Studenti shqiptar i Bremenit Gjermani Saimir Myrtollari, zgjidhet President i  organizates botërore që përgatit liderët e së ardhmes(AIESEC)

 

 

 Politikanët shqiptarë nuk  denjojnë t’i vizitojnë azilantët

 

 

 

Në një vend si Shqipëria të rinjtë gjithë privohen nga mundësia për të treguar aftësitë e tyre, teksa emigrimi i kësaj kategorie është një plagë e hapur pasojat, e së cilës do ti vuajmë gjatë si shoqëri, teksa i vetmi sadisfaksion në këtë fenomen janë arritjet e të rinjve shqiptarë jashtë vendit,që na bëjnë krenar. Saimir Myrtollari është një ndër ata të rinj që për një shkollim më të mirë zgjodhi Gjermaninë, si për ti treguar këtij vendi se ne nuk jemi njerëz që vijmë vetëm për azil, por se jemi njerëz që duam civilizimin arsimin dinjitoz , e mbi të gjitha jemi evropianë në gen. Saimiri përveçse një ndër studentët më të mirë të Universitetit të Bremen në Gjermani, vendosi të jetë aktiv në forumet e rinore,e kjo ra në sy të përfaqësuesve të shoqatës rinore më të madhe në botë AIESEC , ndër më të njohurat në botë , që ka si synim integrimin e të rinjve nga shtete të ndryshme nën moton jemi një. AIESEC u themelua në 1948 pas mbarimit të luftës dytë botërore nga francezi,Jean Chaplin, me synimin kryesor që ajo që ndodhi gjatë asaj lufte të mos përsëritet më. Pjesë e këtij organizmi që ka degë në 130 vende të botës ka qenë dhe ish presidenti amerikan Bill Klinton,arkitekt i pavarësisë së Kosovë. AIESEC operon dhe në Shqipëri teksa janë me dhjetëra studentë që kanë përfituar praktika në Gjermani dhe vende të ndryshme të botës.

Në një intervistë për ne Saimir Myrtollari shprehet se ishte dëshira për të ndihmuar bashkëkombasit e tij që e shtyu të bëhet pjesë e AIESEC , teksa më vonë bordi drejtues e muroi president për Universitetet e Bremenit dhe Oldenburgut, ku studiojnë mbi 120 mijë studentë nga mbarë bota.

-Saimiri tregon se përse zgjodhi Gjermaninë për të vijuar studimet e larta ?

 

– “Kur mbarova shkollën e mesme në Durrës ishte shtysa e prindërve që kërkonin një arsimim cilësor, e zgjidhja ime ishte Gjermania pasi isha informuar për kërkesën e llogarisë në universitet gjermane teksa un zgjodha degën e financës, një profesion mjaft i kërkuar në çdo vend të botës . Gjatë këtyre viteve që jam student edhe kam punuar dhe jam marrë më aktivitete shoqërore çka më ndihmoi të integrohem. Synimi im është tu tregoj gjermanëve se ne nuk jemi ai popull që pasqyrohet në kronikat e lajmeve në mediat evropiane, por jemi njerëz arsimdashës dhe që e duam vendin tonë.

-Si arritët të bëheni president i një organizatë të fuqishme rinore ndërkombëtare në një universitet si ai i Bremenit ?

-Që gjatë kohës që isha gjimnazit në Durrës kam qenë pjesë e strukturave të e FRPD, e kjo eksperincë ishte e vlefshme për mua kur në Gjermani nis të aktivizohem në grupet rinore, duke marrë pjesë në aktivitete si vullnetar. Me dëshirën time kam punuar si vullnetar në Bremen duke bërë të mundur që shumë studentë të shkojnë ne kontinente të ndryshme qoftë për të punuar në kompani prestigjioze por edhe për të punuar vullnetarisht në Brazil, Kolumbi, Peru, Itali, Indonezi…etj për qëllime të ndryshme si:mbrojta e natyrës, barazia gjinore, njohje dhe shkëmbim kulturash, shëndeti etj etj(SDG – SUSTAINABLE DEVELOPMENT GOALS set by UNITED NATIONS) .

Por edhe kemi sjellë studentë këtu të cilët punojnë në kompani të ndryshme IT ose në spitale prestigjioze si edhe vullnetare që ndihmojnë në Gjermani në fusha të ndryshme si shkolla, kampe azilantësh, jetimësh, mjedis. Pjesa më e keqe ishte ajo e azilantëve të cilët herë janë në kampe ku qëndrojnë në kontejner ose në dhoma garzoniere në zona të harruara të qyteteve.

-Le të ndalemi tek kjo pjesë, cfarë mund të na thuash, si është gjendja e tyre atje ?

-Një ndër gjerat më të vështira ka qenë përballja me ta, pasi është shumë e rëndë të shikosh bashkëkombasit e tu, të aftë për punë që rrinë në mëshirë të një asistence dhe ushqimeve falas. Ata ishin pa letra mundoheshin të punonin por frika e dëbimit familjeve i kushtëzonte. Lanë trojet e të parëve për të cilat janë derdhur gjak,për një dhomë azili, e madje shteti i tyre u bëhet pengesë edhe në këtë zgjedhje.Ju e imagjinoni një mirditor, të parët e të cilit për shekuj nuk ndërruan as fe as tradita, teksa rrinte në radhe për një kafshatë bukë, gjë që nuk i’u mundësua në vendlindje. Aty kam kuptuar se ne nuk kemi shtet që mendon për popullin e thjeshtë, për faktin se zyrtarët shqiptarë sa herë erdhën në gjermani nuk i vizituan kurrë azilet, por vetëm restorantet luksozë dhe hotelet me pesë yje. Janë këta azilantë shqiptar që më kanë bërë tu premtoj se unë dhe studentët e tjerë në Gjermani nuk do ti braktisim dhe se do vijë shpejt dita kur të shkolluarit jashtë do marrin fatet e vendit në dorë.

-Ç’mund të na thoni për studentët shqiptarë në Gjermani ?

-Studentët nga mbarë trojet shqiptare në Gjermani janë pa dyshim krenaria e kombi tonë, shumë prej tyre shumë shpejt do ti shohim si pedagogë, madje dhe në klasën politike,art dhe sport duke na bërë shumë krenar si popull. Ne jemi njerëz vital e të ushqyer me dashurinë për mëmëdheun.

 

Keni një apel për rininë shqiptare ?

 

-Apeli im është ky: studioni dhe punoni sa më shumë, pasi kjo do ju sjell pavarësi dhe nga liria vjen realizimi i ëndrrave në sirtar. Ne jemi e ardhmja e këtij kombi, nëse ne nuk studiojmë, punojmë edhe të njihemi me kultura të ndryshme të botës kurrë nuk do të jemi të aftë ta udhëheqim për mirë atë vend por vetëm do përbaltim edhe më shumë atë emër FISNIK që mbajmë mbi supe.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here