NEXHMIJE PAGARUSHA
Ike në qiell,
Me tingujt tu të dashurisë së Atdheut,
Zëri i Bareshës, të ndiqte pas, luginës së heshtjes
Ngrihej imazhi yt i fundit, pas një hije
Një dorë lamtumire
Që përshendeti botën…
Dhe dy pika loti të mallit për jetën.
Thanë,
Princesha iku në qiell,
Motivet e saj, zërat, luginat, ujërat, duartrokitjet,
Nëtët e gjata të pritjes së lirisë
Bashkë me ty u bënë refren i jetës
Mbi Kosovë
Dhe përgjatë Ilirisë
Shpirti yt troket dritareve, fushave, klasave të femijëve, rrjedhave të jetës
Deri në pafundësi si një lajtmotiv ripërtitje
Në lindje, në dasma, në luftra,
Kosova mbart imazhin tënd, fushën e gjërë
Të meleodive tua të jetës së hareshme të
Shpresave të Kosovës
Për të bërë lirinë të prekshme,
Shtepitë më gëzim, rininë e përjetshme të shpirtit tënd.
Ti bëre jetën tonë të prekshme në kohë robërie
Bëre Atdheun e lirë në muzikën tënde
Plot kithma mali,
Rrugësh, zogjsh, erërash, stuhishe të bjeshkës.
Atje bareshat vijojnë të kërcjenë motivet tua
Ndanë lëndinave të malit, lumenjëve, krojeve të kristaltë të Atdheut.
Fëmijët e shkollës mbajnë portetin tënd të duar si një këngë të re për ty,
Mbajnë shpirtin tënd përmes këngëve,
Në orët e muzikës,
Netëve, detyrave të shtepsisë.
Ti ike në parjasë,
Princesha jonë
Pemë lirie, plot këngë, plot stinë që ndërrohen mbi Kosovë
Dhe kudo përgjatë Shqipërisë etnike
Ku të tjerë breza do të përkundin këngët tua
Për t’u bërë heronj të Atdheut.
Ku ti ndeze ëndrra të mëdha lirie dhe bashkimi.
O grua e motivit tonë të jetës,
Merre me vete mirënjohjen tonë
Të dashurisë për ty
Lë të vijë në parajsë malli ynë për ty,
Dashuria dhe shpresa,
Ku ti pret të rilind mbi Atdhe
Një ditë e re bashkimi.
2.TIRANA
Ti qëndron larg në hartë
Të botës,
pemëve e jetës, pa mbarim.
Dashuria ime shqiptare, ëndërr e bëgatë
E hijes time që ëndet rrugëve tua
Në kërkim të rinisë së humbur.
Unë vij tek ti nga toka e paanë amerikane
E shëmbullit të gjatë të kërkimit të
Jetës
Në rugët tua, sheshet, kaltërsitë
Gjej prehjen, qetësinë.
Ty qyteti ynë nuk të humbas kurrë
Ëndrrave të botës,
Në një zgjimin tjetër, cudisë prekëse të njerëzimit
Anës globit, të gjej përherë, aty ku stinët më kujtojnë Atdheun.
Tiranë e dhimbjes time të përbotshme
Ku endi akoma shpresat e mia
Për ty
Në kujtimin tënd unë ngre këngë, bëj muzikë
Poezi të reja,
I tregoj për ty botës, kudo ku jam,
Për bukurinë tënde mesdhetare, për Europën që
Ngrihet mbi botë krenare.
Tiranë e dashurisë time,
E hapave të mij poshtë pemëve të harshme të pranverës
Parqeve, rrugëve, dritareve
Të prtijes.
Kudo ku jam,
Natën e fundit gjithmonë e ruaj për ty
Për muzikën tënde, për koncertet,
Erën që zbert nga Dajti
Mbi frymëzimin tim,
Vetëm ti më qetëson ëndërrat e mia
Luftjet e mia,
Kryeqyteti im i lumturisë,
Ku njerëzit janë të lumtur me një këngë, me një fjalë me një mëngjes të freskët
Dhe fjalën dashuri.
Tiranë e shpirtit tim arbnor
më prit të vij prej hartës së botës,
të ngrejë
Pritjen time të gjatë,
Si një statujë malli.
- SHËN VALENTINI
Shën Valentini shfaqet si një megull,
Si një hije që del nga muret për t’i shëmbur ato
Për zemrat e lira.
Shën Valentini ka akoma frikë nga intrigat ndaj dashurisë,
Nga dhimbjet, pabesitë, mosbesimin të egër ndaj saj.
Shën Valentini vjen përmes errësirës së dyshimit, të dhembjes njerëzore
si një lutje për botën
Dhe pastaj bëhët dritë.
Janë shtrirrë duart e shen Valentinit mbi botë
Si një përqafim, si një muzikë për të dashuruarit
E datës 14 dhe në vazhdim
Nëtëve të zemrave të ndezuara të njohjes,
Të takimit.
Si një ritual i botës.
Pastaj bota pushon në krahët e Shen Valentinit
Këtij engjelli mbrojtës
Të besimit.
Shën Valetini vjen për të bërë pranverë
Acarin e zemrave të padashuruara,
Për të ringjallë shpresën deri në amshim
I flijuar për fjalën të dua!
Pastaj vijnë ditët me dashuri, me muzikë me
Shpërthime zemrash
Shkon shikimi përtej murëve të ngritura kundër dashurisë,
Deri thellë lagjes së druajtur në periferi
Ku rriten vajzat elegante,
me besim tek dashuria.
Unë dua të bëj dicka për ju, sonte
Në këtë Shën Valentin
Ju që vini të fyer, të ftohur të zhgenjyer nga pamundësia
E jetës.
Po i lë takim botës më 14 shkurt, që t’i shpreh dashurinë jetës
Amshimit të zmrave të bukura që
Ruajnë rininë,
Që ruajnë dashurinë
Qysh në fillesë,
Si në agim të njerëzimit,
Atje ku zemrat ndëzën botën me
Afshin e dashurisë për ta rilindur atë.
Po i lë takim botës më 14 shkurt
Dhe po e shpall me këtë poezi.
Ju dua njerëz sot dhe
Përgjithnjë !
- NËNËS
Nënë,
Ka një ditë që e ringrej imazhin tënd të
Jetës
E përqafoj, stinën tënde të gjatë të dashurisë për ne.
Që kurrë nuk mbaron, që kurrë nuk tretet.
Si një kujtim i klasës së parë,
Kur vjaza e vogël qante në derë të shkollës
E druajtur nga bota
Duke me mbajtur për dore
Më the, tani ec në ardhmëri !
Dhe u lute për mua…
Nënë e dashur,
lutja jote vjen tek unë kaq larg
Në këtë ditë të kushtimit ndaj teje
Të mëndimit për ty dhe pastaj për
Dhimbjet e jetës
Në këtë botë të gjërë
Ku vijnë e ikin ditët gati njësoj,
Netët, kujtimet e largëta
Të femijërisë sime që më mbajnë gjallë
Imazhin për botën e sinqertë,
Të rrethuar nga ti, nga vështrimi yt që
Dallonte rritjen time, ëndërrat vajzërore dhe
Pastaj sukseset…
Ti na ke rritur me frymën tënde dhe dashurinë
Ndaj botës
Dhe vetëm mirësinë.
Në këtë ditë tënden,
Unë vij tek ti më këtë poezi, që nga larg, nga një kontinent tjetër i
Stinëve plot shkelqim, plot zhurmë
Por asgjë nuk e ka bukurinë tuaj, ngrohtësinë e urimit
Tënd, kur na përcillje
Në derën e katundit të bukur të rrethuar nga
Ujërat dhe malet, ku unë merrja bekimin
Tënd në cdo fjalë.
Nënë,
Kjo është festa jote, që vjen tek unë
Si një përmallim për ty dhe
Dëshurinë për të përqafuar shikimin tënd të pastër
Përmbi botë
Lutjet e tua më vijnë këtu dhe më ngrohin
Jetën.
E dashur nënë,
Në ditën tënde
Unë vij tek ti më këtë poezi,
Që nuk mbaron kurrë.
- BASHKIMI I TROJEVE SHQIPTARE
Më dhëmb harta jote e ndarë,
Pikëllimi i coptuar i botës shqiptare,
në disa shtete.
Kombi im i rrënjve të thella të botës,
Nuk të mbrojtëm kur të coptuan, kur u zvoglove nga dhimbjet
dhe spastrimet etnike
Nuk të ngritën dot në këmbë trualli im
I pasosur i lavdisë,
Kur të sulmuan me pabesi, ingtriga
Ligësi.
Më 1913 të ndanë mes fqinjve grabitqarë,
Të shqyen fqinjët primitivë, të joshur nga Fuqitë
E mëdha,
Ëndrra e kombit u coptua
në miliona zemra shqiptarësh të ndara, të
masakruar nga barbarët.
Por nuk e thyen shpirtin e lirë.
Për njëqind vjet mbijetuam, rindërtuam ëndërrën tonë të bashkimit
Si mjëra vjet në troje të arbërit,
Shqiptarë të fortë të mbijetësës,
Qëndruat në këmbë, por me plagë në trup,
Kombi im europian, sido që të coptuan,
Nuk të ndanë nga liria, nga shpresa, nga orientimi
yt perëndmor.
Nuk të shkulën qytetrimin tënd, as
pushtimet, as luftërat, as asimilet e egra sllave dhe greke.
Sot rindërton ëndërrën tënde
Të jetës dhe bashkimit,
Sot shqiptarët në Kosovë, Mali të Zi, në Maqedoni,
në Camëri dhe Serbinë Jugore
Janë pjesë e një kombit në bashkim
Askush nuk mund ta ndalë sot bashkimin tonë,
askush nuk të ndalojë rrjedhën e
historisë
Së shenjtë të ilirëve viganë.
Harta e Ilirisë për mijëra vjet e pandarë
Sundoi këtë pjesë të botës.
Bashkimi do të ndodhë. Brenga do të marrë fund.
Sot do të rigrihemi, do të bashkohemi në një shtet
në një flamur të Skëndërbeut,
sic na ka bërë zoti,
Në tokën tonë, në etninë tonë, në hapsirën tonë
Të lirisë dhe të themeleve të Europës
Për të cilën luftuam sot dhe për disa mjevjecarë.
Kombi im,
Me dhemb harta jote e ndarë, e coptuar
Nga fqinjët grabitqarë
Por do të ribëjmë hartën tënde, do t’i ribëjmë kufijtë
aty ku ishin përjetë,
Do të ribëjmë jetën nën këto hapsira europiane
Deri në përjetësi
Kombi im
I dashuruar me lirinë,
I dashuruar me perëndimin.
- SKENDËRBEU
Vije malit të ngreje Atdheun
Prej duarsh gjigande të shpatës së mprehtë
Të shpresës së botës
Në kohë të vështirë të pushtimit osman
Ti ishe shpata dhe mburoja e qytetrimit europian.
Nuk kishte ditë që bota nuk lutej për shpatën tënde
Për ushtrinë dhe vëndin tënd
të shqiponjave
Që i ishte bërë digë ushtrisë së egër të sulltanëve,
Në dyer të Europës.
U ndeshe me ta,
I munde sulltanët e egër të kohës,
Duke ngritur falamurin e fitorës mbi Europë
Nuk kishte mortje shpata jote përgjatë perendorisë
Atlet i Krishtit, shpata e parë e Europës
Gjigand i përendimit.
Të gjithë të vajtuan kur vdekja të trokiti në derë
Armët mbetën jashtë në druart e ushtrisë sate
Dhe Lekë Dukagjinit që të vajtonte mbi kokë
E gjithë Arbëria
Mbetën jashtë hingëllimët e kuajve fushës së betejave dhe fitorët mbi sulltanët,
Mbetën në histori
Tashmë kishe shkuar në përjetësi
Mbret i shqiptarëve
Heroi i Europës.
- FIERZA E FEMIJËRISË
Ajo ishte një skenë që s’më del nga mendja
Atje ka bërë vend
Me dimrin, me valët me zhurmat
E makinerive,
Ajo është në zmeren time,
Kënga e Fatame Sokolit për dritën,
Për jetën që ndizej mes maleve
Për të krijuar dritën
Me një cifteli me dru mani
Të varur në hapsirë si
Meleodi bjeshkësh.
Atë arkitekturë të shkruar nga poetët tropojanë
Në netët e gjata të ëndërrimit të
Digës gjigande
Që do të bashkonte brigjet e lumit
Në një rrugë
Drite dhe legjendet e maleve të mia.
Ajo ishte një skenë që nuk më del nga mendja
Ime femijërore,
E kam pikturuar në mendje atë shfaqje
Të malit
Të lumit tonë të vjetër dhe të egër
Drinit plak dhe të përmallshëm.
Sic thotë Poradeci.
Edhe sot në SHBA sa herë dritën ndez
Më shfaqet Fierza,
Me lojërat e femijërisië time me makina të rënda
Të Digës
Dhe festën e malsorëve pas dimrave të rëndë
Të Alpeve.
Përfundimisht, unë gjej atje
Një pjesë të zemrës time
Dhe ëndërrës për të dalë në botë
Të vendlinjdes time
Kemi ecur bashkë gjithë këto vite
Kemi ecur një jetë nëpër botë,
Në të tjerë kontinente
Dhe malli vjen të më trazojë
Kujtimet,
Fierzë e ëndrrave të mia.
- STUDENTE
Isha strukur në një dhomë konvikti të ftohët
Kur dera u hap dhe hyri frymëzimi im
Ishte poezia që më ngrohte, muzika ime e femijërisë
Së dalë nga ëndërrat
E ciftesilsë që vazhdon të bjerë
Pa pushim, në Alpe
E di sa bukur është të jeshë studente
Të ëndërrosh botën nga librat e lexuar, nga leksionet, fjalët e bukura të djemve simpatikë,
Në pushimet midis orëve
Me durimin tonë dhe shpresën tonë
Për të ndryshuar botën.
Erdhi koha për të nxjerrë mësimet tona, për të
Bërë vetë hapin në jetë
Dhe pasur suskese
Por ajo dhomë konvikti e ftohët, e varfër
Shpesh e pistë nga amortizimi, me ngjall kujtime të forta
Ishte jeta që celte brenda asaj moshe
Që na conte në delir për pak gjë,
Për një sukses të vogël, për një shikim të ëmbël
Dhe pastaj bota që ndryshonte
Me varfërinë e skajshme dhe përgjimin e kujdestareve
Të rrepta
Një sistem i frikshëm i kontrollit absurd
I ideve, fjalëve dhe vetë jetës.
Kudo që shkoj në botë, kudo ku shoh pamje të
Cuditshme të kontinentit të madh,
Asgjë nuk më zëvëndëson atë dhumë konvikti
Të thjeshtë, të ftohët dhe shpesh të pistë.
Dua të cel përsëri atë derë dhome
Për të gjetur ëndërrat e mia
Dhe jetën mes shoqesh të lumtura
Dhe jete që cilte përtej
Dritaresh,
Të qiellit.
Dua të hyj përseri në atë dhomë të thejshtë konvikti
Të bisedoj me vetëveten,
Të qaj dhe lumturohem nga gabimet
E dikurshme,
Të marr shpirtin e lënë mes emocioneve të moshës
Dhe të ridal në jetë…


















