Trokitja e derës, zgjoj Vangjelin,nga ato kujtime të herëshme,postjeri me telegramin në dorë,qëndronte te porta.është për ju zotni,firmos këtu, e u largua, me hap të ngadalt. jetonte në Ostja, në periferi të Romës, hapi fletën e palosur, birë jamë në hapat e fundit të rrugëtimit, u mpi nga ato fjalë të shkruara, doli me rrëmbim, në nji qoshe rruge, ndodhej nji gabinë telefoni, shërbente për banorët e asaj zone, formoi numrin, ndërsa priste, nga ana tjetër e receptorit ndigjoj nji zë, me kë kamë nderin të flas, ishte zeri i menaxherit të hotelit, Carlo jamë unë, po nisem për në vendlindje,
nënën e kamë shumë sëmurë, hotelet dhe biznesin po ti besoj, vij mbas ca ditësh. vendosi receptorin në mënyrë instikte. hoqi kartën, e ju afrua nji taksie, të lutem, në aeroportin më të afërt, rruga e mendimet konfrontonin njëra tjetrën, nji biletë speciale, të lutem. Avjoni bëri zigzaket, u ulë në Aeroportin e Tiranës, rrëmbimthi doli prej tij. ju drejtua nji makine, në Durrës të lutem. dha andresën e shkruar në letër, te porta e shtëpisë pa njerëz, si jashtë e mbrenda, s’ arriti ta takonte, nënën gjallë. vdekja qe e shpejtë, ajo si la udhë,përshëndetjes së fundit. e pabesë, Ato mejtime ju ngatërruan në çast. për habi pa tjetër postjer, Naimin, ç’ ka ndodhur! besoj haber për mirë, ndigjo, në ora 12 do vish në komitet ekzekutiv, kanë ardhur dy persona, nga largë, e duan të takojnë. pikpytjet e hamendësitë kërkonin te njëra tjetra, pregatiti nji kostum të kohës së Italisë.e ruante me kujdes, herë mbas here i ndrronte barin e molës. doli nga bodrumi ku jetonte, shteti i kishte shtetëzuar shtëpinë, e akuzonte për fshehje pasurie. ku shumë iluzjone fshihnin cakun e arsyetimeve. Të regjura nga pesha e mendimeve, kaloj pragun e shtëpisë. mbante nji bastun të improvizuar, kishte vendosur nji thumbë poshtë. me anë të cilit mblidhte bishta cigaresh, i shkërmoqte.e me gazeta të vjetra, bënte letra për ti dredhur. befas ndigjoj nji zë të njohur, ishte prof,Niko, i vetmi intelektual në qytet.që e përshëndeste, herë mbas here i jepte ndonji paketë cigare, ose ndonji lekë. urdhëro këtë.diçka të mbështjell me letër. kisha nji sebep, meri dhe këto, për nji kafe.nji lloj manovre, mos ta ofendonte plakun. ika se po më afrohet, ora e mësimit.koha mezi po ecte.afër ores 11 shkoj në shtëpi.veshi kostumin e vjetër,këpucët,e me hap të ngadaltë, po vijëzonte mendime të ndyshme. u futë te institucjoni, ku do takonte të huajt. qyteti ku banonte e njihte mire. kishte ndihmuar lëvizjen çlirimtare, me veshmbathje. nga ato dyqanet e shumta që kishte. pa dy të huaj, nji burrë me moshë rreth 60 vjeç, me nji kostum gri. e nji tjetër me çantë të madhe. diçka nuk shkonte në kurjozitetin e tij. burri u afrua,e me nji italishte ju drejtua plakut, baba Vangjeli. Përshëndetje.u ulë në gjunjë e po i puthte duart plakut. lotët e tija, po njomnin lëkurën e rreshkët, e të regjur nga vitet, jamë Carlo, biri ytë! Më ka marrë malli. kanë kaluar mbi 40 vjet, nuk dija ku të drejtohesha e të pyesja për ju. më falni, lotët rridhnin e gërshetoheshin me nostalgjinë e Italianit, Biri im tha i moshuari. trupi i drobitur i plakut, po rrëshkiste në dysheme. i huaji, e kapi shpejt situatën, e mbështolli të moshuarin, e me delikatesë e vendosi në një karrige aty pranë. uji dhe freskia e ajrit e sollën në vete. Shpejt erdhi nji ambulancë, doktori e infermjeri, i matën tensjonin. Asgjë
problematike, kjo ndodh nga emocjonet e tepërta, e nga ushqimi. i pa mjaftueshëm. mjeku e ambulanca u larguan! si mblodhi veten, i huaji i futi krahun plakut. u drejtuan te zyra ku bëhej takimi. kryetari u ngrit në këmbë, i uroj mirseardhjen të huajve. po ku je xha Vangjeli, plaku e kishte parë shumë herë. ai s,kishte denjuar ti hidhte sytë. çfarë hipokrizie, midis temave të ndyshme, qenë largimi jashtë shtetit, i të moshuarit. si dhe vila ku jetonte. banorët që strehoheshin aty. të largoheshin, e shteti ti jepte strehim.
2
Nxjerja e pashaportës, e formalitetet e tjera, Italiani i mori përsipër.si dhe shpenzimet e rrugës. e në ato vegime u afrua, më afër, atyre kujtimeve të turrbullta, ecte perms nostalgjisë, vizion për familjen, e qytetin e bukur bregdetar.afër nji kazani plehrash, pa nji trup të vogël fëmije. në njërën dorë mbante një kothere buke.e krahu tjetër sikur kërkonte mëshirë. vogëlushi spo lëvizte, i mati pulsin, ishte shumë i dobët, ndërkohë nji taksi po afrohej. zgjati dorën, shpejt në spitalin më të afërm, mjekët falenderuan burrin, në çast ja befën policët, Ah Carlo, kush se njifte djalin e gjorë, jetim pa të afërm, ju drejtua punonjësve të rrendit. çfar mund të bëjë, e të kujdesem për jetimin. ta shkolloje ai të ngjitet rrugëve të jetës, i dhanë informacjonet e duhura, e strehoi në shtëpi. u kujdes për të, e dërgonte në shkollë, djali qe intelegjent, i kapte shpejt mësimet, kishte vullnet të madh. vitet fluturuan shpejt, ai mbaroj universitetin, për biznes. njohja me nji vajzë e rangut të tijë, i treguan se jeta s ka veç dhimbje? formoj familje, burrin e deshte shumë, si me qenë baba i tijë, mbasi varrosi nënën, Vangjeli mori rrugën e kthimit për në Itali. atje kishte hotelet e bizneset. Në portë e ndaluan ushtarët partizan.asnji mos të dalë jashtë vendit, urdhër nga lart, po ashtu e aeroportet. kështu qe shkruajtur për të. koha bënte punën e saj, ai mbeti në gërshetimin e veprimeve, pre e selektimeve injorancuese, nga civilizimi hipokrizues i njerëzve, zhvillimet kishin renegime arsyetimesh. Roma s’ kish ndryshuar. periferia qe mbushur me ndërtime të reja, Carlo e mori të moshuarin, e u drejtuan te vila e tij tre katëshe. bërë, me kursimet, e me punën e pa lodhur, të atyre viteve, koha i rrëmbente mbi 16 orë në ditë.kishte investuar e fuqizuar atë ekonomi, që i kishte lënë miku në mikqyrje. hotelet e të moshuarit, ishin shtuar.kishte hapur, disa filjale bankash. të nesërmen, mori plakun, e shkuan te nji super market, blenë gjërat e nevojshme, u larguan të hanin mëngjezin.si mbaruan kafen. u drejtuan te rezidenca kryeore, të atyre aktiviteteve që kishte lënë dikur. burri thiri personelin në nji mbledhje të jashtzakonshme.
Të nderuar punonjësit e mi të shkëlqyeshëm, ju besoj se e keni ndëgjuar për pronarin e vërtet, ja ky është, Padre Vangjeli: së fundi e gjeta, e solla te ju.mes brohoritjeve, pronari u çua në këmbë. deri tani Carlo e ka drejtuar biznesin, e më pas ky do ta dejtojë. të falenderoj biri imë: ngashërimi e lotët,se lane të vazhdonte më tutje. mbas ca ditësh, plaku e Carlo, ju derjtuan nji zyre noteriale. mbi gjysma e pasurisë i kalonte birit shpirtëror, mbas ca ditësh duhet të kthehem në Durrës, kam ca punë, po do rikthehem përsëri. shuma të konsiderushme valute, ishin depozituar në një llogari bankare, në emër të plakut, qyteti zjente nga thashethemet, si iku, nga e ku? diku tregoheshin në formë humori, vila e tijë tre katshe qe transformuar. kishin ardhur punonjës nga Italia, ato bënë murin rrethues të shtëpisë, me kangjella e dekore të ndryshme, ishin mbi 30 dhoma, i moshuari u befasua kur e pa, vallë ç’ më duhet gjithë kjo bina, se di e sa do rroj, ditët sikur ecnin nën monotoni, plaku nji ditë takon Nikon, të vetmin mik që kishte pasur në ditë të vështira, prof e mora vesh se ke dale në pensjon. Ç’ ti bëshë jeta ka malore e dishezë?, kishte me vete nji çantë me ca dhurata të vogla, mes tyre nji sasi të konsiderushme
lekësh. ah harrova, meri këto, nxori nga xhepi nji tufë mijëlekëshe, ato të varfërat që më ke dhënë, kthejnë nderin e tyre, shpesh here prof ndëronte rrugën, plaku i thëriste. lumi ka udhën e vet, ndoshta koha e ndryshon. Një ditë prej ditësh vjen i biri shpirtëror Carlo, i moshuari ishte regjur shumë bëre mire që ardhe, kisha e diçka të fundit para se të largohem nga kjo jetë. desha mendimin tënd, ti ke pasur jetë të veshtirë, vullneti e koha të kalitën. në respekt të atyre vuajtjeve që të burrnuan, e të bënë njeri, siç je mendova këtë vile, me hapsirë të mjaftueshme ta bëjmë JETIMORE, ti lemë një kujtim jetës.ajo s’ka vetëm vuajtje, dhe unë këtë mendim kam. Vangjeli s’ ishte martuar, shok kishte vetminë e cila e qetsonte herë pas here. të gjitha proçedurat juridike, u bënë dy gjuhësore, shqip e Italisht, mbas ca ditësh, i biri u komunikonin rregullisht me telefon, nji mbrëmje djali po fliste me Plakun,si je babë,ja ashtu, telefoni ra
nga dora e të moshuarit, alo.alo asnji përgjigje, I biri u mbyt me lotë, urgjentisht mori nji avion privat e mbas ca orësh u gjend në shtëpinë e të jatit.dritat qenë ndezur të gjitha, midis miqve të Vangjelit i vetëm qe.prof Niko, shpesh herë ai bënte xhiro afër shtëpisë , ish mikut të tij.ajo gumëzhinte nga fëmijët, i mbarte shumë kujtime, të pa harrueshme, e në vizionin e mendimit shfaqej Vangjeli, eh u prefshë në paqe miku im.


















