VOTIMET  E PËGJAKSHME  NË  BARAN:  NJË RRËFIM  QË  HISTORIA  TË  MOS  PËRSËRITET. Nga Harry Bajraktari*

 

 

 

Para pak ditësh, në organizim të kryetarit të komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri dhe nenkryetarit, z. Shkumbin Gashit, u përkujtuan votimet e përgjakshme në Lug të Baranit, të ndodhura në vitin 1937 ku banorët e kësaj ane ishin pjesë e Partisë Demokratike Përparimtare në zgjedhjet locale përballë Partisë ekstreme Radikale serbe. Kandidat i këtyre zgjedhjeve lokale për Baran nga Partia Demokratike ishte Haxhi Bajraktari i Vranocit.

Në këtë kohë në pushtet ishin radikalët ekstrem, të cilët përdornin terrorin për të shuar çdo shkëndijë të shqiptarëve në realizimin e të drejtave të tyre. Ishte në process zbatimi i elaborative serbe për dëbimin e shqiptarëve në Turqi. Në rrethana të tilla ishte e pamundur të zhvilloheshin zgjedhjetë lira, siç insistonin banorët e Lugut të Baranit.

Edhe përkundër këtij terrori shtetëror, banorët e kësaj ane nuk u ndalën.Ata kërkonin të drejtat e tyre.

Ditën e votimeve dolën në mbrojtje të votes së lirë, por ndaj tyre u krye masakër, ku mbetën të vrarë: Isuf Gërvalla, Sokol Dergut Krasniqi, Lah e Zenel Berisha, Zenun Kastrati dhe Fazli Maznikolli, ndërsa 17 tëtjerë u plagosën. Për nder dhe respekt të këtyre martirëve, u bë zbulimi i Pllakës përkujtimore, në të cilën është shkruar ” Lugu I Baranit, në përkujtim të votimeve të përgjakshme 1936-1937″. Në pllakë janë shënuar emrat e të vrarëve.

Vënja e kësaj pllake dhe përkutimi i ngjarjeve të historisë se largët dhe të afërme, ka një porosi të qartë se krahas ecjes sonë përpara e kaluara duhet të mbetet afër nesh, e paharruar dhe e përkujtuar. Në të kundërtën historia mund të përsëritet. Nga e kaluara duhet të mësojmë: veprimet tona duhet të jenë udhërryfyes që Kosova të shkojë përpara dhe të jetë shembull në Ballkan, ku secili të jetë I lumtur për të jetuar në këtë vend të mrekullueshëm, duke krijuar të mira material për fëmijët tanë që nesër do të na pasojnë.

Banorët e Lugut të Baranit çdo here kanë dëshmuar se janë atdhetarë të mirëfilltë: në kohën e Perandorisë Osmane, në vitin 1913 kundër terrorit të ushtrisë malazeze, në mbrojtjen e votes së lire në Baran më 1937, kundër terrorit komunist pas vitit 1945 deri në luftën e fundit për lirinë e Kosovës.

Që të mos përsëritet ajo që ka ndodhur gjatë 100 viteve të shkuara, është e domosdoshme të respektojmë sakrificën e popullit tone dhe të të gjithë atyre që ranë për lirinë e këtijvendi.

Ata njerëz që sakrifikuan jetën para tetë dekadave në këto votime të përgjakshme, sot na bashkuan në këtëc eremoni (Akademi përkujtimore), duke u shprehur mirënjohje për jetën dhe gjakun e tyre. Kjo për mendimin tim do të thotë shumë dhe është një gjë me rëndësi të madhe se kështu duke i përkujtuarn gjarjet kombëtare të së kaluarës do ta njohim më mire historinë dhe sakrificën e popullit tonë. Këtë shkrim po e përfundoj me një konstatim:

Harresa ndëshkon, historia mund të përsëritet.

 

*Autori është veprimtar dhe biznesmen i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here