Tiranë, më 18 dhjetor
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi. Presidenti i uroi atij suksese për rizgjedhjen në Parlamentin e Serbisë si përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“ Uroj që roli dhe kontributi juaj të vijojë t’i shërbejë të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, për adresimin e të drejtave të tyre legjitime.
Mbështetja e Shqipërisë nuk do të mungojë!” – i deklaroi atij Presidenti Begaj.