Qëllohet me armë drejt zyrave të Tv Top Channel, vritet roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç

Qëllohet me armë drejt zyrave të Tv Top Channel, vritet roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në Tiranë, ku është qëlluar me armë zjarri drejt zyrave të televizionit Top Channel.
Policia njofton zyrtarisht se rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.

Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).

Ngjarja e rende ka nodhur rreth ore nje te nates te se dieles dhe disa nga banoret e Big brodher vip ishin duke diskutuar ne verande, ndresa njeri prej tyre degjiohet te thote se ishin krisma kallashi.

Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve, ndersa mesohet se eshte gjetur ne golem nje makine e djegur e cila mendohet te jete e atentatreve. Sipas burimeve makina ishte e vjedhur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here