Dua t’ju prezantoj për kuriozitet një listë të vogël fjalësh të shqipes primitive gege që gjenden në veprën e Homerit dhe autorëve të tjerë grekë të lashtësisë si fjala */ofroj/ e cila gjendet jo rralle herë edhe në frëngjisht */offrir/, fjala */aga/(Zotëri i mëngjesit) , /ag/ (agim) */Ag/ (irisi i syrit) , */anë/, */ankon/, */ar/, */ata/, */ba/ (e kryer) */bashk/, */baï/ ( bëj), */cep/, */cipë/*/dal/, */gjoj/; */dha/(dhënë) */dhashë/ (kam dhënë), */dhe/(tokë) */edhe/, */dhjam/, */di/, */diell/, */ditë/; */do/, */dua/, */egër/, */enë/, */era/, */jam/, */fat/, */bot/ (rruzullimi) etc…Fjalë të shqipes toske */baba/ e */mëmë/ shihen lehtësisht në një mbishkrim murale të lënë nga Frigjianët. */Baba/ është një fjalë që e ka burimin nga shqipja gege, konkretisht nga folja */ba/, e cila ka dhënë edhe në hebraisht emërtimin */bar/ (in bërë=pasardhës=bir). Si fjalë ka një përdorim shumë të madh në shqipen gege, në shqipen toske , në shqipen arvanitika pore dhe në atë arbëreshe.
Fjala mëmë gjendet në shqipen arvanitika , shqipen toske dhe atë arbëreshe, ndërkohë që në greqishten e sotme kemi formën */mitéra/(μητέρα). Në këtë rast konstatimi është i thjeshtë : nëse Frigjianët nuk janë Ilirianë atëherë ky shkrim rreth 3200 vjeçar duhet të jetë turk antik, ndërkohë që një gjuhë antike turke mund të gjendet vetëm në malet Altaj.
Mund të themi se edhe fjala */mitéra/ e greqishtes antike , është thjesht një frazë e shqipes gege */mi te ra/ (mbi të ra) e cila jep kuptimin e /vend ku bie fara e riprodhimit njerëzor/. Ka në këtë etimologji një përputhje të saktë semantike, një përputhje logjike dhe semantike njëkohësisht.
Gjuhëtari helen Stamatakos , në fjalorin etimologjik Grek na thotë se fjala */motër/ e shqipes korrespondon me fjalën */mitéra/ -*/mitros/ të greqishtes së vjetër, dhe e shpjegon këtë duke u shprehur se kjo do të thotë se kjo fjalë nuk ka ardhur në greqisht nga latinishtja, por nga një burimi tjetër. Në të mënyrë të tërthortë ai « pranon » se shqipja është jo vetëm më e vjetër se latinishtja, pore dhe se vetë greqishtja . Por në kryerjen e ekuacionit etimiologjik, ai gabon, pasi në traditën shqiptare motra nuk merr kurrë rolin e nënës në familjen e lindjes, por e mer ose kunata, ose shemërka (gruaja e dytë e burrit), dhe e dyta vajzat martoheshin sapo arrinin moshën 15-17 vjeçare. E treta fjala */mitéra/ gjendet edhe në gjuhën sanskrite. Ndërkohë as gjuha Sanskrite, as Greqishtja e vjetër , as latinishtja nuk arrijnë të shpjegojë fjalën me ndonjë etimon fillestare që kanë në arsenalin e tyre. Ndërkohë që shqipja gege e shpengon në mënyrë perfekte, me frazën e saj /mi te ra/.