Ulqin, hapet ekspozita me foto te vitit 1928: Fotografi të familjeve nga Kraja

?

Në galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin u hap me 15 maj 2019, ekspozita fotodokumentare, e dytë me radhë , “Dogana e rendit të dytë Tivar – Dokumentacioni për lejekalimet dypronësore 1928”.

Në këtë fotogaleri ishin të publikuara për herë të parë shumë fotografi të vitit 1928 të shekullit të kaluara me pjestarë të familjeve nga fshatrat e Krajës. Fotografitë në atë kohë ishin realizuar nga organet kopetente shtetrore dhe shërbenin për kalimin e kufirit në mënyrë që të shfrytëzoheshin tokat e fshatarëve që pas vendosjes së kufirit ishin në pjesën e Shqipërisë, shkruan Ulqini Online.

Pjestarë të familjes së Hasan Gjeçbitraj nga Arbneshi i Krajës
Në këtë eskpozitë u shfaqen plot 82 dokumente dhe 54 fotografi.

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here