Jo ç’do e keqe vjen për të keq!
Kujt do ti shkonte në mendje, se -një vendim, -komplet absurd, -i “departmentit” Blinken-Soros, ndaj ish-kryeministrit Shqiptar,-Dr.Profesor Sali Berishës, – do të bëhej shkëndi shprese, për të ri-ngjallur lirinë, dhe demokracinë Shqiptare.
Në parantezë, -ja vlen që t’bëj një koment të shkurtër, për këto dy karaktere me një interes t’veçantë: -përmbysjen e demokracive, në vendet demokratike, post-komuniste, -që ndoshta, një ditë, do t’na duhet ti “falenderojmë për kontributin” e tyre në këtë drejtim.
Pra, është fjala për Blinken-Soros, -dhe lidhjet e tyre të vjetra, -që mund ti gjeni të pasqyruara më mirë në ‘World Tribune’, të dates 21 Qershor 2021, -nën titullin ‘Lidhjet Familjare të Sekretarit të Shtetit Anthoni Blinken dhe George Soros’,-ku në vazhdim, do t’lexoni se….., Blinken, më shumë se punën e Departamentit të Shtetit, po bën, atë të Soros….’ -Po kështu, -flitet edhe për lidhjet e ngushta familjare të Donald Blinken, -ish abasador i Amerikës në Hungari, -lidhje që rreflektohen edhe në gazetën Hungareze,- ‘Hungarian Spectrum’, -e cila ka publikuar se, -në vitin 2015, -arkivës së “Shoqërisë së Hapur”, të Universitetit Qëndror European (një nga universitet e Soros), -ju dha emri “Vera dhe Donald Blinken,”-(pra, prindërve të Anthoni Blinken), -në vlerësim të kontributit financiarë, që ky qift i ka dhënë këtij universiteti.
Ndërkohë, -së shpejti do të publikohet libri i autorit të mirënjohur Matt Palumbo, -me titullin “The man behind the curtain” (inside the secret network of the George Soros), -pra: -“Burri prapa perdes” (Në brendësi të lidhjeve secrete te George Soros). (shif foton e librit).
Dhe tani, -le të kthehemi tek “Foltoret”.
Siq po del qartë, -nga bisedat e hapura, -tregimet spontane, dhe tepër t’sinqerta, të zotit Berisha, -në ‘Foltoret’ e tij me popullin,- shofim se, i vetmi “korrupsion” që lidhet direct me Berishen, -qënkan qëndrimet e tij patriotike, -të mbajtura ndër vite, -në lidhje me-Pamvarsinë, Mrojtjen territorial të Trojeve dhe Kombit Shqipetar, etj. etj.
Është fatkeqësi e madhe me ditë se si,- të Majtit Shqipëtar, -për përmbushjen e interesave të tyre, -kanë bashkpunuar, dhe bashkpunojnë, edhe me vetë dreqin.
Ata kan bashkpunuar me Jugosllavët, me Rusët, me Kinezët, me Mafien Italo-Zvicerrjane,….., -gjithmonë, -kundra interesave kombëtare.
Pasojë e të Majtve, është edhe fakti që PD-ja, -ka 8 vjet qe qeveriset me metodat komuniste, të Lulzim Bashës, -një Stalin i vogel, pa mustaqe. Viktima tij e fundit, (siq po ndigjojme nga mediat Shqiptare), -ështe shkarkimi i deputetit Flamur Noka, -nga posti i nënkryetarit te Komisionit të Sigurisë.
Fatkeqësisht, -t’kqiat e PD-së, -nuk përfundojnë vetëm me Lulzim Bashën, -ato kan hedhë rrënjë edhe në ndryshimet totalitarjane, që ai ka arritur ti implementojë në të gjitha strukturat e ksaj partie, -si dhe, ndryshimet, që ai ka bërë, duke zevendësuar demokratet original, me ato hibrid.
Në këtë kontekst,- zgjodha titullin,- “Jo çdo e keqe vjen për të keq”, -sepse, megjithse jetoj large Shqipërise, -me mendje e zemër, jam gjithmonë atje, -dhe sigurisht, duke pas qenë, një nga nismëtarët e PD, -themelues dhe kryetar Deges se PD, për rrethin e Pukes, dhe ish- anëtar i Keshillit Kombetar të PDSHs, -kamë ndjekur me një vemendje, dhe ankth t’veçantë,-si ecurinë e PD, ashtu dhe t’procesve demokratike, -me dramatikën e tyre, që arriti piken kulminante,- në vitin 1997. Unë vetë, -(paksa i zhgenjyer nga infiltrimet e at’herëshme komuniste,) -jam larguar nga Shqipëria në Prill të vitit 1995, -pra, nuk i kam perjetue ngjarjet e 97s, -por i kam ndjekur me një vemendje e trishtim të plotë.
Shumëkush, -dhe kryesisht atyre që ju intereson më shumë, -mundohen ta lidhin këtë ngjarje katastrofike, me “Skemat Piramidale,” – por unë, si një i jashtëm, (outsider), që jetoj për më shumë se 25 vjet në perendim, -kam parë, dhe shof shpesh skema të tilla,- ata ndodhin në çdo vend të botës, -organizimi i tyre, nga njerëz immoral, bëhet për qëllime përfitimi, nëpërmjet mashtrimit, -por jo për rrexime qeverishë. Në këtë rast, -ju tashmë, të gjithë mund ta merrni me mend se kush ishin organizuesit e këtyre skemave, kush fshihej prapa tyre, ç’far qellimesh kishin, dhe kush përfitoj nga këto skema.
Me këtë, dua të them se, viti i Zi 1997, -në të vërtetë ishte viti i një Luft të Ndyrë Civile, -organizimi i së cilës kishte filluar me një durim, e mjeshtri t’veçantë, që në vitin 1992. Qe një bashkpunimi kompleks, i forcave të errta komunisto-socialiste, -t’udhëhequra nga ish-sigurimi i shtetit, dhe bandat gangstere të drogës, (që, në një formë apo tjetër, ekzistojnë edhe sot-e-ksaj dite). Pra, ishte një rrevolucion i tipit bolsheviko-mafjoz, -me të cilin, të interesuarit provokuan një lufte civile, vëlla-vrarëse, -qëllimi kryesore i së cilës ishte: ndërprerja, apo ndalimi i hovit të PD, -rreformave të sajë, dhe zhvillimit, -që nën drejtimin e Sali Berishës, kishin fillue të hynin në fazën e KONSOLIDIMIT të plotë. Kjo, -së bashku me personalitetin karizmatik, pjekurinë politike – n’rritje, ndershmërinë, patriotizmin, -si dhe vlerat morale të Sali Berishës, -kishin filluar ti shqetojnë, -si komunisto-socialistet Shqiptar, -ashtu dhe Mafien e drogës Shqiptare, Ballkanike, e atë Europiane.
Pra, – siq shifet, procesi “gjygjësor” i vrasjes politike të Sali Berishës, -ka filluar që në vitin 1991, -me një pikë kulminante, vitin 1997, -dhe së fundi, -siq tashmë e dimë të gjithë, -me ndihmën e “Departamentit” Blinken-Soros, -ai u “ekzekutua” politikisht me 19 Maj 2021. Kësaj rradhe, qëllimi i këtij ekzekutimi, ishte: hapja e plotë e rrugës, për Edi Ramën, -që t’përmbush misjonet e ngarkuara anti-kombtare, të tipit mafioz, -pa asnjë opozitë.
E solla n’kujtime vitin e Zi 1997, -për dy arsyje:
-E para, për t’ba një paralelizim me gjendjen e tanishme,- ku dryshimi është tepër i vogel. Në këtë rast, -organizuesit e ktij skenari, përdorën një strategji më të avancuar, – “me një gurë vrasim dy zogj”. -Pra, jo vetëm Sali Berishën, por edhe PD-në, në tërsin e sajë.
Sigurisht, që këtë ndëshkim tejet immoral, -dhe tepër të rrezikshëm për popullin dhe kombin tonë , -ju a bëri mjaft të lehtë, -prania e socialistit Lulzim Basha, -në krye të PDSH-së, – i cili, pa-tjetër, duhet t’i jetë mirënjohës, dhe shumë borxhli, George Soros-it, -për shkollimin e tijë, dhe të bashkshortes. -Fakti që, -në atë kohë, kur ne të tjerët, ishim në rrezik prej bandave komuniste, -Lulzim Basha, (s’bashku me të dashurën e tij të at’hereshme/gruan e tij të sotme), -ëndrronin dhe studjonin në Hollandë, -(pa asnë involvement në proceset demokratike), -flet shumë, dhe “justifikon” më së miri dis-lojalitetin e tijë, ndaj PDSH-së, dhe shpirtit demokratik Shqiptar.
“Admiruese,” -është edhe sjellja e tijë, tepër dhelprake, -në krijimin e përshtypjes, se ai gëzonte mbështetjen absolute të Sali Berishes.
-E dyta, -(dhe më e rëndësishmja), -kush mendonte se pas ngjarjeve të 97s, – PD-ja do të ri-ngjallej përsëri? -As kush, -por ja që -ishte po Sali Berisha, -vlerësues dhe rrespektues i traditës, arsyes dhe lirise, -që me një përkushtim të jash-zakonshem, mençuri, trimeri, e vullnet të çeliktë, -jo vetem që e ri-ndërtoj PD, dhe e bëri atë të suksesëshme, -duke e sjellë atë, -edhe njëherë në pushtet.
Kjo, së bashku me premtimin e tijë, për të marrë edhe njëherë përsipër drejtimin e PDSH-së, me moton: Më të bashkuar, Më të forte, Më të hapur, -si dhe pritjet madheshtore, -që demokratet shqiptarë, dhe mbar populli po i bëjnë, – (t’njësojta me ato të viteve 91-92), duhet të bëjnë krenar,- e t’mbushin plot shpresë, -t’gjith popullin Shqiptar.
Kjo na bën të besojmë në mrekullira, -e po kshtu, të kujtojmë një shprehje të urtë që thotë:
“Kto njerëz që provuan t’ju varrosin ju, -se dinin se ju ishit një farë”,- (“Those people who tried to bury you, didn’t know you were a seed”).
Debatet të tilla, të lira, -(jane esenciale për vazhdimsinë e ktyre bisedave të hapura, dhe “pa doreza”, -që Berisha, -jo pa qëllim, i quan thjeshtë, -“Foltore,”-ku njerëzit dukshëm, me pjesmarrjen e tyre të shumtë, -e tepër aktive, -diskutojnë dhe kritikojnë pa-frike), -tregojnë se populli, paska qenë i etur, dhe në pritje të këtjë eventi “Foltoresh”, -në të cilat, -më duhet ta përsëris edhe një herë, -KULMOHET premtimi i shumë-pritur, i Berishes, -për t’ju kthye edhe një herë Drejtimit të PDSH-së, -një lajm i shkelqyer për të gjith ata që besojnë në vlerat njerzore, patriotizemin, lirinë, demokracinë dhe mbi të gjitha, -në SOVRANITETIN individual e kombëtar.
Një lajm, -po aq i rëndësishëm dhe shpresë-dhënës, -, jo vetëm për Shqiptarët, por për të gjithë boten, -është edhe deklarimi, -(pothujse në të njejtën kohë), – i ish-presidentit Amerikan, – Donald Trump, -për të kandiduar edhe një herë, -në zgjedhjet e ardhëshme,- për president.
Kto dy personalitete, ndajnë shume gjëra t’përbashkta n’mes njëri-tjetrit, -mbi të gjitha, -ata janë konservativ, që rrespektojnë vlerat njerëzore dhe familjare, -vlerësojnë patriotizmin, sovranitetin dhe prosperitetin e vendeve, dhe popujve të tyre, -virtute këto,- aspak t’pëlqyeshme, dhe tepër urryese,- për Internacionalen e Majtë, -që sot udhëheqet nga Elita e miljarderve, me n’krye Partinë Demokratike Amerikane, – e cila, në interes të agjendës së ksaj Elite, -për krijimin e Nje Qeverie Totalitariane Bottrore, -vrau politikisht, -si presidentin e sajë, -Donald Trup, -me 75 milion votues Amerikan, -dhe Sali Berishen, -me t’gjith Shqiptat e ndershëm,- që aspirojnë për nje Komb të bashkuar, -të lirë, e sovran.
Me besim të plote, në Sali Berishen, dhe me shpresë se tashmë ai, -ka nxjerrë mësime, nga pësimet e shpeshta, -në të kaluarën, -jo vetëm që nuk do të përsërisë gabimet e tijë, t’më-parshme, -por s’do të lëjë as PD-në, që t’gabojë, apo të bjerë në duar të “demokratve” të majtë, -(që rrinë në përgjim si hienat, për një oportunitet tjetër), -i bëj thirrje popullit Shqiptar, -në Shqipëri, Trojet Shqiptare, e në Diasporë -qe për të mirën e tyre, t’familjeve të tyre, të popullit dhe kombit Shqiptar, -ti bashkohen aktivisht Foltoreve të Udheheqsit Historik të PDSH-së, -zotit Sali Berisha, -për të arritur, mjë-herë-e-përgjithmonë, në një sukses të plotë -në favor të Identitetit Kombëtar Shqiptar.
Po e mbyll këtë shkrim, me deklaratat më premtuese, të vetë zotit Berisha: “Foltorja,- ka për qëllim të tregojë se askush nuk mundë marrë peng partinë dhe as mbështetësit e sajë”, -dhe se: “Kjo faltore nuk eshte kunder miqve dhe partnerve tanë, por është që të gjithë të vendosim se bashku që kjo parti të marrë vendimet si parti sovrane dhe sovraniteti I saj qëndron tek mendimet tuaja”
Dr. Zekri Palushi, (ish-antar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike,
dhe Këshilltar i Kryeministrit, -Aleksander Meksi).
Australi 13 Tetor 2021