Prof. Martin Mato sjell në  gjuhën shqipe  një nga perlat e  kulturës  europiane 

 

 

Hildebrandi,  kënga më e vjetër gjermanike  e epikës heroike

 

“Hildebrandslied (shkurtimi :Hl) është një nga tekstet më të hershme poetike në gjermanisht nga shekulli i 9-të. Është e vetmja dëshmi tekstore e mbijetuar e një kënge heroike të tipit gjermanik në letërsinë gjermane, ndaj dhe emërtimi vjen nga  vëllezërit Grimm. Kjo këngë vlerësohet si kënga më e vjetër ekzistuese gjermanike  e epikës heroike.”

 

Nga Dr. Martin MATO

 

Duke  parë se  kulurës në  gjuhën shqipe  i ka munguar një përkthim i një nga perlave të  kulturës  europiane  u ula  të  bëja  përkthimin e  kësaj kënge  epike, duke  besuar se  shqiptarëve do tu ngjiste  fort për hir të një tradite  të subsratit  ballkanik  aq edhe  për një  ndjenjë  epike që ndjehet edhe sot në epikën shqiptare. Më duhet të  pranoj që një  tekst i shkurtër  nuk ishte aq i lehtë  për tu sjellë  në  shqipe me një frymë  epike por aq më tepër  kur  shkon të  shohësh se si e kanë  parë  origjinalin edhe specialsitë  të  huaj të kulturave të tjera. Megjithëse  çdo përkthyes i ndërgjegjshëm jeton me  mëdyshjen ‘ traduttore traditore’ shpreh bindjen e plotë se gjithmonë do të duhet të këtë një përkthim të parë  dhe  mbrezat që  vijnë mund të  përmirësojnë  vlerat.

Hildebrandslied (shkurtimi :Hl) është një nga tekstet më të hershme poetike në gjermanisht nga shekulli i 9-të. Është e vetmja dëshmi tekstore e mbijetuar e një kënge heroike të tipit gjermanik në letërsinë gjermane, ndaj dhe emërtimi vjen nga  vëllezërit Grimm. Kjo këngë vlerësohet si kënga më e vjetër ekzistuese gjermanike  e epikës heroike. Poema tradicionale e epikës heroike është e dokumentuar  në 68 vargje  të gjata( me një ndarje në mes të ashtëquajtur cezurë) me një rimë me emrin ‘Stabreim’. Në të këndohet  gjuhën e Vjetër të Lartë Gjermane një episod nga cikli i legjendave të  Dietrich von Bern.

Ky tekst wshtw  gjetur  nw faqet  e njw kodiku ndoshta të shkruar rreth 830 në Manastirin e Fulda-s  qw  përmbante në latinisht tekstet biblike Sapientia Salomonis dhe Jezusi Sirach. Gjermanishtja  e Vjetër e Lartë nw poemwn e  Hildebrandit është padyshim një pasqyrim rreth dekadës së 3-të dhe 4-të të shekullit të 9-të. Dokumentimi  nw fund ndoshta ndwrpritet sepse hapësira në fletën e fundit nuk ishte e mjaftueshme.

Fabula e përmbajtjes  është ndërtuar mbi momentin  e kthimit pas 30 vjetësh nga internimi tëHildebrandit që kishte lënë gruan dhe fëmijën dhe qe larguar si një bashkëluftëtar dhe ndihmës me Dietrich (lexo: Ditrih).Në kufi, midis dy ushtrive, një luftëtar i ri përballet me të. Hildebrand e pyet atë  se kush kish qënë babai i tij. Hildebrandi mëson se  Hadubrandi, është djali i tij. Ai  e deklaron  veten e tij  mundohet përmes dhuratave të zgjojë ndjenjën familjare e atërore. Hadubrand i refuzon dhuratat  duke  menduar se ai është një hun i vjetër dinak, sepse marinarët i patën  thënë atij se i ati kishte vdekur . Për më tepër, përpjekjet e të huajit që pretendon të jenë babai i tij janë për Hadubrandin një fyerje të turpshme për nderin e babait të tij, që besohet të jetë i vdekur. Mbas  shprehjes tallëse  “hun i vjetër” dhe mospranimit të  dhuratave  si dhe  fjalëve tëHadubrandit se babai i tij, ndryshe nga i panjohuripati qënënjë njeri i nderit dhe guximi Hildebrandit  nuk i mbeti gjë tjetër veç përplasjes në betejë. Sipas zakonit, ai tani është i detyruar, për  hir të nderit të tij , të pranojë sfidën e djalit për të luftuar –  duke marrë parasysh  ose rastin  e vdekjes së tij ose vdekjes së djalit të tij. Përvoja e tij  e jetës ashtu edhe ajo luftaraka  i japin të  kuptojë që  një  gjëmëë madhe po ndodh ndaj dhe  ankohet “Mjerë, o zot sundues,” tha Hildebrand “një  fat i keq po merr rrugën e tij! ” Midis dy ushtrive babai dhe biri tani përballen me njëri-tjetrin; bëhet fjalë për luftën e pashmangshme. Këtu teksti shkëputet. Me sa duket, siç thotë një tekst i vjetër i vjetër norvegjez, lufta përfundon me vdekjen e  Hadubrandit.

Shëmbulli i kësaj  epike  e fut lexuesin shqiptar në atë  pjesë kulturore,  pak të përkthyer, të  kulturës tradicionale  të Europës veriore. Afrimi i këtyre  vlerave për lexuesin shqiptar mbetet edhe një sfidë për shekullin e 21.

  1. Kam dëgjuar të thonë,

2, që ball për ball u përplasën në betejë

  1. Hildebrandi dhe Hadubrandi në krye dy ushtrive.
  2. At e bir gatitën armët
  3. shtrënguan veshjet e betejës, ngjeshën shpatat,
  4. heronj, me armët ngjeshur , ndërsa hynin në luftë.
  5. Hildebrand djali i Heribrandittha se, ai ishte më i vjetër,
  6. I përvuajturi nga jeta, fillon e pyeste
  7. Me pak fjalë, kush të kish’ qënë babai i të riut
  8. mes njerëzve nga ai popull.
  9. Ose c’prejardhje mund të kesh?
  10. Nëse më thua një, të tjerët i njoh vetë
  11. Në mbretëri, e njoh të gjithë njerëzinë”.
  12. Foli Hadubrandi, bir i Hildebrandit:
  13. “Kjo është ajo që njerëzit tanë më kanë thanë
  14. të vjetër dhe të mençur, që dikur jetonin atje,
  15. se emri i atit im është Hildebrand e emri im është Hadubrand.
  16. Kohë parë u nis në lindje, ikur nga urrejtja e Odoakerit,
  17. atje me Dietrich e shumë nga luftëtarët e tij.
  18. Ai u la në varfëri në vend të tij
  19. gruaja në shtëpi dhe djalin e parritur
  20. pa të drejtë më gjënë, arratisur në lindje.
  21. Ndaj dhe Dietrichu e vuajti mungesën e tim eti,
  22. Ai pat qënë një burrë pa miq.
  23. Në mëri pafund me Odoacerin,
  24. më i miri i luftëtarëve të Dietrichut.
  25. Përherë në krye të ushtrisë, beteja ish për të e dashur,
  26. I njohur ishte ai ndër trima.
  27. Nuk mendoj se ai ende jeton … “
  28. “A e di ti zot,” tha Hildebrand, “i kthyer nga qielli,
  29. që kurrë në këtë masë njerëz të këtillë të lidhur
  30. ti kesh sjellë në këtë gjëndje
  31. dhe më pas u clirua nga krahëzat e rënda
  32. të derdhura në ari perandorak, siç ia pat dhuruar mbreti,sundimtari i Hunëve.
  33. “Po ti jap ty nga miqësia!”
  34. tha Hadubranti, i biri i Hildebrandit,
  35. “Me shtizë duhen marrë dhuratat,
  36. maja të kapë majën
  37. Mendon se je, o Hun i vjetër, pamasë i zgjuar.

40.Më ndjell me fjalë tuaja, dhe do të më qëllosh me shtizë

  1. I vdekur është Hildebrandi, djali i Heribrandit! “
  2. Hildebrandi, djali i Heribrandit, tha:
  3. “E shoh qartë në armët e tua të rënda,
  4. që ke në shtëpi një mjeshtër të mirë ,
  5. që nuk të kanë përzënë kurrë në këtë mbretëri.
  6. Tani perëndia të ndihmoftë, tha Hildebrand, do ndodh fatkeqësi:
  7. Brodha 60 verë dhe dimër jashtë vendi;
  8. ku më urdhëronin gjithmonë me ushtrinë e luftëtarëve.
  9. Ku në asnjë kështjellë nuk më zuri vdekja :
  10. Tani fëmija im duhet të më godas me shpatë,
  11. të më coptojë me shpatën, ose unë do ti bëhëm vrasës.
  12. Ti mundesh lehtë – në qoftë se forca të mjafton –
  13. të fitosh pancirin nga një burrë i tillë i vjetër,
  14. Të rrëmbesh pasuri, nëse ke ndonjë të drejtë për këtë
  15. Qoftë ai më frikacaku, u tha Hildebrandi, lindorëve,
  16. ai që tani që refuzon luftën, ku je aq i etur për të
  17. pas një lufte bashkë; të provojë ai që e pëlqen,
  18. Kush nga të dy do të lërë veshjen sot?
  19. E ksh do ti zotërojë të dy panciret
  20. dhe lanë të shkërmoqeshin shtizat
  21. në një luftë të ashpër, kur u përplasën në mburoja.
  22. Hipur mbikuaj kundër njëri-tjetrit, duke thyer mburoja me ngjyrë,
  23. goditën rrezikshëm mbi mburoja të paprekura,
  24. deri sa mburojat e tyre prej bliri u thyen,
  25. shkatërruar nga armët …

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here