Historia e Qazim Mulletit është dëshmia e tragjedisë së elitave politike të Shqipërisë
Dje me 28 gusht 2023, në varrezat e Tufinës janë rivarrosur eshtërat e Qazim Mulletit, për të cilin, duket që padrejtësishtë, përseri po e kufizojnë dhe reduktojnë prezantimin e tijë vetëm me të qënit si ish prefekt i Tiranës. Apo duke e trajtuar si një të arratisur politikë të zakonshëm, e që ka vdekur në Rromë në vitin 1956. E ku pushteti komunistë, pasi e dëboj, ja mohoj edhe të drejtën e pasjes së një varri në tokën dhe vatanin e tijë të njohur nga e gjithë Shqipëria.
Sjellja dhe rivarrosja e vonuar e eshtërave të Qazim Mulletit, përtej gëzimit dhe interesit të jashtëzakonshëm të familjarëve të tijë, pa pikë dyshimi që është një ngjarje e madhe shprese e gëzimi për çdo shqiptarë, e në mënyrë të veçantë për popullin e mrekullueshëm të Tiranës, dhe çdo intelektualë autokton e patriotë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë.
Nuk besoj që ka shqiptarë apo ndërkombëtarë që të mos e dije faktin që historia e fallsifikuar, e deformuar. Kjo histori e ndotur nga pseudohistorianët e komunizmit, duket që është treguar e përseri po vazhdon që të tregohet e njëanshme, antivlerë, kundër autoktonës, e gjithmonë kundër elitës së mirfilltë europiane të Shqipërisë. Krahas gëzimit tim për korrigjimin e një padrejtësie politike, shtetërore e shoqërore 67 vjeçare, gjithnjë ma ka ngacmuar ndërgjegjën ai kalvari i jashtëzakonshëm i vuajtjeve të Qazim Mulletit, e të gjithë familjarëve të tijë. Gjithnjë me vijnë në mendje belbëzimët dhe gëlbazat ndotse të pseudoartistëve e të pseudohistorianëve, që nuk folen e vepruan kurrë me fakte. Përkundrazi u bën shërbyes e lëpirësa të një rregjimi injorantë e gjakatarë, prej të cilit akoma nuk po arrijmë që të çlirohemi si shtet, si politikë e as si shoqëri. Por ajo që me ka ngacmuar e po me ngacmon edhe më tepër në këtë momentë, është qëndrimi nihilist dhe i padrejtë ndaj të gjithë elitës autoktone të Tiranës. E kam fjalën për një popullsi dhe elitë autoktone e patriote shumë të njohur e shumë kontribuese, që për më shumë se 103 vjetë me rradhë (1920-2023), e sidomos gjatë rregjimit komunistë e neokomunistë (1945-2023), është vrarë, është anashkaluar, është interrnuar, është debuar, është përsekutuar, është shpronësuar e trajtuar pa mëshirë e në mënyrë mizore. Rregjimet e këtyre 103 viteve, të njohura e tashmë edhe të identifikuara dhe emërtuara si rregjime hibride anadollako-komuniste, nuk arritën kurrë që të kuptojnë e dëgjojnë dhimbjen dhe përçarjen njerëzore e kombëtare që shkakton dhuna, mizerja administrative dhe dëbimi i elitës autoktone. Në këtë drejtim, injorantët anadollako-komunistë të këtyre 100 vjetëve nuk arritën kurrë që të kuptojnë faktin që ky banditizëm politikë e shtetërore mbi themelet etnike e historike të kryeqytetit të Shqipërisë, është një padrejtësi dhe barrë shumë e rendë edhe për brezat dhe shekujt që do të vijnë. Janë sulmuar e dhunuar kujtesa dhe plazma më e mirë autoktone, janë dëbuar e persekutuar intelektualët, shtetarët dhe familjet më të mirë të Tiranës e të gjithë Shqipërisë. Thjeshtë e vetëm për faktin që, në të gjitha sistemet orientale që kishim e që akoma vazhdojmë që ti kemi, banditizmi, kakistokracia dhe injoranca mund të qëndrojnë në pushtet vetëm duke dëbuar, vrarë e dehumanizuar elitën autoktone, europiane.
Për këtë arsye mendoj që është sulmuar dhe persekutuar Qazim Mulleti, një intelektual i njohur nga një familje e vjetër autoktone, i diplomuar në Universitetin e Gallatasarajt dhe në Akademinë Diplomatiko-Ushtarake të Vjenës. Përveq gjuhës së nënës, Qazimi fliste dhe komunikonte rrjedhshëm edhe në turqisht, greqisht, gjermanisht, arabisht, serbisht, italisht, latinisht dhe frëngjisht. Përkundrejtë faktit që e sulmuan, e anatemuan, e persekutuan, e vodhen, e vranë, e përqeshën dhe e rropën ligësia dhe pjella më injorante e Tiranës dhe e kombit shqiptarë. Për më tepër, e dëbuan dhe persekutuan ata që nuk patën kurrë më shumë se 10 klasë shkollë, ata që nuk patën kurrë të krahasuar as me origjinën dhe as me sjelljen fisnike të Qazim Mulletit dhe të pasardhësve të tjerë të ndritur të Sulejman Bargjinit të Tiranës.
Në këtë shkrim, duke anashkaluar disi gjërat e njohura mbi origjinën, intelektin dhe biografinë e ndritur të Qazim Mulletit, dua që të shpreh dy ndjesi që me ngacmojnë që të flas e që të shkruaj. Së pari shpreh keqardhjen time të thellë për politikën tonë shtetërore e kombëtare, që sikurse po duket, akoma ka mbetur orientale, e përpasojë edhe këtë herë nuk e gjeti forcën as intelektin e bashkimit dhe të reagimit të sinqertë ndaj dëmit që i është bërë Shqipërisë përmes përmbysjes, dëbimit dhe përsekutimit 100 vjeçarë të vlerave më të mira shkencore, administrative e qytetare. Nuk është kurrë vonë për të parë e për të kuptuar rrugën e gabuar të zhvillimit kaotikë, oriental e kakistokratikë ku po ecim që prej 100 vitesh, e që tashmë ka ardhur koha për tu bërë seriozë e të besueshëm në rrugën e vlerave tona europiane e atlantike, një rrugë që kërkon gjithpërfshirje e jo demagogji, korrupsion e mohim të vlerave dhe elitës autoktone, europiane.
Është momenti që të kuptojnë që në përplasjen e dytë të elitës europiane me elitën orientale (që për mendimin tim ka ndodhur në vitet 1919-1926), në Shqipëri ka fituar pushtetin elita orientale. E ku padyshim që viktima më e madhe e kësaj fitorje nepotike e antishqiptare ka qenë intelektuali Qazim Mulleti dhe familja e tijë autoktone e fisnike. Edhe në betejën e tretë midis elitave, që sipas mendimit tim është zhvilluar dhunshëm në vitet 1939-1948-1990, përseri ka fituar e qeverisur orienti, e ku Qazimi dhe intelektualët e tjerë të kalibrit europianë e botërorë, u bën viktimat e para e më të mëdha të sundimit oriental e banditesk. Historia jonë shtetërore e politike, duket që është historia e përsekutimit dhe vrasjes së vazhdueshme të eltave autoktone e europiane. Historia e Qazim Mulletit, padyshim që është rasti më tipikë dhe panorama më e zezë e trajtimit shtetërorë e politikë të elitës autoktone, një rast që duhet lexuar e që duhet treguar, që të mos përseritët më kurrë. Në këtë ngjarje të madhe historike, unë nuk e pash askund atë dorën e shtetit, e cila duhet të ishte e shtrirë e duke kërkuar ndjesë për tragjedinë e shkaktuar. Nuk e pash as frymën e as veprimin e duhur të spektrit politikë, që sikurse duket akoma vazhdon që të zhgërryhet e kacafytet në llucën e komunizmit, me ato sinoret dhe muret e njohura të katovicizmit të Gorbaçovit dhe Ramiz Alisë. Me këtë rastë, spektri politikë tregoj edhe njëhërë se sa komunistë ka mbetur e sa largë realitetit që është.
Unë nuk e pashë askund as akademinë e shkencave në rrolin e sajë ndriçues e pajtues që duhet të kishte. Përkundrazi kuptova efektin e çorbës së prishur të komunizmit që kan konsumuar studjuesit dhe akademikët pa shpirtë e pa meritë, të cilët as në këtë rast nuk floën e nuk prodhuan as dritë, as dije e as dobi shoqërore e politike. Për më tepër, edhe në këtë rast pamë thjeshtë e vetëm përpjekjet e familjes Mulleti dhe të shoqatës së mirnjohur Tirana, të cilat prodhuan një produkt, një mesazh dhe një imazh të jashtëzakonshëm për Tiranën dhe të gjithë Shqipërinë. Ky moment tregoj edhe njëhërë atë që Tirana, Shqipëria dhe gjithë populli shqiptarë, nuk kan vdekur e nuk janë kurrë harrues e as mosmirënjohës ndaj kontributit dhe sakrificës së Qazim Mulletit dhe familjes së tijë. Askush të mos dyshojë që Shqipëria mund të harrojë intelektualët dhe dëshmorët e sajë, sikurse nuk mund të harrojë kurrë edhe dhunuesit, mohuesit dhe hajdutët që ja nxinë jetën shqiptarëve.
Së dyti, është momënti për të shprehur atë që kemi lexuar e dëgjuar nga burime të pa fallsifikuara të historisë dhe të dëshmitarëve të kohës, sipas të cilave rezulton që Qazim Mulleti ka qene intelektuali, shtetari me atëdhetari më autokton e më njerëzor i të gjitha kohërave. Nga kushërijtë e tijë në Mullet, kam parë e mesuar shumë për origjinën dhe për përmasat e llahtarshme të vjedhjes dhe të përsekutimit komunistë ndaj kësaj dinastie fisnike.
Në Mullet kam mësuar për faktin që fisniku Qazim Mulleti është sulmuar nga askushët e të gjitha kohërave, edhe për faktin se ishte autokton e pasardhës i drejtëperdrejtë i Sulejman Bargjinit të Tiranës. Qazim Mulleti është fisniku, shtetari e njerëzori që nuk bani kurrë luftë klasash. Madje kam dëgjuar qindra raste kur përmes detyrave të larta që ka patur, ka shpetuar nga burgu dhe pushkatimi edhe komunistat sikurse ishin Myslim Keta, Enver Hoxhen, Beqir Balluku, Ly Keta, etj. Ky fisnik e pasardhës i një dinastie autoktone, nuk e kishte imagjinuar kurrë se komunizmi do ta degradonte shqiptarin në konfliktualë, gjakëpirës, gjakëprishur, kriminel e vampir, sikurse u ben të gjithë ata që u ushqyen me çorbën e njohur të Miladin Popoviçit dhe të politikes së njohur orientale. Ai dhe askush nuk e imagjinonte egërsinë, ligësinë e as mosmirënjohjen e komunistave që dikur i pati shpetuar nga burgu dhe plumbat e fashizmit, e që menjëherë pas çlirimit nuk lanë gjë pa i bërë, derisa edhe e dëbuan dhe e sekuestruan me çdo gjë. Historia tragjike e Qazim Mulletit është pasqyra, është zemra dhe palca e historisë reale të luftes dhe fitores së elitave orientale e injorante ndaj elitave autoktone e Europiane të Shqipërisë. Unë mendoj që sot Shqipëria është me e plotë dhe më e bukur, duket edhe më e paqtë e më e jetueshme, pasi në tokën e sajë janë kthyer e prehën eshtrat e më të lartit intelektual të farës autoktone. Sot Tirana dhe Shqipëria duken më të bukura e më identitare sepse është kthyer fisniku në truallin e tijë, tashmë prehet në tokën e fisnikërisë së Bargjinëve të historisë. Sot Tirana është më e bukur, pasi që dje, ky qytet I madh për çdo shqiptarë ruan në gjirin e tokës së vet të zotin e trollit dhe pronave, që klikat orientale e moniste, për mbi 80 vjetë me radhë i kan vjedhur e shkelmitur pa mëshirë e pa pikë turpi. Pavarësishtë situatës ku na ka lëshuar korrupsioni dhe hajdutëria e klikave orientale, kjo tokë nuk ka qenë nuk mund të jetë kurrë pa zot, pa elitëë e pa aristokraci. Në këto ditë reflektimi e kujtese, gjithëkushi duhet të kujtojë e mësojë që Tirana dhe Shqipëria ka patur dhe ka deri në përjetësi një intelektual dhe aristokrat të nivelit botërorë sikurse është Qazim Mulleti, që përsëgjalli e përsëvdekuri ja ka rritur nderën, imazhin dhe zanin shtetit shqiptarë, Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë. Janë momente reflektimi dhe domosdoshmërie për të folur e reaguar, që të tilla tragjedi e mynxyra të mos përseritën më kurrë.