne vete jemi fajtore. Quhet kenga e beqarit. Heren tjeter do t’ju a kendoj me kitare. Ne vete jemi fajtore. Por kam dashurine e vetme vijoi ai.Dhe nuk ndjehem fajtor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here