Tottenham fiton betejën e parë me Cityn, Liverpooli me një këmbë në gjysmëfinale

Përballja e parë mes Tottenhamit dhe Manchester City-t, e vlefshme për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përfundoi me fitoren minimale të “Spurs”-ave.

Në stadiumin e ri të Tottenhamit u zhvillua një sfidë spektakolare, me Manchester City-n që pati mundësi të kalojë në avantazh që në minutën e 13′, kur fitoi një penallti.

Nga pika e 11 metrave shkoi Aguero, që gaboi përballë portierit Loris, duke lënë rezultatin ende të barabartë. Pas rasteve të shumta të të dy skuadrave, sfida u zhbllokua në minutën e 78′, pasi Son Hueng-Min shënoi në portën e Ederson.

Megjithatë, rezultati është minimal dhe për kualifikimin, gjithçka do të vendoset në sfidën e javës së ardhshme në “Etihad Stadium” të Manchester City-t.

Në sfidën tjetër, të zhvilluar në “Anfield Road” mes Liverpoolit dhe Portos, “the reds” zgjidhën gjithçka brenda 25 minutave të para, kur shënuan me Keita dhe Firminho, për të vulosur rezultatin 2-0.

Përveç minutave të para, që pamë një Liverpool të furishëm, pjesa tjetër e ndeshjes ishte e balancuar, por skuadra portugeze nuk ia doli të shënojë qoftë edhe një gol në portën e Alisson, për të rihapur çështjen e kualifikimit.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here