Vendbanimet e Camerisë në vepren e Sami Frashrit “Kamus Ul Alam”, studim nga Prof. Dr. Selam Sheme

   Enciklopedia  historiko gjeografike e Shqipërisë natyrore

 

 

Vendbanimet e Camerisë në vepren e Sami Frashrit “Kamus Ul Alam”

 

 

 

  “Në veprën e Sami Frashrit “Kamus-Ul Alam” (enciklopedia historke dhe gjeografike), vend të vecantë zë përshkrimi i  botës shqiptare në kufij e saj etnik. Në zërat e enciklopedisë si : pellazg, Iliria, Epir, Thesprotia , Dardania, Albania, Shqipëria etj , vërehet një koherencë organike në parashtrimin e autoktonisë pellazgo-ilire dhe vazhdimësisë arbëroro-shqiptare. Me qëllim që të provonte karakterin shqiptar të Epirit (Camëria e sotme), S.Frashri i referohet historisë së vjetër. Epir do të thotë Toskëri, shkruan ai, vënd i babarëve që për grekët e vjetër do të thotë i të huajve. Pellazgët kishin ndërtuar atje tmpullin e Dodonës dhe gjuha e folur ishte pellazgjishtja.”

 

Nga Prof. Dr.  Selman Sheme

 

 

 

 

Në këtë shkrim do te trajtojtohen vendbanimet e Camërisë, shtrirjen e tyre gjeografike, karakteristikat demografike dhe ekonomike, duke u mbështetur në zërat që paraqet Sami Frashri në veprën  “Kamus-Ul Alam”, botuar në vitin 1900.

Sipas kësaj vepre krahina e camërisë ishte e përfshire në dy sanxhaqe të vilajetit të Janinës; sanxhakun e Janinës dhe atë të Prevezës. Pjesa veriore e Camërisë përfshihet në kazanë e Filatit  dhe të Ajdonatit (Paramithisë), të sanxhakut të Janinës. Pjesa jugore në kazatë e Prevezës, Lurosit e Margëllicit të sanxhakut të Prevezës.

Në fund të shekullit XIX Çamëria kishte 305 vendbanime Duke u bazuar në burimet arkivore, dokumente dhe botimet e autorëve shqiptarë e të huaj popullsia e krahinës arrinte në rreth 150 mijë banore. Vendbanimet e Çamërisë në aspektin e kompozimit urban dhe arkitetkonik kishin po ato tipare si gjithë vendbanimet e tjera të Shqipërisë.

Nga llogaritjet e bëra mbi bazën e të dhënave statistikore që jep Sami Frashëri në veprën “Kamas-ul alam” rezulton se rreth 38% e popullsisë së Çamërisë është përqendruar në vendbanime urbane. Lokacioni i popullsisë sipas venbanimëve dëshmon për karakterin bujqësor të strukturës ekonomike. Pjesa më e madhe e popullsisë aktive merrej me bujqësi dhe blektori. Megjithatë qytetet kryesore kishin hyrë ne rrugën e një zhvillimi të dukshëm ekonomiko – shoqëror. Krijimi i një rrjeti të gjërë dyqanesh e punishtesh nga më të ndryshme, marrdhëniet ekonomike me krahinat e tjera të Shqipërisë dhe me botën e jashtme, si dhe ngritja e tyre politiko – shoqërore në krahasim me të kaluarën, i kishin kthyer  Filatin, Gumenicën, Paramithinë, Margelliçin, Prevezën, e tjerë, në qëndra të rëndësishme të jetës ekonomike dhe në vatra të fuqishme të luftës për emancipim shoqërisë, politik e kulturor të krahinës dhe gjithe vendit.                                                                                                                        Funksionin e qendrës gravituese ekonomike e shoqërore për gjithë Shqipërinë e Poshtme e luante Janina e cila rrezatonte në jetën ekonomike të gjith vendit.

 

 

 

 

Njësitë administrative dhe qytetet kryesore të Camerisë në fillim të shek. XX ishin:

 Kazaja e Filatit  – Kjo kaza në veri kufizohej me sanxhakun e Gjirokastrës, në lindje me kazanë e Janinës, në jug me sanxhakun e Prevetës kurse në perëndim kishte dalje në detin Jon. Kazaja përbëhej nga 68 fshatra dhe kishte një popullsi prej 24.179 banorë.[1]

Kazaja e Filatit shtrihej në një hapsirë gjeografike kryesisht fushore e kodrinore të kultivuar me drithëra, farogjene e kulturë te ndryshme bujqësore. Në peisazhin antropogjen të kësaj kazaje dalloheshin brezaret e ullishtëve, vreshtave, blloqet e  kulturave drusore e tjerë. Klima  tipike mesdhetare subtropikale kishte favorizuar zhvillimin e formcjonit bimor te shkurreve mesdhetare dhe kullotave gjith vjetore ku dimëronin me bagetintë e tyre blegtore ardhur nga Kolonja, Kurveleshi dhe zonat e tjera malore të Shqipërisë së Poshtme. Popullsia e kazasë ishte e gjitha Shqiptare dhe shumica e besimit mysliman.. Filaqotet janë të njohura për zgjuarsi, trimëri, fisnikëri dhe pasuri.

Kryeqëndra e kazasë ishte qyteti i Filatit, qendra me e rendesishme kulturore e Camerise se Veriut, i cili në fund të shek. XIX kishte 5000 banorë. ( pothuajsë të gjithe myslimanë.)

Në peridhën antike ka qënë një nga qytetet më të rëndësishme të Thespratëve. Në shek. XIX ishte qëndër kazaje në Sanxhakun e Janinës dhe kishte 2000 shtëpi të shpërdara në një sipërfaqe të gjërë mbi tri kodra ku ishin ndërtuar  dhe dalloheshin sarajet e familjeve të mëdha, disa xhami , dy banja ( hamame) publike, hane e tjerë. Në qendër të qytetit shtrihej pazari me rreth 150 dyqane.[2]

Sipas studimit Anglez U.M.Lik me përjashtim të një numëri fare të vogël artizanesh e bakejsh të krishterë Filati banohej tërësisht prej Shqiptarësh mysliman”. [3]

Filati përbëhej nga këto lagje: – Dematë, Gjillatë, Kasimatë,Sejkatë, Sarandatë, Zejnelatë, e tjerë.

Filati në kohën e Rilindjes ka qënë vatër e rëndësishme e lëvizjes kombetare Shqiptare. Aty me 1908 u hap shkolla e pare shqipe  ne Cameri dhe u krijua klubi kulturor

“Vllazëria” i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen e shkollave Shqipe dhe formimin e ndërgjegjes kombetare.

 Kazaja e Ajdonatit ( Paramithisë )  – Shtrihej në juglindje të Camërisë dhe varej nga sanxhaku i Janinës. Kazaja kishte 64 fshatra nga të cilat 40 shtriheshin në veri të qytetit të Ajdonatit dhe 24 në jug të tij. Kazaja e Ajdonatit (Paramithisë) kishtë një popullsi  prej 16.000 banorësh, shumica e të cilëve ishin Shqiptarë dhe afro gjysma myslimanë. Brënda kazasë kishte 22 xhami e mesxhide, një shkollë plotore, një medrese, katër (4) shkolla fillore turanike, tre punishte për regjen e lëkurëve, 13 ura, e tjerë. Veprimtaritë kryesore ekonomike kanë qënë: bujqësia, blegtoria, kultivimi dhe prodhimi i vajit të ullirit dhe tregëtia. [4]

Qëndra kryesore urbane e kazasë ishte qyteti i Ajdonatit (Paramithia). Shtrihet në shpatet perëndimore të malit të Kurrillës (1658 m), në lindje të rrjedhës së lumit Vuvo. Emri zyrtar i qëndrës së Kazasë siç përmendet në fermanet e “ Portës së Lartë “  ishte

“Ajdonat  kalasi,” ( kalaja e Ajdonatit) d.m.th. e shën Donatit që është dhe mbrojtësi i qytetit. Nga popullsia Shqiptare vëndase qyteti njihet me emrin Paramithi. –

Ky qytet i rrethuar me vreshta dhe ullishte mbante si kurorë keshtjellën mesjetare, të vendosur mbi një koder të rrepirë dhe të lartë. Në qendër të qytetit ndodhen rrenojat e qytetit të vjetër antik Uria.

Paramithia në shek. XIX numëronte 550 – 600 shtepi me një popullsi prej rreth 2500 – 3000 banorë. [5]   Shumica e popullsisë ka qënë Shqiptare. Ne nje numer te kifizuar ka pasur edhe familje te etnise greke, cifute, egjiptiane, etjere. Qyteti kishte një Pazar mjaft të gjallë nga pikëpamja tregtare me dyqane, hane, por edhe me punishte të përpunimit industrial të lëkurave. Në Paramithi cdo vit  në fund te muajit shtator dhe në fillim të tetorit organizohej panairi tregtar “LABOVA” që ishte themeluar që në kohën e Justinianit të Madh.

 Nahija e Sulit – Kjo nahije shtrihej në juglindje të kazasë së Paramithisë dhe përfshihej në juridiksionin e saj. Suli është i vendosur (ndodhet) në zemër të malësisë së Camerisë i rrethuar nga malet e Kurrilës. Murgos, Zevrukos, Dhëmbasit, Malit të Flamurit e tjerë. Fshatrat e Sulit ndodheshin në lartësitë 600 – 700 m mbi nivelin e detit. Në këto hapsira ishin vendosur fshatrat: Suli, Samonika, Qafa, Avariko, Mamako, Papazafiri e Zavruko, ku banonin rreth 450 familje të besimit të krishter. Veçaritë gjuhësore, zakonet dhe traditat folklorike popullore të kësaj zone malore janë të njëjta me popullsinë tjetër të Camerisë që banonte në zonat bregdetare, fushore dhe kodrinore.

Në vitin 1506 Perandoria Osmane bëri një rregjistrim të përgjithshëm të tokave Shqiptare. Ato u përfshinë në dy zona të mëdha.  Në njërën zonë bënin pjesë tokat, ku u zbatua sistemi i Timarit, e cila quhesh ndryshe zona e së dhjetës (yshyret). Kurse zona tjetër përfshinte krahinat malore të vetqeverisura, ku nuk u zbatua sistemi i Timarit. Zona e Timarit përfshinte pjesën më të madhe të viseve të Camerisë  ( zonat fushore e kodrinore ) ku toka ishte shpallur “ tokë shteterore” (erazi mirie)

Në malesinë e Sulit nuk u vendos prona shtetrore mbi tokën dhe ajo u përfshi në krahinat e vetqeverisura me organizim autonom. Përfaqësuesi i shtetit Osman në malesitë e lira të jugut mbanin titullin Kapedan: [6]

Viset malore  të Sulit qysh para pushtimit turk kanë patur një kanun të tyren “Kanunin e Papa Zhulit” i cili ishte shumë i ngjashëm me komunën e Laberisë. Po të analizosh normat e së drejtës zakonëve veçanërisht në fushën e së drejtës, të familjes, të trashegëmisë e tjerë, verehet se në përgjithësi ato janë të njëjta si në Camëri ashtu dhe në Laberi. Studjuesit kanë arritur në deduksioni se një kanun i përbashkët vepronte nga gjiri i Vlorës e deri në gjirin e Artës.

Suli ka qënë vatër e qendreses Shqiptare antiosmane për liri e pavarsi. Si rezultat i kësaj qendrese kjo malësi kishte fituar të drejtën e venomit (vetqeverisjes). Pas konfliktit të ashpër me Ali pash Tepelenën, malësia e Sulit e humbi autonominë dhe për pasojë filloi rrenimi dhe braktisja e fshatrave. Suljatët dhanë një ndihmë të madhe në Revulacionin grek për pavarsi, në të cilin u shquan Marko Boçari, (heroi Mesollongjit) ,Foto Xhavella, e tjerë. Ky kontribut i Shqiptarëve në revulacionin grek për pavarsi shprehet qartë në vargjet popullore:

Trima qenë Suliotë

Kapedanë himariotë

Dhe ata që bënë Morinë

Të gjithë Shqiptarë qenë.

Trimëria dhe krenaria e banorëve të Sulit përmendet ende si shembull i qendresës ndaj armikut për të mbrojtur vëndin. Në një bëhej kur Ali Pashë rrethoi Sulin në shtëpi ishin vetëm gratë, të cilat për një kohë bënë qëndresë të fortë: Por kur qene të detyruara të dorëzoheshin të kërcënuara nga armiku, ata kryen një akt të guximshëm vetflijimi. Duke vallzuar në një shesh që gjendej mbi një shkëmb të lartë, të kapura dorë për dore, u hodhën së bashku në humnerë dhe vdiqen.[7]

 Sanxhaku i Prevezes – Ky sanxhak shtrihej ne pjesën jugore të gjeohapsirës së Çamërisë dhe ishte më i vogli ndër katër sanxhakët që formonin Vilajetin e Janinës.      Sanxhaku i Prevezës zinte skajin më jugor të trojëve të banuara nga Shqiptarët. Në veri kufizohej me sanxhakun e Janinës, nga lindja me kufirin grek, në jug me gjirin e Nartës dhe me grykën e Prevezës ,ndersa në perëndim dhe jugperëndim lagej nga ujrat e detit Jon. Pjesa më e madhe e relijevit përbëhej nga fusha dhe kodra të ulta të veshur me kullota natyrore dhe bimësi antropogjene si ullishte, portokalle, limonë e tjerë. Në lindje të sanxhakut si kufi natyror dhe etnik me Greqinë ishte lumi i Artës (Araktos).

Popullsia e sanxhakut llogaritej në rreth 55.000 banorë, shumica ishin myslimanë ndërsa një pjesë e popullsisë ishin të krishterë. E gjithë popullsia myslimane dhe shumica e të krishterëve ishin Shqiptarë. Në qytetin e Prevezës dhe gjatë kufirit me Greqinë banonte një pakice grekfolësish, vllehesh, çifutësh , e tjerë. Sanxhaku përbëhej  nga 175 fshatra ku aktiviteti kryesor ekonomik ishte bujqësia dhe blegtoria. Në Prevezë e në disa vendbanime ishte zhvilluar edhe zejtaria,  tergëtia dhe shërbime të ndryshme për popullsinë. Ne qytete  punonin 50 mullinj bloje, mjaft punishte e fabrika të prodhimit të vajit të ullirit, rreth 450 dyqane shërbimesh, e tjerë. Sanxhaku përbëhej nga tre Kaza  (Preveza, Lorosi, e Margelliçi) dhe dy nahije (Parga e Xhemernik) [8]

Kazaja e Prevezës – shtrihej në skajin jugor të Sanxhakut. Në veri kufizohej me Kazanë e Margelliçit, në verilindje me Kazanë e Lorosit, ndërsa në perëndim lagej nga ujrat e detit Jon dhe në jug nga gjiri i Artës (Prevezës). Kazaja kishte 38 fshatra dhe një popullsi prej 13.000 banorë. Pjesa më e madhe e popullsisë që banonin në fshatra ishin Shqiptarë të krishterë. Në këtë Kaza ndodheshin kullotat dhe plantacionet më të mëdha të ullishtëve të Sanxhakut.

Qëndra administrative e Kazasë dhe gjith Sanxhakut deri në vitin 1912 ishte qyteti i Prevezës. Ky qytet shtrihej në skajin më jugor të trevave etnike të banuara nga Shqiptarët, në fundin e një gadishulli që mbyll anën perndimore  të gjirit të Artës.     Pozicioni gjeografik i saj ishte shumë i bukur që në miniaturë të kujton peisazhin urban të Stambollit. Qyteti kishte 10.000 banorë të krishterë e myslimanë Shqiptarë si dhe një pakice familjesh turke, greke, vllane e çifute. Preveza ishte një qytet me rrugë të gjëra, me një pazar që kishte rreth 180-200 dyqane dhe një liman natyror të mbrojtur nga të gjitha erërat e forta që rrihnin dimrit këtë zonë bregdetare. [9]

Preveza ishte qendër e rëndësishme artizanale. Ajo kishte në këtë periudhë një fabrike mielli, dy fabrika për përpunimin e lëkurëve, disa fabrika për prodhimin e pelhurave të pambukta, të mendafshrave, çorapëve, sapunit, e tjerë. – Në kapercylle të shek. XIX dhe X  Preveza ishte një nga portet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut. Limani realizonte të ardhura të mëdha nga tregtia me Triesten, Korfuzin dhe qëndra të tjera tregtare të Greqisë dhe Italisë. Në qytet kishte dy xhami, njëra e ndërtuar prej Ali Pashës dhe tjetra prej Ahmet Aga Dinos, kisha, dy teqe, disa tyrbe, një shkollë fetare, disa shkolla fillore e tjerë.

Në vitin 1878 Preveza u bë një nga qëndrat kryesore të Lidhjes Shqiptare të Prevezës në jug të Shqipërisë.

 Kazaja e Margelliçit –  Kjo kaza së bashku me nahijen e Pargës e të Fanarit kishte 71 fshatra, me një popullsi afro 25.000 banorë. E gjithë popullsia ishte e etnisë  Shqiptare, ku pjesa më e madhe i përkiste religjonit mysliman. Baseni i Margelliçit kishte mjaftë toka pjellore ku prodhoheshin drithëra, oriz, ullinjë e tjerë. Kazaja e Margelliçit dallohej për kullota dimrore që favorizonin zhvillimin e blegtorisë. [10]

Qëndra  administrative e Kazasë ishte qyteti i Margelliçit i cili shtrihej në rrëzë të                      malit të Bozhurit, në një lëndinë të rrethuar nga kodra. Rrëzë kodrave kishte mjaft shtëpi me çardak, të vendosura në mes të nje peisazhi të gjelbëruar. Nga larg dalloheshin siluetat e minarëve të larta të xhamive. Në vitin 1815 qyteti i Margelliçit kishte 10.000 banorë. Gjatë shek. XIX  si rrjedhoje e sëmundjeve dhe epidemisë së kolerës 2/3 e popullsisë vdiqën, dhe popullsia u reduktua në 3000 banorë në fillim të shek. XX. Pjesa më e madhe e popullsisë ishin Shqiptarë të besimit mysliman dhe të krishterë. [11]

Veprimtaria kryesore ekonomike e margëlliçiotëve ka qënë blegtoria, bujqësia dhe tregtia. Kullotat natyrore gjithvjetore kishin furnizuar zhvillimin e blegtorisë, kryesisht rritjen e bagëtive të imtë. Në tokat pjellore te bazenit të Margelliçit kultivoheshin orizi, ullinjtë, vreshtat, pemët frutore, e tjerë. Margelliçi dallohej në gjithë Çamerinë për prodhimin e bostanit të një variteti të mirë, i cili vlerësohej dhe preferohej shumë dhe nga grekët. Rol të rëndësishëm në ekonomine e kazasë e më gjërë luanin  artizanati dhe tregtia. Qyteti i Margelliçit ka patur rreth 50 dyqane, dy fabrika mielli, dy fabrika vaji, 5 (pesë) hane, 6 (gjashtë) luturvi( punishte vaji) e tjerë. [12]

Nahija e Pargës – Nahija e Pargës ishte një njesi administrative që varej nga Kazaja e Margelliçit. Qëndra administrative e nahijes ishte qyteti i Pargës, qëndra e dyte urbane e Kazasë pas Margelliçit. Parga ishte një qytet antik me dy skela që zotërohej nga një fortes mesjetare, e cila në fillim të shek.XIX kishte 400 shtëpi të banuara dhe gjithashtu 400 shtëpi të tjera në rrethinat e saj, jashtë.

– Në vitin 1401 Parga ra nën sundimin e Venedikut. Admirali i flotës Osmane Piri Reis, i cili kaloi  pran kësaj qëndre në fillim të shek. XVI,  thotë se Parga kishte  një kështjellë dhe një gji deti ranor mjaft të rehatshëm. Mali i ndodhur për mbi kështjellë quhej Mëshrak ( Mazrek) që do të thotë “ Mali i Shtizës”. Popullsia e këtij vendi, shkruante ky i huaj, ishte Shqiptare.[13] Venedikasit e mbajtën Pargen te pushtuar deri në vitin 1797.  Pastaj kaloi nën sundimin e Francës deri në shkatërrimin e kësaj perandorie më 1814. Më vonë atë e pushtuan anglezët, të cilët pas katër vjetësh ( viti 1819) u detyruan t’ia dorëzojnë Ali Pash Tepelenës. Kur turqit në vitin 1820 ia morën Ali Pashë Tepelenës këtë qytet pjesa më e madhe e banorëve të kësaj qëndre, rreth 5000 Shqiptarë të krishter migruan në ishujt e detit Jon. Kështu u shkatërrua dhe u zbeh gati krejtesisht ky qytet fatkeq siç e quan piktori anglez Eduard Lir. Megjithëse qyteti u shkatërrua në afërsi të bregut të detit fillon hap pas hapi përsëri të ndërtohet qëndra e re urbane nga banorët që kishin mbetur në qytet. [14]

Në fillim të shek. XX Parga kishte 8000 banorë Shqiptarë të dy besimëve dhe 120 dyqane shërbimesh tregtare. Popullsia merrej kryesisht me detari, peshkim e tregti. Megjithëse anijet e mëdha nuk mund të arrinin në breg, Parga ka qënë liman i rëndësishëm i Çamërisë dhe i gjith Shqipërisë së Poshtme. Anijet me vela lidhnin skelën e Pargës me Korfuzin, me Triesten dhe skela të tjera të detit Adriatik e Mesdheut. – Parga dominohej nga një kështjellë e vjetër e ndërtuar mbi një shkëmb të futur në detë dhe përrreth e qarkonin kopshtet me portokalle e limon si dhe ullishtet që zbukuronin peisazhin periurban. Qyteza prodhonte një llojë sapuni të veçantë me ngjyrë gështenjë. – Në veri të qytetit shtrihej bregdeti i famshëm i Karavastarit ( Arpicës) ndërsa në jug estuari  i lumit Akeron.

 Qyteti i Artës –  Qyteti i Artës shtrihej në skajin më jugor të trojëve të banuara nga Shqiptarët etnikë, në kufi më botën helene. Hapsira urbane shtrihej me fusha dhe kodra të vogla, e në gadishullin që formon meandri i lumit të Artës, në rrjedhën e poshtme të tij. Qyteti në antikitet ishte një koloni e korinthasve.Më vonë u pushtua nga  romaket dhe në kohën e sundimit të Augustit Arta u zgjerua dhe u urbanizua. [15]

Mbi një kodër të rrumbullakët e rrethuar nga lumi u ndërtua një kështjellë e cila shikonte e dominonte tërë qytetin rrëzë kodrës si dhe rrjedhën e lumit të Artës në të dy anët e tij. Hyrja në qytetin e Artës ishte shumë piktoresk dhe e këndëshme. “ Pak vënde në Shqipëri – shkruante piktori anglez E. Lir në 1848- janë më të madhërishme se sa Arta në drejtim të ndërtimit dhe të vendosjes” . 27  Ashtu si dhe qëndrat e tjera urbane të Çamerisë edhe Arta ishte një qytet me rrugë të ngushtë, pjesërisht të shtruara, me oborre dhe kopshte plotë pemë,  me portokalle e perime që tregtoheshin në një pjesë të mirë në tregun e madh të Janinës. – Në rrugën që të çonte në Janinë e Filipiadhë ndodhet ura mesjetare e Artës, një vepër monumentale me vlera të spikaturë arqitektonike. Në vitin 1880 qyteti i Artës dhe rrethinat e tij u pushtuan nga grekët. Kjo ngjarje shënon fillimin e aneksimit të krahines  shqiptare të Çamerisë nga Greqia. [16]

 

Tiranë 12.4.2019                                                                   

Dep i Gjeografisë UT

 

 

[1] S. Frashëri – Vepra 7, Rilindja, Prishtinë 1984, f 40.

[2] Z. Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare – Vepër e cituar, Tiranë 1984, f. 200, 396

[3] Revista “Dituria” 1928, nr. 3, f. 83-86.

[4] S. Frashëri, Kamus-ul ‘alam, Vëll. I, f. 511-512.

[5] N. M. Leake – Travels in Norther Greece. Londër 1835, I, f. 104

[6] ASHSH, Instituti I Historisë, Historia e Popullit Shqiptar I, Botimet TOENA, tiranë 2002, f. 216-217, 230-231.

[7] S. Frashëri, Kamus-ul-‘alam, Vëll. III, f. 2691.

[8] S. Frashëri – Kamus-ul-‘alam. Vëll. II, f. 1507-1505.

[9] A. Baldaci – L’Albania, Romë 1928, f. 223-243.

[10] S. Frashëri – Kamus-ul-‘alam, vëll. VI, f. 4093.

[11] Z. Shkodra – Vepër e cituar: f. 397 – Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes kombëtare, tiranë 1984, f. 397.

[12] A. Baldaci, L’albania… f. 230.

eis, Kitab-I Bahrije, Istanbul, 1973, f. 289-309.

[13] A. Baldaci, L’albania…, f. 230.

[13] S. Frashëri – Kamus-ul-‘alam, vëll. I, f. 362.

[13] Z. Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984, f. 398[13] Piri Reis, Kitab-I Bahrije, Istanbul, 1973, f. 289-309.

[14] A. Baldaci, L’albania…, f. 230.

[15] S. Frashëri – Kamus-ul-‘alam, vëll. I, f. 362.

[16] Z. Shkodra, Qyteti Shqiptar gjatë Rilindjes Kombëtare, Tiranë 1984, f. 398.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here