Liri për çlirimtarët! Poezi nga Azgan Haklaj
Nëpër shekuj stuhitë na kanë rënë,
Po rrënjët tona s’kanë kurrë brishtësi,
Ata që dheun e shenjtë kanë mbrojtur,
Sot në gjykata të huaja kërkojnë drejtësi.
Në dhomat e ftohta ku retë s'lëvizin,
Kushtrimi i lirisë prapë fort jehon,
Ata që s'njohën frikën e vdekjen sfiduan,
Sot emrin e dritës me shpirt e mbrojnë.
O krerët e shqiponjave, luanët e dheut,
Që flamurin e UÇK-së e mbajtët në...
VANGJELI. TREGIM I JETUAR NGA PLLUMB SHEHU – TIRANË
Trokitja e derës, zgjoj Vangjelin,nga ato kujtime të herëshme,postjeri me telegramin në dorë,qëndronte te porta.është për ju zotni,firmos këtu, e u largua, me hap të ngadalt. jetonte në Ostja, në periferi të Romës, hapi fletën e palosur, birë jamë në hapat e fundit të rrugëtimit, u mpi nga ato fjalë të shkruara, doli me rrëmbim, në nji qoshe rruge,...
Prof.dr. Skender ASANI: KUJTIM BUZA – NJERIU QË MA RRËFENTE SHKUPIN
KUJTIM BUZA - NJERIU QË MA RRËFENTE SHKUPIN
Me ikjen e Kujtim Buzës, kultura shqiptare humbi një artist. Familja humbi njeriun e saj të dashur. Miqtë humbën mikun e tyre. Por Shkupi humbi një nga rojtarët e kujtesës së vet. Një njeri që e bartte këtë qytet në rrëfimet e familjes së tij, në kujtimet e trashëguara nga i ati...
FESTA. Tregim nga sami Milloshi
AI që mendoi për festën ishte një burrë i urtë. Mblidhte kërpurdha pas shiut në korije.I hante të gjalla aty për aty. Kur mblidhte me shumicë i çonte të hanin edhe kalamajtë e tij.
Hiqmet e kishte emrin.Njerëzit në katund e mbanin për njeri të mençur, megjithse ai nuk kishte bërë shumë shkollë. Por, ndodhte që thoshte diçka që njerëzit...
Feti ZENELI: PELEGRINAZH I KUJTESËS – baladë –
Varur muresh të kalasë,
Hije hasmi, hije nate,
Guri gati që të plasë,
Tek sheh majën e një shpate.
E marta1) derdhi stuhi,
Rrebesh kobi mbi Janinë,
Dy varre për një njeri,
Një për të, një për lavdinë.
Trupi nga lavdia ndarë,
Kokëprerë si Orfeu,
Legjendat rrjedhin ujvarë,
Ali Pasha nuk zhgënjeu.
U drodhën gurët në kala,
U ngjethën ujërat në liqen,
Koka që trupin në dhé e la,
Në shpirta njerëzish po e...
Beqir SINA: New York: SRBIJA Act: sanksione të mundshme ndaj aktorëve që minojnë demokracinë në Serbi
Dy kongresistë amerikanë, republikan dhe demokrat, kanë prezantuar në Kongres një projektligj dypartiak që rrit presionin ndaj Beogradit.
H.R.10183, i njohur si SRBIJA Act (Supporting the Rule of law, Building Institutional Justice, and Accountability Act), u paraqit më 27 gusht 2026 nga Joe Wilson (R-Karolina e Jugut) dhe Bill Keating (D-Masaçusets).
Ligji autorizon veprime ndaj Serbisë, dhe parashikon sanksione financiare e...
SYRI I NËNËS MBETI NË MJEGULL. Poezi nga Kristaq Turtulli
SYRI I NËNËS MBETI NË MJEGULL
Nga Kristaq Turtulli
Ne nuk lindëm. Na zgjoi një këngë
që askush nuk e kishte kënduar ende.
Ende pa marrë emra, mbanim në pëllëmbë
një copë qielli të njomë,
dhe besonim se bota hapej me qepallën e një nëne.
Kur ajo ngrinte syrin e kaltër, detet humbnin brigjet,
zogjtë harronin fluturimin,
dhe koha, si një fëmijë i hutuar, na ndiqte zbathur.
Nuk e...
MARK TUEN – ARKITEKTI I PROZËS MODERNE AMERIKANE. Nga prof. Xhelal Zejneli
MARK TUEN – SATIRIKU QË NDRYSHOI LETËRSINË AMERIKANE
Merk Tueni, është i pari romancier amerikan, i formuar pavarësisht traditës evropiane.
* * *
Vepra e Tuenit, e krijuar në kufirin midis romantizmit dhe realizmit, shoqërisë agrare dhe industriale, lindjes dhe perëndimit të kontinentit amerikan, është vendtakim i miteve dhe burim i temave që ia kanë çelur rrugën zhvillimit të përgjithshëm të letërsisë...
Beqir SINA: SHBA/Florida : Solidariteti i madh për familjen Manati: mbi 350 mijë dollarë nga 1750 donatorë
SHBA/Florida
Beqir SINA - New York
Mëngjesin e 26 gushtit 2026, një zjarr shkatërrues përfshiu shtëpinë e familjes shqiptare Manati në lagjen Mandarin të Jacksonville, Florida. Flakët morën jetën e tre fëmijëve – dy binjakë rreth 10-11 vjeç dhe një 2-vjeçar ndërsa prindërit dhe dy fëmijët e tjerë, një 9-vjeçar dhe një 2-muajsh, mbeten në gjendje kritike në spital.
Familja, me origjinë...
MALL I VDEKUR. Poezi e panjohur e përkthyesit të mirënjohur ROBERT SHVARC. Pergatiti per botim: Pandeli Koçi
Poezi e panjohur e përkthyesit të mirënjohur ROBERT SHVARC.
MALL I VDEKUR
-Perikliut, 19 gusht 1955-
Me sy prej foshnje nën ballë 20-vjeçarë,
Po sodis zjarr-përvëluar dashurinë.
Ah, dashurinë e nënës për fëminën
Me sy prej foshnje, shpirt e zemër-vrarë…
Dhe dridhje gjurit,rrahje pa kumbim
Më kujton sot, mallin e vdekur të fëmijërisë
Kur i përkundur në djep të dhembshurisë
Më nanuris fshamja…Fli jetim!
Pergatiti per botim: Pandeli Koçi



















