Klubit Letrar “Pjetër Budi ” Mat : Më 5 shtator 2026, në Burrel, zhvillohet Festivali i Poezisë “Muza poetike budiane”

Klubit Letrar “Pjetër Budi ” Mat : Më 5 shtator 2026, në Burrel, zhvillohet Festivali i Dhjetë Kombëtar i Poezisë “Muza poetike budiane”, edicioni jubilar.

 

Më 5 shtator 2026, në Shtëpinë e kulturës të qytetit Burrel, zhvillohet Festivali i Dhjetë Kombëtar i Poezisë “Muza poetike budiane”, edicioni jubilar.

Në këtë veprimtari të rëndësishme letrare marrin pjesë anëtarët e Klubit Letrar “Pjetër Budi” Mat me kuotizacion të paguar, fituesit e çmimeve të para ndër vite, si dhe poetë e të ftuar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Çamëria dhe Diaspora.

Nga krijimet e ardhura për Festivalin, Kryesia e Klubit Letrar “Pjetër Budi” ka përzgjedhur 37 poezi për interpretim, të renditura sipas rendit alfabetik të titujve.

Autorët e këtyre poezive duhet të jenë pjesëmarrës në Festival. Gjithashtu, edhe poezitë që nuk janë përzgjedhur për interpretim do të përfshihen në vëllimin e ri poetik të Festivalit të Dhjetë Kombëtar Jubilar.

Poezitë e përzgjedhura për interpretim

Çmimet e para

  1. Ndre Mjeda
  2. Ura për te ti
  3. Ftohtë
  4. Mos fsheh të vërtetën
  5. Bota rrotullohet rreth boshtit të thyer
  6. Të kisha thënë
  7. Në Athinë, në autobuzin urban
  8. Hutimi i foljeve
  9. Prag vjeshte

Poezitë e zgjedhura

  1. Amshimi i përjetësisë
  2. Bashkë të ngremë dollinë!
  3. Bulqiza, një thesar
  4. Darka e fundit e ezopëve
  5. E sotmja migjeniane
  6. Eklips
  7. Film
  8. Frika e një bohemi
  9. Fustan n’ngjyrë t’kuqe
  10. Hijerëndë e shpirtit
  11. I njeh shqipja bijtë e vet
  12. Kapitulli i fundit
  13. Kokina
  14. Krahët e mallit i shtrij dhe sot
  15. Kur vargu çel
  16. Lahuta, jéhu i krenarisë shqiptare
  17. Lirisë!
  18. Lulja erëmirë
  19. Mali i ujqërve
  20. Mbretëresha Geraldinë
  21. Monument dashurie
  22. Mos më kërkoni!
  23. Nëse iki
  24. O i dashuri njeri!
  25. Pritja
  26. Psalm për të pagjeturit
  27. Rendim
  28. Stina e trishtimit
  29. Si mund të ikësh pa më thënë lamtumirë?
  30. Shqipëri e re
  31. Shteg i pafund, apo ecjerëndë?
  32. Unaza e lotit
  33. Unë dhe Çamëria
  34. Vallzojmë bashkë
  35. Vargjet s’më lënë të vdes
  36. Vetëm shtatë ditë
  37. Vij aty me fjalë Lasgushi

Programi kryesor i Festivalit

  • 10:30

Homazh dhe foto e përbashkët te busti i Pjetër Budit.

  • 11:00

Hapja e Festivalit

Fjala e mirëseardhjes dhe fjalët përshëndetëse

  • 11:15

Promovime të veprave të reja letrare

“Shtegu i mbramë”, vëllimi i parë me poezi i autores matjane Liljana Ceni;

“Shtigjet e përgjakura”, i autorit Ali Daci, Rozhajë, Mali i Zi;

“Udhët e mërgimit”, i autores Trandafile Molla (Baja); “Zëri i mërgimtarit”, Novara, Itali.

  • 11:30

Ora poetike

Poezi fituese të çmimeve të para ndër vite dhe poezi të përzgjedhura për Takimin e Dhjetë Kombëtar Letrar.

  • 13:30

Ndarja e çmimeve letrare, vlerësimeve dhe titujve të nderit.

  • 14:00

Dreka festive për poetët dhe të ftuarit (me biletë të nënshkruar).

  • 15:00

Mbyllja e Festivalit

Mirë se vini në Burrel! Mirë se vini në Festën e Poezisë!

Klubi Letrar “Pjetër Budi”