Piktori shqiptar Gazmend Freitag  do të hap ekspozitë më 1 mars 2021 në Austri me titull:“Linzi im”!

 

Portali austriak ”Linztermine”, i ka kushtuar një shkrim piktorit të mirënjohur shqiptar Gazmend Freitag dhe ekspozitës së tij të ardhshme. Më datë 1 mars 2021, artisti do të vijë me 20 kompozime të reja nga qyteti ku ai jeton.

Një person i shoqërueshëm dhe kozmopolit, piktori shqiptar Gazmend Freitag vlerëson vendlindjen e tij të adoptuar, qytetin e Linz-it. Projekti i tij i fundit LINZI IM është frymëzuar nga arkitektura interesante e qytetit, mirësia e njerëzve dhe peizazhi i bukur përgjatë Danubit. Ekspozita është një deklaratë dashurie për qytetin, i cili është bërë një burim frymëzimi për artistin”,- citohet në shkrim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here