I SHITA TË DYJA SHTËPITË NË TIRANË. POEZI NGA VAID HYZOTI

 

 

 

SHITA SHTEPITE…

 

 

I shita të dyja shtëpitë në Tiranë,

Shtepitë ku prej dekadash jetonte hija ime.

Vetëm emri në derë kishte mbetur,

Se nuk njihja dhe s’më njihnin

Asnjë prej komshinjve.

I shita të bleja një apartament në New York,

Një furrik gjumi, pa ballkon dhe pa zëra.

Fëmijët kanë ikur dhe gurë na lanë këmbēve,

Si të jemi dēnuar për krime të rënda!

Dhe unë ,dhe gruaja tashmē e dimë

Krimin e kryer,si e bardha në të zezë,

Të dy kemi lindur krejt larg në Lindje

Sollëm fëmijët këtu,

T’i bënim… borgjezë.

Dhe qëlluan të jenē fēmijë të mbarë,

E deshën këtë vend,

Dhe ne na duan,

Tani që vetë në jetë ecin,

Na vunë gurë nē këmbë-

Ata na dënuan!

As ikim,as rrimē, as dimë ku shkojmē,

Jemi hije pa emēr në këtë vend të largët.

Na mbajnë fëmijët dhe ne s’kundërshtojmë,

Me të qeshura… moderne

I fashojmë plagët…

I shita shtëpitë në Tiranē

Dhe vetë i shitur mbeta në këtë jetē.

Atje jetoja brenda tyre si hije,

Në New York s’jam tjetër,

Veçse një kopje e zbehtë!

 

 

 

I DOMOSDOSHMI

 

 

Mē je i domosdoshēm,

Me duhesh gjithmonē,

Ndonēse mē fshihesh,

Se gjithnjë përgjon,

Ndonëse të shajne:

Patronazhist,

Spiun,

Hafije…

Ti më detyron tē jem mē i mirē,

Se ilaçet përgatiten

Nga helmi i gjarpërinjve!

 

 

 

 

PADURIM PER NJE TAKIM

 

 

Mbase një ditë do pimë kafe bashkë,

Nje ditë do rrimë përballë në tavolinë.

E di: nuk do mundemi të flasim gjatë,

Se fjalët do t’i shkruajnë sytë.

Tani ne endim biseda pafund,

Ti bën përmbledhjen: “Jam dakord me keto pika…”.

Më duket se një filxhan në dorë tund,

Sa “ pika” duhen të marrë fund pritja?

Sa duhet të mbushet filxhani,

Që të mberrijmë bashkë në tavolinë…

Ç’presim? Apo të na bjerë ne pika

Dhe kafen e përcjelljes

Të tjerët të na e pinë?

 

 

 

 

PRONAR VARREZE

 

 

Jam pronar i nje varreze shetitese,

Qe cdo dite e shtoj pasurine.

Qeraxhinjte e mi jane shtuar nder vite.

Me vijne lajme per qeraxhinj te rinj…

Gjithnje njoh me shume te vdekur se te gjalle.

Ikur nga semundjet, nga mosha, merzia e kesaj jete…

Pronar i te gjithe te njohurve une jam

Ndersa pres pronesim per vete!

 

 

 

 

 

DATELINDJA

 

 

Koka- shkēmb e rëndë,

Desh u këput-

E mbajta me pëllëmbë!

Të tjerët gëzonin,

Vallëzonin hareshëm.

S’ish muzikë shqiptare,

Por tingujt e “ Lambadës”

Bosi grek,

I pirë ( nga gëzimi?),

Ngre zërin dhe gotën:

Jasus!

Të gjithë pastaj

Më urojnē ne anglisht…

(Për ironi, anglisht

Pak dinë të gjithë).

Gëzojne për datëlindjen time

Ca arabë,

Latinë,

Grekër dhe kinezë…

Vēllai nuk mund të vinte:

Ka lindur… në Lindje,

Nēna dhe babai

Jetojnë… ne varrezē!

Gëzojnë të gjithë,

Gëzoj dhe unë

Me një buzëqeshje

Paftuar në fytyrë…

Po kryet pse

Më është rënduar?

Kam ditë feste,

A kam mënxyrë!

 

 

 

 

MOS BESO…

 

 

Mos beso në të thonë për mua se jam i prapë

Dhe në jetë dy gurë nuk kam lënë bashkë…

Qenë gurë të zakonshëm.

 

Ti je prej diamanti.

 

Të dua të ruaj,

Të vë në unazē.

 

 

 

 

KUR DOLE NE BREG

 

 

… dhe deti u mbodh i tëri në zbaticē ,

Kur si hënē dole në breg.

Të ndjekin shigjetat e vështrimeve tona,

Më shumë sa dielli që u mek!

Sillna tsunamin, o det!

 

 

 

 

SIKUR…

 

 

 

Sa mire mos te ishim njohur,

Sa mire te mos kishim lindur!

Ti vuan se une te thith frymen,

Une dua te mbaj te parritur

 

 

URIM

 

 

Jeta qe te dhane eshte nje thesar i arte,
Mos ik
pa i shpenzuar cdo qindarke!

 

 

 

THESARI

 

 

Ćdo natë vjedh ca seconda,

aq sa zgjat njē ëndërrr,

Çdo dite i marr më shumë seconda,

shpesh një minut të plotë…

I bëj bashkë, i fsheh si një thesar të vlefshëm,

Si kohë kujtese pēr fëmijët e mi,

kur mos te jem më në këtë botë!

 

 

KATARAKT

 

 

Vetëtimthi njē vajze e rralle më kaloi para syve

Dhe tani nuk e gjej ku është fshehur-

E kērkoj rreth- e qark!

Më la një gervishtje të ndritshme në sy,

 

Ndërsa mjeku më thote: ke katarakt!

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here