POPULLI  DHE SHTETI PARA ÇDO GJËJE  TJETËR . Nga Harry Bajraktari

Me keqardhje mora  vesh lajmin për dorëheqjen e parevokueshme të kryeministrit të Kosovës,  zotit Ramush Haradinaj. Kjo është hera e dytë që ai jep dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërsa hera e tretë që po ballafaqohet me drejtësinë ndërkombëtare. Dorëheqja e Haradinajt lidhet me sakrificën e madhe që bëri ai dhe familja e tij për më tepër se dy dekada si çlirimtar dhe si ndërtues i shtetit të Kosovës.

Ai, në fund të mbledhjes së sotme të qeverisë, deshmoi karakterin e tij të lartë që ka për popullin dhe shtetin e Kosovës:” E kam vlerësuar se nuk mund të paraqitem si kryetar i qeverisë dhe ta ruaj nderin e kryetarit të qeverisë dhe të shtetit”. Me këtë z. Haradinaj, edhe kësaj here, dëshmoi se para vetes dhe familjes së tij vendosi  popullin dhe Kosovën.

Vetëm një njeri i tillë me ideale të larta do të tregojë se sa i rëndësishëm është populli dhe shteti, para çdo gjëje tjetër, dhe para sakrifices së tij.

 

 

19 Korrik, 2019

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here