Nga Beqir SINA – New York: Kombi nderoi 2.977 jetët e humbura në mëngjesin e 11 shtatorit 2001

Nga Beqir SINA – New York
Më 11 shtator 2026, Shtetet e Bashkuara shënuan 25-vjetorin e sulmeve terroriste më të përgjakshme në tokën amerikane.
Në Nju Jork, në Pentagon dhe në Shanksville të Pensilvanisë, kombi ndali për të nderuar 2.977 jetët e humbura dhe mijëra të tjerë që vdiqën më vonë nga pasojat e atyre orëve.
Në mëngjesin e 11 shtatorit 2001, 19 terroristë të Al-Kaedës rrëmbyen katër avionë pasagjerësh.
Dy u drejtuan drejt Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork; të dyja kullat u shembën. I treti u përplas me ndërtesën e Pentagonit. I katërti u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë, pasi pasagjerët ndërhynë kundër rrëmbyesve.
Nga këto sulme humbën jetën 2.977 persona; rreth 1.100 trupa nuk u gjetën kurrë. Fati i asaj dite vazhdon të ndikojë politikën dhe sigurinë ndërkombëtare.
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump ndoqën ceremoninë në oborrin e Pentagonit. U lexuan emrat e 184 viktimave të atij vendi. U mbajt minutë heshtjeje. Trump tha se kombi rinovon betimin e shenjtë: “Nuk do t’i harrojmë kurrë, kurrë.”
Në ceremoni ishin Sekretari i Luftës Pete Hegseth, ish-sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice dhe krerë të Shtabit të Përbashkët.
Administrata dërgoi përfaqësues edhe në Shanksville, që të tre vendet e sulmit të kishin prani zyrtare.
Në Ground Zero, Nju Jorku mbajti ceremoninë tradicionale pa fjalime politike.
Ceremonia nisi që në mëngjes (orën 8:46) në shkolla, institucione shtetërore, spitale, stacione trenash dhe aeroporte.
Mësuesit ndalën orët, nxënësit, punonjësit ndalën punën, infermierët dhe pacientët, aeroportet, ushtarët, policët punonjësit e doganave qëndruan në këmbë .
Një minutë heshtje u mbajt në të gjithë qytetin, në të njëjtën kohë 8:46 .
Në kishat e Nju Jorkut ranë këmbanat, nga katedralet e mëdha deri te kishat e lagjeve. Sirenat e anijeve në Hudson dhe të trenave në tunele u dëgjuan njëkohësisht, si një nderim i përbashkët.
Në Times Square, në orën e saktë të goditjes së parë, më shumë se tridhjetë tabela të mëdha shuan reklamën dhe ndriçuan vetëm shenjën “9/11”.
Qyteti, për një minutë, ra në heshtje.
Zëvendëspresidenti JD Vance përfaqësoi Shtëpinë e Bardhë. Pranë tij u mblodhën ish-presidentët Bill Clinton, George W. Bush, Barack Obama dhe Joe Biden, bashkë me familjarë, ish-kryetarë bashkie dhe zyrtarë të qytetit e shtetit.
Korët e qytetit kënduan himnin kombëtar.Flamuri amerikan u ngrit në shtizë.
Shtatë këmbana u dëgjuan gjithë andej në Gound Zero.Kurse familjarët lexuan emrat e të rënëve. Turma e madhe, njerëzve kishin mbushur përplot rrugët përreth, shumë prej tyre me bluzat e 9/11, World Trade Center dhe FDNY-së, dhe ata qëndruan në heshtje nën pemët e Memorialit.
Në Times Square ndali gjithëçka e fiksuar në një 9/11.
Mbi 30 tabela të mëdha elektronike zëvendësuan reklamën me një homazh të përbashkët dhe një minutë heshtjeje. Ndërsa kori i kishës këndoi para isnstalacionit  United sa i gjithë sheshi në mes me dy qirinjë të lart  .
Në Oculus, ku éshtë hyrja në stacionin e bardhë të transportit te Ground Zero, dy flamujt amerikanë sa e gjithë salla u varën në lartësi, ndërsa vizitorët lexonin fjalët “Never Forget”.
Në Bryant Park, 2.753 karrige të zbrazëta u vendosën në lëndinë, të kthyera nga jugu drejt vendit ku dikur qëndronin kullat. Vizitorët lanë karafila të bardhë dhe shënime. (Bank of America premtuan 25 dollarë për çdo karafil, deri në 75 mijë dollarë, për fondacionet e NYPD, FDNY dhe të puonjësve të Autoritetit Portual).
Në mbrëmje, Orkestra Simfonike Amerikane dha koncert të madh përkujtimor në të njëjtën lëndinë në Braynt Park.
Pjestar të komuniteti shqiptar nga mbrém u shfaqën me flamurin kuq e zi pranë Dritave të Homazhit në Kuotën Zero nga Klubi i Motocikletave “Albanian Knights.
Klubi i Motocikletave “Albanian Knights” shoqata shqiptaro-amerikane e policve dhe i forcave të ligjit, së bashku me oficerë të Autoritetit Portual, u pozicionua te pishinat e memorialit për të nderuar të rënët.
Komandati i Sherifit Lirim Kaba tha se : “Kurrë mos harro. Kurrë më. Vëllezër dhe motra nën uniformat blu, të bashkuar në kujtesë,” tha ai .
Si çdo vit, Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, mbajti meshën përkujtimore të 11 shtatorit.
Meshën e dha meshtari i kishës, Don Pjetër Popaj. Ndërsa në altar u ndezën qirinj për tre shqiptarët e rënë atë mëngjes: Rrok Camaj, Simon Dedvukaj dhe Mon Gjonbalaj.
Anembanë Shteteve të Bashkuara, organizata e shoqata shqiptare të diasporës ngritën flamurin amerikan dhe shqiptar, përsëritën emrat e tyre dhe thanë të njëjtën fjalë: Kurrë mos i harroni. Ata mbeten heronj të komunitetit dhe të qytetit që i priti
Në Memorial, Vance bisedoi me ish-kryetarin Rudy Giuliani, figurën kryesore të qytetit në ditët e 2001-shit. Kryetari aktual i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, i dha dorën Giulianit. Ish-kryetari, që më parë kishte kërkuar që Mamdani të mos vinte, i tha se do të lutej për të, se puna ishte e vështirë.
Momenti u regjistrua si shenjë e një qyteti që, edhe i ndarë politikisht, u mblodh mbi emrat e të vdekurve.
Ceremonia mbeti, megjithatë, e përqendruar te familjet dhe te 343 zjarrfikësit e FDNY-së, të kujtuar edhe në murale të mëdha në rrugët e qytetit.
Një çerek shekulli më pas, Nju Jorku e mbajti premtimin e heshtur: emrat u lexuan, karriget mbetën bosh, dritat u ndezën përsëri.
9/11 : Kujtesa nuk është ritual i së shkuarës. Është detyrë e së tashmes.